Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mësojini fëmijët të mos gjykojnë të tjerët…

Të  gjithë  reflektojmë  periudhën  që  jetojmë  dhe  shoqërinë  në  të  cilën  jemi  rritur , por  prindërit  mund  të  luajnë  një  rol  të  rëndësishëm. Modeli  dhe  sjelljet  që  mësohen  brënda  në  shtëpi  na  shoqerojnë  gjithë  jetën  dhe  mund  të  bëhen  një  thesar  me  vlera  që  i  udheheq  fëmijët  drejt  një  jete  të  plotësuar. (Vijon nga :Mësojini fëmijët të respektojnë të tjerët…

5  mësimet  e  tjera që  duhen  rikthyer ; Mësojini fëmijët..

6. Të  mos  gjykojnë  të  tjerët. Në  një  shoqëri  ku  çdo  gjë  etiketohet  ne  menyre “perfekte” dhe  kategorizohet, ku  konfrontimi  eshte  thikë  me  dy  presa, eshte  e  veshtire  te  mos  japesh  gjykime  vleresuese. Gjithësesi  urojmë  që  prindërit  t’ju  mësojnë  fëmijëve  të  mos  gjykojnë  të  tjerët, të  mos  ndjehen  superior  dhe  mbi  te  gjitha , te  mos  ofendojnë  dhe  te  mos  tallen  me  te  tjeret. Askush  nuk  mund  ta  kuptoje  problemin  e  tjetrin, nqse  nuk  ka  provuar  të  njejten  situate  si  ai. Pra; duke  i  edukuar  femijet  si  te  pranojne  dhe  kuptojne  ju  mesojme  te  jenë  të  përunjur  dhe  kjo  i  ndihmon  te  mbrojnë  te  drejtat  e  tyre  dhe  te  mos  lejojne  te  tjeret  t’jua  shkelin .

7. Të  marin  rrezikun  përsipër . Në  një  shoqëri  që  ka  transmetuar  idenë  e  gabuar  se  mund  te  kemi  gjithçka, pa  asnjë  “shpenzim” dhe  me  aspak  perpjekje, dëshirojmë  që  prindërit  t’ju  mesojne  femijeve  qe  çdo  vendim   mbart   gjithmonë  një  “humbje”. Për  çfarëdo  rrugë  që  zgjedhim, është  gjithmonë  një  tjetër  që  duhet  ta  braktisim. Prinërit  duhet  t’ju  mësojne  fëmijëve  që  te  pranojnë   rrezikun  e  humbjes ; keshtu  nuk  do  te  kenë  frikë  nga  dështimi  dhe  do  te  jene  ne  gjendje  te  perballojne  sfida  te  tjera  me  mendje  te  hapur.

8.Të  jene  fleksibël . Në  një  shoqeri  te  ngurte  si  e  jona,  (si  ne  planin  politik, fetar,apo  të  mendimit ), që  provokon  vazhdimisht  konflikte  te  reja,  deshirojme  qe  prinderit  t’ju  mesojne  femijeve  te  jene  fleksibel  dhe  te  kuptojne  se  gjithçka  eshte   vazhdimisht  ne  levizje  dhe  nuk  ka  asgje  te  pandryshueshme. Duhet  t’ju  mesojne  atyre  ta  konsiderojne  jeten  si  diçka  ne  ndryshim  te  vazhdueshem . Duhet  ti  inkurajojne  edhe  te  pranojne  paqartesite  e  jetes, te  jene  te  hapur  perpara  ndodhive  te  reja  dhe  te  gatshem  per  t’u  perballur  me  to. Ne  kete  menyre  femijet  do  te  mesojne  te  vendosin  prioritete  dhe  te  dine  kur  eshte  momenti  i  duhur  per  te  nderruar  objektivat  e  tyre  dhe  ti  spostojne  perpjekjet  ne  nje  drejtim  tjeter.

9.Të  japin  pa  kërkuar  asgjë  në  këmbim. Në  një  shoqëri  ku  pjesa  me  e  madhe  e  njerezve  është  nga  “fshati  nëm”, deshirojme  qe  prinderit  t’ju   mesojne  femijeve  te  dhurojne  pa  pritur  asgje  ne  kembim. Nuk  behet  fjale  ti  shnderrojme  ne  persona  servilë,  por  t’ju  mesojme  atyre  vleren  e  jashtezakonshme  të  bujarisë  dhe  t’ju  stimulojmë  dëshirën  e  bashkëndarjes. Do  të  thotë   t’ju  mësojmë  që   vlejnë  shumë  si  persona , nqse  nuk  i  “blejnë”, nuk  korruptohen  dhe  nuk  kërkojnë  të  përfitojnë  nga  të  tjerët.

10.Të  pranojnë  që  jeta  nuk  është  e  drejtë. Në  një  shoqëri  që  shpesh  shpërblen  atë  që  e  meriton  më  pak  dhe  që  promovon  pozitivizmin  e  rremë, deshirojmë  që  prindërit  t’ju  mësojnë  fëmijëve  vlerën  e  asaj  qe  ndodh  realisht, duke  ju  mesuar  qe  te  ringrihen  çdo  here  që  rrëzohen. Edukimi  i  aftësisë  për  të  përballuar, do  të  thotë  t’ju  mesosh  qe  jeta  nuk  eshte  e  drejte, por  qe  ja  vlen  gjithsesi  te  ecim  perpara, sepse  ndalesat  penguese  na  bejne  me  te  forte. Në  kete  menyre  do  te  mesojnë  te  mos  ankohen  sa  here  qe  del  nje  problem, por  do  ti  pervishen  punes  per  te  gjetur  nje  zgjidhje.

Simpati  dhe  respekt  per  te  gjithe  prinderit  qe  permes  veshtiresive  te  kohes  qe  jetojme  mundohen  çdo  dite  te  rrisin  dhe  edukojne  femijet  e  se  ardhmes.♥♥

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe