Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“Thërrime buke”; mënyra e re për të lënë dikë !

William Shakespeare, një prej shkrimtarëve më të mëdhenj në historinë e njerëzimit, tha se “plagët që nuk shihen janë më të thella.” Këto plagë janë pikërisht pasoja te një mënyre reagimi që rrezikon të bëhet modë dhe për fat të keq nje  farë  popullariteti  e  ka  arritur  tashme.. Po flasim për “breadcrumbing .

Ndonjëherë, qeniet njerëzore janë në gjendje të shpikin mënyra për të perballuar  realitetin  nga  me  te  paspjegueshmet , ose pak dinjitoze  për natyrën tonë si qenie me ndjenja. Pak kohë më parë, u bë e zakonshme  t’a  lije një person pas një ose disa hereve qe  kishe  dale  me të . Kjo  menyre  u  quajt  “ghosting.” Pra,”avullim”  boshllek, zhdukje totale  nga  bota e personit  tjeter  qe  braktisej pa  asnje shpjegim, asnje arsye, asnje shenje…Kohet  e  fundit  duket  se  kjo  menyre  eshte  zevendesuar me “breadcrumbing” . Le  te  shohim  per  çfare  behet  fjale.

“Ti  ofrosh  miqesi  kujt  kerkon  dashuri  eshte  si  ti  japesh  buke  dikujt  qe  po  vdes  nga  etja “

Çfare  eshte “breadcrumbing”?

E  bere  e njohur  nga rrjetet  sociale,kjo fjale  angleze vjen nga  fjala  breadcrumb, qe  do  te  thote ;therrime  buke. Praktikisht  kjo forme  reagimi  behet  nga  ata  persona  qe  ju  dergojne  shenja minimale  partnereve  apo  te  dashures  per  t’ju  treguar  qe  jane  ende  me  ta, për  t’ju  ushqyer  shpresen  se  raporti  mund  te  shkoje  perpara  por  duke  e  ditur  qe  nuk  do  te  kete  kurre  zhvillime  te  reja.

Siç e  thame  kjo “sjellje” ka  lindur  dhe  zhvilluar  kryesisht  ne  rrjetet  sociale.Megjithate  duket  sikur  shkon  akoma  me  pertej. Ka  te  beje  dhe  me  relacionet  ku  stabilizohen  dhe  takime  fizikisht, ku  personi  tjeter  trajtohet  ne  menyre  te  sjellshme, por  pa  arritur  ne  asgje  konkrete. Ashtu  siç  e  tregon  edhe emri , personi  lë “therrime buke” per  ta  bere  tjetrin  te  shpresoje te kjo  lidhje.Brenda  vetes, e  di  qe   situata  nuk  do  shkoje  kurre  ne  nje  pike  konkrete, sepse  nuk  eshte i  gatshem  ta  vazhdoje  lidhjen, duke shkaktuar  te  tjetri  nje  lendim  te  dukshem  qe  do  t’a  beje  te  ndjehet  tejet  i  frustruar me  pas. Sipas  eksperteve  kjo  praktike  mund  te  shkaktoje  ankth  dhe  vuajtje  te  personat  qe  jane  “viktima”. Sinjalet  qe  marin  jane  ambigue, keshtuqe  ne  çdo  moment  kane  ndjesine se  jane  ne  faj  por  pa  e  ditur  pse.

Si  te  kuptojme  qe  jemi  viktime e  breadcrumbing?

Ne  fakt  flitet  per  nje  forme  manipulimi  prandaj  eshte  e  rendesishme  te  kuptojme  nese  jemi  viktime  e “breadcrumbing”  qe  te  mund  ta  ndalojme  sa  me  pare: Nqse  partneri  eshte  nje  njeri  jo  i  qarte  dhe konçiz.Kur  i  propozoni  nje  plan, jep  pergjigje  me  medyshje  si; “te  shohim”, ose  “ndoshta”, por  realizimi  i tyre  nuk  mberrin kurre.

Behet “i  gjalle” shume  rralle. Kjo do te thote qe mund te kalojne jave te  tera  pa  mare  asnje  lajm  prej  tij e megjithate  mberrin  dita  qe  vjen  t’ju  kerkoje, por  nuk  e   intensifikon  kurre  komunikimin..

Kerkon nje nderveprim online dhe  shpesh i  shmanget  raportit fizik  duke  krijuar  nje  lloj “terhiq  e  mos  e  këput”, nje  flirt  qe  te  mban  gjithmone “varur”, por  nuk  ben  kurre  nje  hap  per  te  shkuar më  tej.

Sillet  ne menyre  te  çrregullt  dhe  mund t’ju bej  te  ndiheni  shkelqyeshem  ne  momente  te  caktuara, por  nqse  shihni  me  vemendje ka  diçka qe  nuk  shkon  ne  sjelljen  e  tij. Eshte specialist per t’ju  bere  te  besoni  qe  eshte  gjithçka  frut i  fantazise  tuaj.

Nuk eshte kurre  momenti  per  te  folur  per  ndjenjat.Eshte  e  qarte  qe  ka  frike  nga  perballja  dhe  si  rrjedhoje  edhe  pse  mundoheni  ta  diskutoni  problemin  dhe  ti  shkoni  me thelle,nuk  do te  jete  asnjehere  rasti  i  duhur  per  të. Do  nxjerre  gjithmone  justifikime  pse  nuk  do  te  intensifikoje  dhe  thelloje  raportin me ju.

Çfare  te  bejme  nqse  jemi  viktima  te  breadcrumbing?

Nuk  eshte  gjithmone  e  thjeshte  te  kuptojme  qe  jemi  viktima  te  kesaj  praktike por  gjithsesi  bejme  kujdes  ndaj  ketyre  situatave: Analizojeni  situaten  ne  menyre  objektive. Kush  praktikon “breadcrumbing” ben  qe  personi  tjeter (zakonisht i pasigurte) te  ndjehet ne  faj. Megjithate  eshte  e  nevojshme  te  analizojme  situaten ne  menyren me objektive  te  mundeshme. Ju  duket  normale  qe  partneri  juaj  te  behet  i  gjalle  nje  here  ne  dy , tre  jave ? Vertete  duhet  ta  kemi  nje  lidhje qe  na  ben  te  ndjehemi  ne  faj sa  here  ka  diçka  qe  nuk  shkon ?Mendoni  se  eshte  normale  nje  raport  ku  intimiteti  eshte  i  paket  ose  pothuajse  zero  pavaresisht  sesa  kohe  ka  kaluar? Duke  qene  qe  pergjigja  do  te  jete  mesiguri  negative  e  dini  dhe  vete  qe  duhet  ti  japim  fund  kesaj  situate. Vendosni  limite. Edhe  nqse  personi  tjeter  nuk  deshiron  te  thelloje  argumentin, flitini  qarte  dhe  vendosini  kufinj. Nqse  nuk  reagon  atehere  e  kuptoni  qe  nuk  keni  nje  lidhje  te  shendeteshme.

Tashme  e  njihni  pak  me  mire  kete  forme  te  re  raporti. Nqse  po  ju  ndodh  diçka  e  ngjashme me  shume  gjasa  heret  apo  vone  duhet  ti  jepni  fund, ose  do  ta  beje  tjetri  para  jush. Perpiquni  te  dilni  sa  me  shpejt  nga  kjo  situate  se  perndryshe  mund  t’ju  shkaktoje  shume   vuajtje.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                 5/mars/2019

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe