Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Të  mbash  mburojë  shmang  dhimbjen , por  edhe  kënaqësinë !

Kur  jeta  bëhet  e  veshtirë  jemi  të  gjithë  të  predispozuar  të  futemi  në  guackën  tonë  për  t’u  mbrojtur  nga  të  tjerët  dhe  nga  goditjet  e  tyre. Të  mbrohesh  është  shumë  e  nevojshme, por  historia  e  luftëtarit  dhe  e  parzmores  na  kujton  se  është  i  rendësishem  edhe  fleksibiliteti.

“Luftëtari  para  se  të  nisej  në  betejë , vishte  një  parzmore  mbrojtëse  shumë  te  rëndë  dhe  të  trashë , në  mënyre  qe  shigjetat  dhe  shpata  e  armikut  te  mos  depertonin  dhe  t’a  plagosnin  rende. Kjo  strategji  funksiononte  mire. Çdo  here  qe  shkonte  ne  perleshje  kthehej  shendoshe  e  mire  ne  shtepi. Nje  dite  kundershtaret  e  tij  vendosen  te  ndryshonin  taktike  dhe  në  vend  qe  te  qellonin  ate , i  gjuajtën  kalit  te  tij  nderkohe  që  ecte  buze  lumit. Kali  i  plagosur  u  rrëzua   dhe  ra  në  lumë  dhe  bashke  me  të  edhe  luftetari. Pikerisht  ne  kete  moment , mburoja  e  rende  dhe  e  papershkueshme  qe  deri  ne  ate  kohe  e  kishte  shpetuar  u  shnderrua  ne  “grackën”  e  tij . Kaloresi  e  pati  te  pamundur  te  levizte  per  shkak  te  mburojes  dhe  mbeti  i  fundosur  në  lumë.”

Dy  gjëra  shumë  të  rendesishme  na  tregon  kjo  ndodhi. – E  para :  Mburojat  na  nevojiten  shumë  ne  jetë. Ato  jane  te  rendesishme  veçanerisht  në  luftë  sepse  sherbejne  per  te  na  mbrojtur  nga  plagosjet  dhe  na  shpetojne  jeten. Shume  nga  ne  e  pësojnë  kete  situate  çdo  dite  ne  jete,  ne  pune,  ne  familje,  ne  rruge  ku  ndeshim  persona  te  gatshem  për  të  na  kritikuar, sharë, sulmuar,.. për  të  na  bërë  keq . Instikti  na  shtyn  të  mbrohemi  dhe  eshte  mëse  e  drejte  të  kemi  një  mburojë  mbrojtëse .

Çështja  e  dytë  është ; – sidoqoftë  kjo  mburojë  nuk  duhet  te  jete  aq  e  rende, dhe  shtrënguese  sa  të  na  “mbërthejë”  dhe  te  mos   kemi  mundësi  të  levizim  dhe  çlirohemi  prej  saj.  Nuk  duhet  te  pengoje  elasticitetin , zhdervjellesine , fleksibilitetin  tone. Nje  mburoje  e  mire  eshte  elastike , te  mbron  por  të  le  mundesi  levizje. Sepse  eshte  e  rendesishme  te  mbrohemi, por  pa  u  bere  skllever  te  frikes  tone. Sigurisht  qe  kjo  nuk  do  te  thote  t’a  heqim  dhe  flakim  tutje  mburojen  tone  dhe  te  shkojme  te  pambrojtur  permes   kësaj  bote . Ndoshta  eshtë  mire  te  fillojme  te  eksperimentojme  ne  disa  situata  më  pak  te  rrezikshme,  apo  disi  te  mbrojutra. Në  keto  raste   mund  të  heqim  nje  pjese  te  mburojes  tone  ose  ta  zevendesojme  me  nje  tjeter  pak  më  fleksibel, pak  me  te  lehte. Do  te  mbetemi  te  surprizuar  sesa  shume  gjera  te  reja  do  te  arrijme  te  realizojmë  brenda  jetes  tonë.
(tregime  terapeutike)                                                                              3/korrik/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe