Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Lumi i zemëruar.

  gjithë  inatosemi, nevrikosemi, zemërohemi  dhe  behemi  agresiv  here  pas  here. Inati  eshte  nje  emocion  universal. Ndonjehere   inati  na  fut  ne  telashe  ndonjehere  na  shpeton  jeten. Le  te  shohim  se  si  mund  t’a  menaxhojme  ate  ne  menyre  konstruktive. Shume  mendojne  se  inati  eshte  nje  emocion  negativ  dhe  duhet  fshehur, duhet  mbajtur  perbrenda, ose  duhet  nxjerre  jashtë  me  çdo  kusht. Keto  dy  sjellje  mund  te  na  shkaktojne  efekte  te  pakendeshme  sepse  na  çojnë  në  zënka  me  veten  ose  na  prishin  marrdheniet  me  miqte. Megjithate  inati  mund  te  shfrytezohet  edhe  per  te  arritur  qellime  pozitive  si: liria, pavaresia, mundësi  për  të  modifikuar  sjelljet  e  të  tjerëve  që  nuk  na  pëlqejnë , ose  mundësi  për  të  permiresuar  marrëdheniet  me  personat  kundrejt  te  cileve  provojmë  inat.

Inati  shkatërrues  eshte  si  nje “helm”, sepse  nqse  e  mbajme  perbrenda  rrezikojme  te  na  hidhërojë. Jo  me  kot  Freud  kur  fliste  per  depresionin  thoshte  se: “Depresioni  eshte  nje  inat  i  madh  drejtuar  vetes”. Nderkohe  qe  nqse  e  nxjerrim  jashte  pa  kriter  rrezikojme  te  demtojme  persona  qe  nuk  kane  aspak  lidhje  me  shkakun  qe  na  ka  bere  te  nevrikosemi. Lexojmë  me  kujdes  këtë  rrëfenjë:

Kohë  më  parë  ne  Azine  e  Vjetër  nje  Mbret  i  ri  kishte  si  detyre  te  administronte  nje  territor  strategjik  per  te  gjithe  vendin. Ky  terren  pershkohej  nga  nje  lumë  qe  e  bente  shume  pjellore  tokën  përreth. Megjithate  lumi  shpesh  here  dilte  nga  shtrati  dhe  permbyste  gjithe  te  mbjellat  e  bollshme, duke  shkaktuar  dëme  të  mëdha  per  gjithe  vendin. Perpara  Mbretit  te  Ri  administratoret  kishin  vendosur  te  permbanin “inatosjen” dhe  forcën e  lumit  duke  ndërtuar  prita  gjithnjë  e  më  të  larta  dhe  solide. Edhe  pse  shumë  të  forta  dhe  të  larta  uji  vërshonte  gjithmonë  e  me  më  shume  vrrull  duke  i  marë  perpara  pritat  e  permbytur  tokat.

Mbreti  i  ri  vendosi  te  ndryshonte  strategji  duke  i  prishur  te  gjitha  pritat. Ne  vend  te  tyre  hapi  kanale  te  vogla  kulluese  ne  menyre  qe  uji  te  rridhte  ngadale. Ne  kete  menyre  kur  mberrinte  stina  e  shirave, jo  vetem  qe  lumi  nuk  terbohej  më, por  kanalet  e  shpinin  ujin  deri  ne  tokat  djerrë  duke i  shndërruar  edhe  ato   në  toka  shume  pjellore.

Ajo  qe  mund  te  bejme (ne  analogji  me  kete  tregim) eshte  nje  ushtrim  me  te  cilin  mund  te  çlirojme  gjithe  inatin  tone: “Mer  laps  e  leter  dhe  shkruaj  2-3  letra  inati  drejtuar   personave  qe  te  kane  inatosur  nder  vite. (mund  te  jene  persona  te  gjalle  ose  jo, real  ose  imagjinar, larg  ose  afer  teje  fizikisht). Në  disa  raste  mund  te  jesh  ti  marrësi  i  letres . Letra  e  inatit  fillon  gjithmonë  me  këtë  rregull: ” I/e  dashur… dhe  pason  me  emrin  e  personit  te  cilit  ja  drejtojme  letren. Më  pas  vazhdo  shkruaj, shkruaj, e  shkruaj  deri  sa  lumi  i  inatit  brenda  teje  nuk  eshte  qetesuar  ende. Nqse  ky  ushtrim  praktikohet  rregullisht, ndihmon  ne  lehtesimin  e  peshës  së  inatit  dhe  ne  permiresimin   e  komunikimit  të  emocioneve  ndaj  te  tjereve  ne  menyre  me  konstruktive. Ky  ushtrim  sherben  pikerisht  per  ti  dhene  nje  drejtim  inatit  agresiv  duke  e  pranuar  dhe  shprehur  ne  menyre  jo  demtuese  për  ne  dhe  për  ata  qe  kemi  afer. Ka  dhe  nje  rekomandim  te  fundit   qe  eshte  shume  i  rendesishem ;  Pasi  ke  shkruajtur  letrat, mos  i  rilexo  ato ; –  perndryshe  rrezikon  qe “helmi”  qe  përmbajnë  te  rikthehet  brenda  teje.

  (tregime terapeutike)                                                                               

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe