Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Të sodisësh nga dritarja i bën mirë mendjes.

(Jam e bindur se studiuesit do të thoshin se keto perfundime vlejnë edhe kur rrugëve nuk ka këmbë robi.Kënaquni duke soditur nga dritarja ! Arta.)

Ndonjëherë  na  vjen  krejt  natyrshëm  të  afrohemi  pranë  dritares  sepse  diçka  na  tërheq  vëmendjen  dhe  të  rrime  e  të  veshtrojme  përtej , nderkohë  që  koha  rrjedh  ngadalë  pa  u  ndalur  asnjë  çast. Shumë  nga  ne  mund  të  ndjehen  në  faj  per  kete  gjë, sepse  mendojme  se  po  harrohemi  kot  duke  soditur  nga  dritarja, se  koha  po  na  shkon kot  dhe  s’kemi  asnjë  dobi  prej  kësaj…Por  momentet  kur  i  lëmë  sytë  të  sodisin  lirshem  peisazhin, nderkohe  qe  mendja  perhumbet  dhe  relaksohet  jane  shume  me  te  dobishem  nga  ç’mund  te  imagjinohet .

Vështro  njerëzit  që  ecin  në  rrugë. Poeti  Wallace  Stevens  tha  se “nuk  është  gjithmonë  e  lehtë  të  dallosh  midis  të  menduarit  dhe  shikimit  nga  dritarja”. Çështja  është  se  ky  akt  i “zvarritjes”  nuk  nënkupton  vetëm  të  shohësh  se  çfarë  po  ndodh  jashtë, por  mund  të  jetë  një  stërvitje  për  të  zbuluar  përmbajtjen  e  mendjes  sonë. Platoni  sugjeroi  se  idetë  tona  janë  si  zogjtë  që  dridhen  në “kafazin” e  trurit  tonë. Që  zogjte  te  rehatohen, ai  mendonte  se  kemi  nevoje  per  periudha  qetësie  pa  ndonjë  qëllim  të  veçantë. Soditja  nga dritarja  na  e  jep  këtë  mundësi.Te  shohim  botën  të  kalojë  ndërsa  jemi  të  qetë  dhe  të  relaksuar, është  sikur  për  pak  minuta  të  zbresim  nga  treni  në  ecje  e  sipër. Nuk  kemi  asnje  synim  të  veçantë  dhe  vëmendja  jonë  endet  pa  qëllim, kështu  që  akti  i  thjeshtë  i  soditjes  nga  dritarja  mund  të  jetë  pothuajse  aq  relaksues  dhe  rigjenerues  sa  meditimi. Nuk  duhet  të  harrojmë  se  nganjëherë  truri  ynë  thjesht  ka  nevojë  të “shkëputet”;  Kjo  periudhë  shkeputje  i  nevojitet  per  t’u  rinisur  dhe   për  t’u  rimbushur  me  energji.

Mendja  fluturuese  është  çelësi  i  krijimtarisë. Aftësia  për  “enderrimet  fluturuese”  nuk  konsiderohet  e  vlefshme  në  shoqëritë  e  obsesionuara  nga  prodhueshmëria, por  disa  nga  idetë  tona  më  të  mira  vijnë  nga  fuqia  krijuese  e  të  enderruarit  me  sy  hapur. Dalja  ne  dritare  na  çliron  nga  presionet  dhe  shqetësimet  e  momentit, dhe  e  lejon  mendjen  të  lundrojë  lirshëm.

Kjo  u  vërtetua  nga  psikologët  e  Universitetit  të  Kalifornisë, te  cilet  ju  kërkuan  145  personave  të  raportonin  mbi  disa  detyra  me  objekte  te  jetes  se  perditeshme. Nje  pjese  duhet  te  kryenin  detyra  impenjative  dhe  shume  komplekse. Pjesa  tjeter  duhet  te  bente  gjera  me  pak  impenjuese (duke  i  lene  keshtu  mundesi  mendjes  te  shperqendrohet). Pas  eksperimentit, ata  të  cilët  e  kishin  humbur  mendjen  pa  ndonje  qëllim (detyre  te  percaktuar) raportuan  40%  më  shumë  përdorime  krijuese  sesa  ata  që  mbetën  të  fokusuar. Një  tjetër  studim  i  kryer  në  Universitetin  British  Columbia, bëri  një  tjetër  hap  përpara  duke  treguar  se  “enderrimi  me  sy  hapur ” jo  vetem  stimulon  krijimtarine, por  ndihmon  dhe  në  zgjidhjen  e  problemeve  komplekse. Këta  neuroshkencetare  kanë  zbuluar  se  truri  ynë  është  shumë  me  aktiv  kur  enderrojme  te  perhumbur  sesa  kur  jemi  te  perqendruar  në  aktivitete  rutinë. Megjithëse  fakti  më  i  çuditshëm  ishte  se  ëndja  e  mendjes  doli  të  jetë  më  aktive  dhe  produktive; dmth, jemi  më  krijues  dhe  i  zgjidhim  problemet  në  mënyrë  më  efikase, ndërkohe  qe  jemi  me  pak  te  vetedijshem  per  ekzistencen  e  tyre. Për  të  arritur  këtë  gjendje “tjetërsimi”(alienimi)  me  mendjen  që  endet  lirisht, nuk  ka  gjë  më  të  mirë  sesa  të  perhumbesh  me  veshtrimin  nga  dritarja.

Forconi  kujtimet. Shkeputja  mendore  mund  të  luajë  një  rol  jetësor  në  formimin  e  kujtimeve. Neuroshkencetaret  e  Universitetit  te  Nju  Jorkut  i  kanë  kërkuar  një  grupi  njerëzish  të  përdorin  disa  imazhe  te  percaktuara  dhe  me  pas  të  bëjnë  një  pushim  dhe  të  mendojnë  për  çfare  te  duan  ata.Duke  përdorur  rezonancën  magnetike  funksionale  hulumtuesit  analizuan  aktivitetin  në  pjesen  kortikale  të  hipokampusit, zones  se  lidhur  me  kujtesën. Zbuluan  se  ata  që  e  lane  mendjen  të  endej  pa  qëllim, më  vonë  ishin  në  gjendje  të  mbanin  mend  më  mirë  imazhet. Kjo  për  arsye  se  truri  vazhdon  të  funksionojë  ndërkohe  qe  “pushojme”. Gjatë  kësaj  periudhe  informacionet  që  kemi  mësuar  jane  duke  u  konsoliduar.

Per  me  teper  sidomos  sot, epokë  në  të  cilën  jemi  gjithmonë  të  lidhur  me  internetin  dhe  marrim  aq  shumë  informacione, është  e  rëndësishme  ti  lëmë  hapësirë  mendjes  të  endet  pa  qëllim. Një  mënyrë  për  t’a  bërë  këtë  është  të  ulemi  pranë  dritares  dhe  të  bëjmë  sehir  te  tjeret  qe  shkojnë  rruges  pa  e  vrare  shume  mendjen  per  detyrat  që  na  presin.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                            9/shtator/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe