Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mësojini fëmijët të respektojnë të tjerët…

Janë  mesime  pothuajse  të  harruara  të  shtrembëruara  dhe  kundërshtuara  shume ! Eshte  momenti  që  prindërit  t’ ju  rikthehen  me  shpejtësi  dhe  t’i  përcjellin  te  fëmijët  e  tyre.

5 nga 10  mësimet  që  duhen  rikthyer !

1.Mësojini  të  jenë  ndryshe. Në  një  shoqëri që  ngre  në  piedestal  gjërat  “standard” duhet  qe  prinderit  t’ju  mesojne  femijeve  te  tyre  vleren  e  jashtezakonshme  të  të  qenurit  ndryshe. Iu  shpjegojme  atyre  që  per  te  qene  ndryshe  nuk  eshte  e  nevojshme  te  bejme  nje  tatuazh,  të  lyejme  floket  me  nje  ngjyre  te  veçante, apo  te  mbajme  piercing, por  te  shquhemi  per  idete  tona, për  sjelljet  dhe  opinionet. Prinderit  nuk  duhet  t’ ju  imponojne, opinionet  e  tyre , por  t’i  inkurajojne  femijet  te  kerkojne  informacione  dhe  te  arsyetojne  me  koken  e  tyre. Duhet  t’i  nxisin  te  mos  ndjekin  tendenca  ideologjike  te  momentit, por  te  formojne  idete  e  tyre  edhe  pse  mund  te  jene  ndryshe  nga  ato  te  shumicës.

 2.Të  respektojnë  të  tjerët. Ne  kete  shoqeri  qe  marshon  me  hapa  te  medha  drejt  ç’njerzillëkut,  duhet  qe  prinderit  te  jene  ne  gjendje  t’ju  mesojne  femijeve  te  tyre  qe  nuk  jane  qendra  e  universit  dhe  se  nuk  ndodh  asgje  nëse  e  bashkendajne  boten  me  7. miliarde  persona  qe  kane  te  njejtat  te  drejta  si  ata. Nqse  femijet  mesojne  qe  ne  moshe  te  vogel  se  vendimet, zgjedhjet  dhe  sjelljet  e  tyre  mund  te  vrasin  shpresat  dhe  enderrat  e  te  tjereve, të  rritur  do  behen  me  te  ndjeshem. Duhet  qe  prinderit  ti  mesojne  femijet  e  tyre  t’i  trajtojne  te  tjeret  ashtu  si  do  te  donin  te  trajtoheshin  ata  vetë. Kjo  do  te  mjaftonte  qe  bota  te  nesermen  te  ishte  me  e  mire.

3.Te  apasionohen. Ne  nje  bote  ku   gjithmone  e  më  shume   njerez   jetojne  me  kokën  e  tyre  te  bllokuar  mbi   ekrane  dhe  kalojne  orë  pa  fund  ne  boten  virtuale, duhet  qe  prinderit  t’ju  mesojne  femijeve  te  tyre  se  bota  perceptohet  duke  e  prekur, nuhatur  dhe  jetuarndjere  realisht. Duhet  qe  prinderit  t’a  ushqejnë  kuriozitetin  e  lindur  të  femijeve  deri  sa  t’a  transformojne  ne  nje  pasion  te  vertete  te  tyren. Nuk  ka  fare  rendesi  nese  eshte  per  botaniken  apo  astrologjine, mjafton  qe  thjesht  te  entuziazmohen   dhe  te  dritherohen  nga  padurimi  per  diçka  qe  pasuron  jeten  e  tyre  dhe  te  mos  limitohen  vetem  me  punen  apo  te   bejne  dhe  deshirojne  ate  qe  bejne  te  tjeret. Do  te  ishte   nje  dhurate  e  jashtezakonshme.

4.Te  luftojnë  per  te  arritur  ate  qe  deshirojne. Ne  nje  shoqeri  qe  krijon  ne  menyre  te  vazhdueshme  nevoja  te  kota  nepermjet  nje  marketingu  agresiv, urojme  qe  prinderit  t’ju  mesojne  femijeve  te  stabilizojne  nevojat  e  tyre,  enderrat  e  tyre  dhe  mbi  te  gjitha  te  luftojne  per  ti  realizuar. Shpresojme  qe  prinderit  t’ju  japin  atyre  instrumentat  per  te  mos  u  dorezuar, duke  iu  mesuar  që  çdo  pësim  eshte  nje  mesim  dhe  qe  gabimet  te  afrojne  drejt  objektivave. Prinderit  duhet  t’ju  mesojne  femijeve  t’i  ndjekin  enderrat  e  tyre  dhe  te  mos  lejojne  qe  t’jua  vjedhin  persona  qe  jane  shume  komod  ne  zonen  e  tyre  te  komfortit  dhe  qe  nuk  duan  qe  te  tjeret  te  perparojnë.  Vetem  ne  kete  menyre  do  te  jene  te  kenaqur  me  jeten  e  tyre.

5.Të  marin  pergjegjesite  e  tyre. Ne  nje  shoqeri  ku  pergjegjesia  eshte “tretur” dhe  te  gjithe  e  evitojne  si  kolerën, sepse  eshte  shume  me  e  thjeshte  t’ ia  vesh  fajin  tjetrit  sesa  të  bësh  një  ekzaminim  te  ndergjegjjes, urojmë  që  prindërit  t’ju  mesojne  femijeve  të  marin  jeten  e  tyre  nen  kontrroll  dhe  te  jene  te  pergjegjshem  per  veprimet  e  tyre. Duhet  t’ju  mesojne  qe  shume  shpesh  per  te  arritur  diçka  eshte  e  nevojshme  të  sakrifikosh. Duhet  t’ju  mesojne  te  mos  fajesojne  fatin  apo  te  tjeret  per  gabimet  e  tyre  dhe   të  kerkojne  falje  kur  gabojne. (5 mesimet  e  tjera vijojne  ne:Mësojini fëmijët të mos gjykojnë të tjerët…)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe