Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Varet gjithçka nga mënyra si i shikon gjërat .

Djali  po  shihte  gjyshen  tek  shkruante  një  letër. Në  një  çast  e  pyeti : “Po  shkruan  ndonjë  histori ; ndonjë  gjë  që  na  ka  ndodhur  që  flet  dhe  për  mua ?

Gjyshja  ndërpreu  shkrimin , buzëqeshi  dhe  i  tha  nipit : “ E  vërtetë , po  shkruaj  diçka  për  ty…  Megjithatë , lapsi  me  të  cilin  po  shkruaj  është  më  i  rëndësishëm  se  fjalët . Do  doja  t’a  përdorje  kur  të  rritesh “. Djali  pa  lapsin   i  çuditur  por  nuk  vërejti  asgjë  të  veçantë . – “  qënka  njësoj  si  gjithë  lapsat  e  tjerë  që  kam  parë ! “

Varet  gjithçka  nga  mënyra  si  i  shikon  gjërat . Ky  laps  zotëron  pesë  cilësi. Nëse  do  arrish  ti  vesh  në  jetë , do  jesh  gjithmonë  një  njeri  që  do  jetosh  në  paqe  me  botën.

Cilësia  e  parë : mund  të  bësh  gjëra  të  mëdha , por  mos  harro  që  ekziston  një  dorë  që  i  udhëheq  hapat  e  tua.  –  Quhet  dora  e  Zotit .  Ai  do  të  udhëheqë  gjithnjë  drejt  vullnetit  të  tij.

Cilësia  e  dytë : herë  pas  here  duhet  ta  ndërpres  shkrimin  dhe  të  përdor  mprehësen.  Eshtë  një  veprim   që  i  shkakton  një  farë  vuajtje  lapsit , por  në  fund  ai  është  më  i  mprehtë  se  më  parë . Ja  pse  duhet  të  mësohesh  ti  durosh  disa  dhimbje ; do  të  bëjnë  të  jesh  një  njeri  më  i  mirë.

Cilësia  e  tretë : viza  e  bërë  me  këtë  laps  na  lejon  të  përdorim  gomën  për  të  fshirë  atë  që  është  gabim. Të  korigjosh  një  veprim  apo  sjellje  nuk  është  detyrimisht  diçka  e  keqe , madje  është  e  dobishme  për  të  mbajtur  drejtimin  e  duhur.

Cilësia  e  katërt : ajo  ç’ka  është  e  rëndësishme  te  lapsi  nuk  është  as  druri  as  forma  e  tij  nga  jashtë , por  graffiti  qe  është  brenda  lapsit . Pra  kushtoi  gjithmonë  kujdes  asaj  që  ndodh  brënda  teje.

Cilësia  e  pestë : Lapsi  lë  gjithmonë  një  shenjë . Në  të  njëjtën  mënyrë , gjithë  çfarë  do  bësh  në  jetë , do  lerë  një  shenjë  prandaj  përpiqu  që  të  jesh  i  përgjegjshëm  për  çdo  veprim  tëndin. “

Pesë  cilësitë  e  lapsit  jane  te  rradhitura  nga  Paulo  Coelha  në  librin : “Jam  si  lumi  që  rrjedh. “ Janë  cilësi  që  na  bëjnë  të  reflektojmë  mbi  të  vërtetat  e  jetës. Gjysma  e  të  keqes  që  ekziston  dhe cilësia  e  tretë. Kush  nga  ne  nuk  ka  gabuar  dhe  s’ ka  patur  nevojë  për  një  gomë ?? –  ( e  thotë  dhe  Bertolt  Brecht :” po  punoj  shumë  fort , për  të  përgatitur  gabimin  tim  të  rradhës “)   ♥ 

(tregime  terapeutike)                                        7/Janar/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe