Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Violina e vjetër në duart e mjeshtrit.

Sa  here  na  duket  se  personat  qe  kemi  afer  nuk  kanë  ndonje  vlere  dhe   veçse  kur  zbulojmë ( shpesh  here  kur   eshte  shume  vone) se  kanë  cilësi  të  shkëlqyera. Kjo  ndodhi  edhe  me  violinen  e  vjeter  që  dukej  se  nuk  kishte  asnjë  vlerë.

 “Kishin  nxjerre  ne  ankand  nje  violine  të  vjetër, me  harkun e  saj  te  konsumuar.Telat  e violinës  ishin  ç’tendosur  dhe  mbuluar  nga  pluhuri. Druri  i  kases  ishte  gervishur  nga  thonjtë  e  jetës. Ishte  nje  nga  ato  ankandet  qe  benin  ne  fshatra  me  qellim  qe  ndonje  familje  ne  mjerim  te  kishte  mundesine  te  mblidhte  pak  para  per  te  siguruar  buken  e  gojes ! Ankandi  per  violinen  e  vjetër  po  shkonte  si  mos  me  keq. Me  shume  zor  po  grumbullonte  dy  kacidhe. Duart  ngriheshin  me  shume  pertesë  dhe  pa  deshire,  gati , gati  per  meshire.

Nga  fundi  i  salles  u  ngrit  nje  burre  i  vjeter  ne  moshe  i  cili  iu  afrua  drejtuesit  te  ankandit  dhe  i  kerkoi  leje  te  merte  ne  duar  violinen. I  moshuari  e  mori  ngadalë  në  duar, e  ç’pluhurosi  gjithë  dashuri, e  perkedheli , terhoqi  kordat  dhe  filloi  ti  bjerë. Ishte  nje  mjeshter  i  madh  violinist .Tingujt  e  embel  e  te  kthjellet  filluan  te  shperndahen  ne  gjithe  sallen  dhe  pushtuan  zemrat  e  te  gjithe  njerezve  te  pranishem. Sapo  pushoi  se  luajturi  melodine , Mjeshtri  plak  e  la  violinen  ne  vendin  e  meparshem. Menjëherë  që  nga  ai  moment  ofertat  filluan  te  shtohen.  Pazari  për  violinën  u  mbyll  me  nje  çmim  marramendës. Kishte  ndryshuar  valle  violina ? – Sigurisht  qe  jo !;  por  mjaftoi  thjesht  dora  e  Mjeshtrit  per ti dhene vleren  qe  meritonte”.

Ky  tregim  i  mrekullueshëm   dhe  prekës  na  fton  te  vleresojme  metaforen  e  violinës  me  veten  tone…Shpesh  jemi  si  instrumente  te  vjeter, te  pluhurosur  dhe  te  “demtuar”, por  mund  te  jemi  ne  gjendje  te  luajme  melodi  sublime…mjafton  “Prekja  e  Mjeshtrit”… dmth  na  takon  gjithmone  ne  të  nxjerrim  në  pah  anën  tone  më  të  mirë  dhe  te  shkojme  pertej  asaj  që  duket  në  sipërfaqe , përtej  difekteve  dhe  të  arrijmë  të  perceptojme  vlerat  dhe  bukurine  e  brendeshme  te  personave  qe  na  rrethojne. Varet  nga  ne  nëse  duam  të  jemi  persona  mendjehapur,  zemërmirë, të  sjellshëm , të  gjindshëm. Nuk  duhet  shumë  mundim  të  rrezatojmë  mirësi, shpresë, besim  dhe  ti  dhurojmë  vetes  tone  dhe  të  tjerëve  një  buzeqeshje.

(tregime terapeutike)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe