Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Vendimet dhe ekuilibri ynë emocional.

Çdo  ditë  marim  me  dhjetra  vendime. Pjesa  më  e  madhe  e  tyre  janë ;”çfare  do  te  hamë  per  drekë  apo  çfare  do  veshim  sot”, por  ka  dhe  vendime  qe  mund  te  n’a  ndryshojne  jeten  dhe  te  n’a  lumturojne  sadopak.. Menyra  sesi  i  marim  vendimet  varion  nga  nje  person  te  tjeteri. Ka  nga  ata  që janë  shumë  të  përpiktë  dhe  bëjnë  një  listë  me  të  mirat  dhe  të  këqijat, duke peshuar  çdo  detaj. Ka  te  tjere  qe  janë  më  intuitive  dhe  vendosin  ne  baze  te  ndjesive  emocionale, por  pavaresisht  metodes  qe  perdorim  per  te  mare  vendime  eshte  nje  pyetje  qe  duhet  t’i  bejme  gjithmone  vetes : a  do  me  bej  mire  per  ekuilibrin  tim  mendor ?

Humnera  emocionale: rreziku  për të mos i  dhënë  përparësi  mirëqenies  tuaj.

Çdo  gjë  që  bëjmë – apo  nuk  bëjmë  ka  një  ndikim  të  drejtpërdrejtë  në  shëndetin  tonë  mendor. Çdo  vendim  që  marrim – apo  nuk  marrim  na  përcakton. Çdo  ditë  kemi  mundësinë  të marrim  vendime  që  mund  të  kontribuojnë  në  mirëqenien  tone  emocionale, ose  ne  te  kundert , t’a  destabilizojmë  atë. Megjithatë  rrallëhere  jemi  të  vetëdijshëm  për ndikimin  qe  kanë  mbi  ne  vendimet  qe  marim..Rrallë  ndalemi  të  reflektojmë  për  nivelin  e  stresit, lumturisë, qetesise  apo  frustrimit  që  sjellin  vendimet  tona  te  vogla  apo  te  medha  qofshin  ato…E  lemë  pas  dore  qetesine  tone  shpirterore  dhe   rrezikojmë  të  marrim  një  sere  vendimesh “të  këqija” që  mund  të  kenë  një  efekt  negativ  dhe  demtues  per  ekuilibrin tone  emocional, derisa  t’a shkatërrojë  ate. Si  rrjedhoje, mund  të  biem  në  një  spirale  vendimesh  vetë – shkatërruese  që  gjenerojnë  gjithnjë  e  më  shumë  stres,  zhgënjim, zemërim, pakënaqësi  dhe  pendese.

Vendimet  ndjekin  njera – tjetren  per  inerci, ndërsa  rrëshqasim – ngadalë  ne  menyre  te  parikthyeshme – në  një  humnerë  që  na  ben  të  prekim  fundin  emocionalisht, pa  e  kuptuar  aspak  se  si  arritëm  ne  kete  pike.

Pse  nuk i kushtojmë  zakonisht përparësi  mirëqenies  sonë  psikologjike ?  Ka  disa  arsye:

1.Sepse  nuk  na  kanë mësuar t’i  japim  përparësinë  e  duhur  ekuilibrit  tonë emocional.

2.Sepse na  kane  “rokanisur” koken  me  idene – plotësisht  të gabuar – se  të  mendosh  per  veten  eshte  shume  egoiste .

3.Sepse  nuk  interesohemi  sa  duhet  për  mirëqenien  tonë  psikologjike  pasi   supozojmë – gabimisht  se  ekuilibri  ynë  emocional  është  i  paperkulshem.

4.Per  force  zakoni, sepse  jemi  mësuar që  ka  faktorë  të  tjerë  më  të rëndësishëm për  t’u  marrë  parasysh, si  paratë  ose  detyrimet.

Kur përparësitë janë të qarta, vendimet janë të thjeshta.

Caktimi  i  një  roli  qendror  për  shëndetin  tonë  mendor në  listën e  të  mirave  dhe  të këqijave  gjatë  marrjes  së  një  vendimi do  t’a lehtësojë  shumë  procesin. Do  të  na pengojë  të  themi “po”  vetëm  se  ndjehemi  ne  faj  ose  sepse  besojmë  se  “duhet  ta bëjmë” atë, kur  në  realitet  ai  vendim do  na  bëjë  të  ndihemi  keq, është  i papajtueshëm  me  nevojat  tona  dhe  do  shkaktojë  një  tension  emocional  krejt  të  padobishëm.

Të  pyesim  nëse  ajo  që  po  bëjmë  mund  ta  përmirësojë  shëndetin  tonë  mendor është  një  lloj  busulle që  na  duhet  si  udhëzues  për  të  marrë  qe  nga  vendimet me  te  vogla  të  përditshme  deri  tek  ato  më  të  mëdhatë  dhe  më  komplekse. – Ky  projekt  i  ri   pune  a  do  ti  beje  mire  ekuilibrin  tim  mendor ? – A  do  të  jetë  kjo  marrëdhënie  e  mirë  për  shëndetin  tim  mendor ? – A  do  të  jetë  mire  për  qetesine  time  te  diskutoje  vetem  per  te  pasur  te  drejte ?

Kemi  te  drejte  te  shqetesohemi  per  ekuilibrin  tone  emocional, para  se  te  marim çdo  lloj  vendimi  dhe  te  pyesim  veten  se  si  influencojne  ato  ne  shendetin  tone  mendor…keshtu  mund  te  zbulojme  se  cilat  veprime, sjellje, vendime  jane  te  duhurat  dhe  cilat  duhet  ti  ndryshojme. Cilat  aktivitete  permiresojne  dhe  gezojne mendjen  dhe  zemren  tone? Çfare  na  ben  te  ndjehemi  te  kenaqur  dhe  energjik? Çfare  na  ben  te  ndjehemi  te  qete  dhe  te  relaksuar ? Keto  pyetje  te  thjeshta   bejnë  te  shmangim  nje  shterim  te  mundshem  mendor.

Sigurisht  qe ka momente  kur  duhet  te  marim  vendime  te  veshtira  qe  ngjallin  tension . Ndonjehere  per  te  arritur  objektiva  te  medha  duhet te  sakrifikojme  pak  nga  paqja  dhe  rehatia  jone. Por  keto  vendime  nuk  duhet  te  meren  me  lehtesi, automatikisht , por  duhet  te  jene  vendime  te  vetedijshme  duke  vendosur  ne  qender  qetesine  tone  psikologjike. Kujto  se: ” nuk  jemi  produkt  i  rrethanave  tona, jemi  produkt  i  vendimeve  tona” siç  shkruante  dhe  Steven Covey.

(psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe