Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

“ Të qëllosh me patate ”

Sulmi i Pearl Harbour  mbahet  mend  si  një  disfatë  e  madhe  e flotës  amerikane,  pasi  brënda një  kohe  rekord  avionët  japonez  e  shkatërruan  atë  plotësisht.  Pati  shumë  viktima  por  dhe të  mbijetuar.Të  mbijetuarit  pësuan  trauma të  forta  dhe u  analizuan  nga  studiues  të  shumtë ,  të  cilët  vunë  re  diçka  që  ngjalli  kuriozitet. Disa  prej  tyre  nuk  arrinin  të  bënin  një  jetë  “normale”, ndërkohë  që  të  tjerë  arritën  që  t’a  mernin  veten  shpejt  nga  trauma  që  kishin  pësuar.

Dedikimi  ndaj  këtij  studimi  nxorri  në  pah  se  shumë  nga  të  rinjtë  që  po  i  ktheheshin  shpejt  normalitetit  ishin  ushtarët  që  kishin  punuar  në  kuzhinë.  Gjatë  sulmit  edhe  pse  të  kapur  në  befasi  ata  arritën  të  hypin  në  bashin  e  anijes  dhe  provuan  të  reagojnë  ndaj  sulmit  me  çfarë  iu  gjëndej  rrotull. Kishin  marë  me  vete  thasët  me  patate  dhe  filluan  të  gjuanin  kundër  avionëve  të  armikut.

Kuptohet  që  nuk   arritën  të  rrëzojnë  asnjërin  prej  tyre, por  të  paktën  patën  mundësinë  të  reagojnë  me  veprime  kundrejt  një  sulmi  që  të  tjerët  e  përjetuan  në  mënyrë  tërësisht  pasive. Ata  patën  mundësinë  të  bëjnë  diçka  (që  edhe  pse  duket  budallallëk  me  okë )  iu ofroi  një  mundësi  përjetimi  ndryshe  nga  ajo  e  të  ndënjurit  “duarlidhur”  pa  bërë  asgjë  kundrejt  një  agresioni  padyshim  tejet  traumatik.  Eshtë  përjetimi   i  një  padrejtësie  dhe  pafuqia   për  të  reaguar  me  të  cilën  duhet  të  punojmë  dhe  të  përballemi   në   mënyrë  që   t’i  japim  një  domethënie  dhe  t’a  bëjmë  më   të  suportueshme  situatën …

(psikologjia për të gjithë)                                                                                      Tiranë/Korrik/2016

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe