Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Të shtruar në spital psikiatrik për hir të shkencës. (Pjesa e I)

Karakteristikat  që  tregojnë  nëse  dikush  vuan  nga  një  sëmundje  psikiatrike  gjenden  te  pacienti,  apo  përcaktohen  nga  mjedisi  ku  bëhet  vlerësimi? Eshtë  e  pamundur  të  përcaktosh  një  diagnozë  duke  u  bazuar  vetëm  në  të  dhëna  objektive ! – kjo  ishte  bindja  e  Prof. të  psikologjisë  David  Rosenhan  pranë  Universitetit  të  Standford. Ai  nuk  hezitoi të  bëjë  një  studim  shkencor  për  të  parë  se  si  bëhet  vlerësimi  i  një  të  sëmuri  psikiatrik.

U  përzgjodh  një  grup  prej  8  personash  që  gëzonin  shëndet  të  plotë. Ata  bën  kërkesë  për  shtrim  në  12  struktura  psikiatrike. Grupi  përbehej  nga : një  student  20  vjeç,  një  shtëpiake, një  piktor, tre  psikologe, një  pediatër  dhe  një  psikiatër. Janë  tre  gra  dhe  pesë  meshkuj, që përdorin  një  pseudonim  dhe  sajojnë  një  profesion  të  rremë.. Pseudo – pacientëve  nuk  ju  kërkua  që  të  silleshin  në  mënyrë  të  çuditëshme.

Sigurisht  që  personeli  shëndetësor  nuk  është  në  dijeni  të  eksperimentit. A  do  të  mund  ta  zbulojnë  vallë  gjëndjen  e  tyre  reale  shëndetësore ?

 Spitalet  të  cilëve  ju  dërguan  kërkesë  për  shtrim  ishin  shumë  të  ndryshëm  nga  njëri – tjetri : disa  ishin  shtetërore , disa  të  financuara  nga  Universiteti, disa  shumë  të  vjetër  dhe  të  rrënuar, disa  të  rinj,  disa  të  orientuar  drejt  kërkimeve , disa  jo…  Pasi  fiksuan  takimin  e  parë  pacientët  e  rremë  shkojnë  në  takim  duke  u  ankuar  se   dëgjonin  zëra. Kur  i  pyesin   se  çfarë  lloji  zërash  dëgjojnë  përgjigjia  ishte:  zëra  jo  shumë  të  qarta , por  duket  sikur  thonë  “ bosh ”, “ jehonë, ”       “shpellë ”.  Zërat  janë  ose  zë  gruaje  ose  burri  sipas  gjinisë  së  pacientit. Këto  simptoma  shoqërohen  dhe  me  një  ndjesi  pakënaqësie  për  jetën  në  përgjithësi (zgjedhja  nuk  është  e  rastësishme ), pasi  Rosenhan  e  di  mirë  që  nuk  ekziston  në  literaturë  asnjë  formë  “ psikoze  ekzistenciale ”, apo  patologji  e  ngjashme  me  atë  që  përshkruajnë  bashkëpunëtorët  e  tij.

Vullnetarëve  ju  kërkohet  të  përgjigjen  korrekt  në  lidhje  me  pyetjet  e  tjera  që  do  ju  bëhen  në  bisedë  për  jetën  e  tyre  pa  sajuar,  zmadhuar  apo  modifikuar  asgjë  tjetër  në  lidhje  me  familjen,  relacionet  sociale, miqësore, apo  shkollore.

Menjëherë  pas  shtrimit  në  spital  pacientët  nuk  shfaqin  më  simptomat  që  referuan  ditën  e  shtrimit. Në  disa  raste  ndjeheshin  pak  ankthioz  dhe   të  tendosur . Askush  prej  tyre  nuk  besonte  se  do  të  ishte  shtruar  kaq  lehtë  në  spital. Të  gjithë  pas  disa  ditësh  shtrimi  i  referojnë  personelit  shëndetësor  një  gjendje  të  mirë. Sjellja  e  tyre  është  normale,  mernin  pjesë  në  aktivitete  pa  asnjë  vështirësi. Kjo  shënohej  dhe  në  kartelat  e  tyre  klinike. Pothuajse  të  gjithë  kërkuan  të  dilnin  nga  spitali  sa  më  shpejt  të  ishte  e  mundur ; por  ju  tha  se  do  të  dilnin  vetëm  atëherë  kur  të  demostronin  se  ishin  të  shëruar.

Askush  nuk  dalloi  asnjë  shenjë  simuluese.  Përveç  njërit  prej  tyre , dolën  të  gjithë  nga  spitali  me  diagnozën :Skizofreni  në  remision”. Asnjë  dokument  nuk  paraqiti  dyshime  apo  hipoteza  për  ndonjë  simulim  nga  ana  e  pseudo – pacientëve. Shtrimi  zgjati  nga 7 – 52  ditë,  me  një mesatare  19  ditë. As  sjelljet  normale  të  pacientëve  nuk  ngjallën  dyshime  në  interpretim  nga  ekipet  e  ndryshme  mjekësore…(shkrimi  vazhdon  në  botimin  e  rradhës :  Të shtruar në spital psikiatrik për hir të shkencës. Pjesa e II ♥ ).

(psikologjia per te gjithe)                                                2/Nentor 2016

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe