Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Trishtimi i elefantëve.

Biologu Lawrence Anthony dhe një grup pakidermësh afrikanë janë protagonistët e kësaj historie magjepëse mbi trishtimin e elefantëve.Trishtimi i elefanteve është një ndjenjë e paster dhe historia e ambjentalistit Lawrence Anthony është një shembulli i perkryer.

Lawrence Anthony  lindi ne Afriken e Jugut ne 1950. Bir i një skocezi të pasur (pronar miniere), që e kishte lënë vendin e tij per t’u dashuruar me Afriken. Lawrence trashegoi si aktivitetin e minieres ashtu dhe dashurine per natyren qe shoqeruan gjithë ekzistencen e te atit te tij. Por ç’hyn jeta e tij me trishtimin e elefanteve !?

Anthony vendosi ti jape nje sens ndryshe jetës së tij,si nga këndveshtrimi personal ashtu dhe ai profesional. U regjistrua ne Universitet dhe u bë ne fillim biolog dhe më pas konservacionist.Kishte dobësi per elefantet,nje nga speciet më të rrezikuara ne planet,per shkak te shfarosjes nga gjuetia dhe shpyllëzimi. Që në fillim vuri të gjitha forcat per ti mbrojtur.Keshtu fillon historia mbi trishtimin e elefanteve.

Trishtimi i elefantëve.

Para se të fillojme me historine e Lawrence Anthony, le ti njohim me mire keto kafshe fisnike dhe terheqëse. Janë të njohur më shumë per spektaklet ne Cirk sesa per karakteristikat e tyre te jashtezakonshme,si fizike dhe konjitive. Evolucioni i tyre krahasohet me atë të shimpanzé – ve dhe delfineve..Elefantet kanë një tru te madh. Asnje kafshe tjeter ne rruzull nuk ka permasat e trurit te elefantit..Kjo i bën të jenë kafshë shumë të zgjuara.Nuk flasim për memorjen impresionuese që kane,por mbi te gjitha për sjelljet e tyre sociale shumë të avancuara.

Një nga aspektet më surprizuese të elefantëve është se jane nje nga speciet e pakta që “mbajnë zi” për shokët e tyre të vdekur. Ata e shprehin trishtimin e tyre nëpërmjet riteve të vogla mortore,kur një nga shokët e tyre vritet ose vdes nga pleqëria..Dhe nuk ka rëndësi nëse është anëtar i tufës së tyre.Kur gjejnë mbetjet,skeletin apo kockat e ndonjë elefanti, i qëndrojne rrotull për shume kohë,duke rrethuar vendin e gjetjes sikur të jenë duke i bërë nderimet.

Elefantët në rrezik

Kthehemi te Lawrence Anthony. Emri i tij u bë i njohur në sajë të një incidenti qe ndodhi në 1999. Në një fshat të vogël të quajtur Zuzuland u shfaq një ofertë e pazakontë; një tufë elefantesh i dhurohej kujtdo që ishte i interesuar. Çështja ishte se bëhej fjale për nje grup konfliktual,deri në atë pikë sa anëtarët  konsideroheshin njësoj si elefantët e eger. Thyenin çdo gjë,nuk i bindeshin njeriut dhe me rastin më të parë kërkonin të arratiseshin..Lawrence Anthony vendosi  gjithsesi ta pranoje sfiden. Adoptoi tufën e elefanteve,të cilet i shoqeronte gjatë shetitjes në rezervatin që kishte ngritur posaçerisht për ta..E pagëzoi tufën me emrin Thula Thula,që do të thotë “paqe dhe qetësi.”.

Vuri re që Nana, matriarka e tufës,ishte nga më rrebelet. Kishte shenja keqtrajtimi dhe arratisej sapo ndiente rrezikun më të vogël. Lawrence vendosi te flerë çdo natë afër tufës,sebashku me asistentin e tij David dhe qenin e tyre. Kini parasysh që rezervati rrethohej me një gardh të thjeshtë prej druri. Çdo mëngjes Nana bashkohej me elefantët e tjerë,por qellimi i saj i vetëm ishte të rrëzonte gardhin.. Lawrence nisi ti fliste kafshës gjigande dhe mundohej ti shpjegonte rreziqet e mëdha që mund të haste nqse do të braktiste atë rezervat të qetë dhe të sigurtë.Nana filloi të bëhej kureshtare për këtë njeri të çuditshëm dhe shumë shpejt,nga një afrim i pare,lindi një ndjenjë e thellë dashurie.Tufa nuk rrebelohej më,nuk bëhej agresive dhe kafshët e pranuan miqësinë e Lawrence.

Trishtimi i elefantëve dhe ngjarje të çuditëshme.

Lawrence e qetësoi grupin e elefanteve dhe më pas shpëtoi ekzemplarë të kopshtit zoologjik të Baghdad-it  gjatë luftës në Irak. Ai arriti të shpëtojë shumë elefantë të tjerë, këtë herë nga Kongo, të torturuar nga lufta  për coltan (mineral i çmuar). Shkroi disa libra mbi përvojat e tij dhe interesohej veçanërisht për mënyrën e komunikimit të elefantëve.

Lawrence Anthony vdiq me 2 mars 2012, nga një atak në zemër. Këtu fillon episodi më surprizues i historisë së trishtimit të elefantëve.Ditën e nesërme pas vdekjes së tij,elefantët që ai kishte shpëtuar,iu afruan shtëpisë ku jetonte biologu.Ishin dy tufa,të dyja të udhëhequra nga matriarka.31 elefantë përshkuan një distancë 20 km, të gjithë në rradhë për nji, për ti dhënë lamtumirën e fundit Lawrence.Me të mbërritur,rrethuan shtëpine e mikut të tyre dhe qëndruan aty për dy ditë,pa ngrënë dhe pa pirë. Ndoshta kjo ishte mënyra e tyre për të shprehur trishtimin,mënyra e tyre për ti thënë lamtumirë asaj krijese njerëzore që iu kishte dhuruar atyre respekt dhe dashuri.Ditën e tretë u larguan me të njëjtin solemnitet që kishin ardhur.  Askush ende sot, nuk është në gjendje të shpjegojë si kafshët e dinin për vdekjen e Lawrence… mbetet një mister…por fakti është që kjo histori e vërtetë eshte një histori e jashtëzakonshme… dhe tmerrësisht prekëse.

(tregime terapeutike)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe