Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Të falësh nuk do të thotë se ata që ju lëndojnë e meritojnë faljen tuaj!

Ishte  viti  1961  kur  John  Lewis, tani  një  legjendë  në  luftën  për  të  drejtat  civile  në  Amerikë, pesoi  një  rrahje  brutale  në  një  qytet  të  vogël  të  quajtur  Rock  Hill. Sulmuesit  e  tij, të  gjithë  anëtarë  te  Ku  Klux  Klan, e  rrahën  atë  së  bashku  me  shokun  e  tij, dhe  e  lanë  në  një  pellg  me  gjak. I  vetmi “faj” i  tij  ishte  se  ishte  afrikano – amerikan, dhe  që  hyri  në  një  dhomë  pritjeje  per  të  bardhët, në  një shtet  ku  mbizotëronte  dallimi  rracial.Vite  më  vonë, në  vitin  2009, John  Lewis  pati  një  vizitë  të  papritur  në  zyrën  e  tij. Elwin  Wilson, një  ish  anëtar  i  KKK  dhe  një  nga  njerëzit  që  e  sulmuan  dikur, i  kërkoi  ndjesë  dhe  kërkoi  nga  ai që  ta  falte. John  Lewis, i  cili  disa  vite  më  parë, në  shtator  1990, kishte  shkruar  në  New  York  Times  se  ishte  e  nevojshme  të  falte  George  Wallace, një  ish – guvernator  i  Alabamës  mbeshtetes  i  ndarjes  racore, bëri  nje  gje  shume  domethenese : e  fali  keqberesin  e  tij.

Kjo  është  një  histori  mediatike, por  shumë  njerëz  të  zakonshëm  i  kanë  falur “agresoret” e  tyre. Këta  njerëz  janë  të  vetëdijshëm  se  falja  do ti çlirojë  ata  dhe  do u  japë  atyre  paqen  dhe  qetësinë  që  nevojitet  per  te  ecur  përpara.

Faleni  ate  qe  nuk  mund  te  harrohet.

Ndonjëherë  në  jetë  perjetojmë  situata  që  nuk  harrohen  lehte, si; vepra  të  rënda  ose  poshtërime  ndaj  nesh, te  afermeve, demtime  te  parikthyeshme, denime  qe  nuk  i  meritojme, pabesi, tradheti  te  hidhura…lista  mund  të  jetë  shumë  e  gjatë. Në  këto  raste  është  e  kuptueshme  që  në  fillim  provojmë  zhgënjime  të  mëdha, pakënaqësi  dhe  madje  zemërim. Gjatë  momenteve  të  trishtimit  të  thellë, as  qe  e  çojme  nepermend  mundësinë  e  faljes  së  asaj  që  ne  e  konsiderojmë  të  pafalshme. Thjeshtë  vetem  ideja  e  faljes  ngjall  një  refuzim  të  menjëhershëm, sepse  në  mendjen  tonë, personi  që  na  ka  bere  keq  është  në “borxh” me  ne  dhe  ne  pretendojme  qe  te  paguaj  per  kete..

Megjithatë, po  ushqyem  keto  ndjenja, do  perfundojme  duke  demtuar  vetveten. Do  benim  gabim  nese  do  te  mendonim  se  mllefi, inati  dhe  dhimbja  jone  do  reflektohet  disi  te  personi  qe  na  lendon. Shumë  njerëz  mendojnë  se  duke  e  urryer  keqberesin  e  tyre , ata  jane  duke  e  demtuar  ne  nje  fare  menyre  ate. Natyrisht, ky  është  një  besim  ne  ajer , një  iluzion  pa  ndonjë  bazë  të  vërtetë.

Falja  si  akt  vetë – çlirues.

Paul  Boese  tha  se “falja  nuk  ndryshon  të  kaluarën, por  zgjeron  të  ardhmen  tuaj”. Në  fakt, falja  nënkupton  përfundimin  e  një  marrëdhënieje  që  po  na  dëmton. Do  të  thotë  të  rimarrim  në  dorë  kontrollin  e  jetës  tonë. Akti  i  faljes  e  ndryshon  marrëdhënien  që  fillon  me  dëmtim, perplasje  ose  humbje. Kur  një  person  na  dëmton, ai  deperton  në  jetën  tonë  dhe  pushton  krejt  mendjen tonë. Nëse  nuk  e  kthejme  faqen, do  të  mbetemi  në  një  farë  mënyre, gjithmonë  të  lidhur  me  ekzekutuesin  tonë. Falja  nënkupton  thyerjen  e  dinamikës  që  e  ushqente  kete  marrëdhënie. Prandaj, falja  është  një  rrugëdalje  nga  kurthi  shtrengues  që  kufizon  jetën  tonë. Kur  ishim  viktima, na  e  hoqen  pushtetin, por  akti  i  faljes  përfshin  rikthimin  e  tij. Eshte  si  te  themi : “më  ke  lenduar  keq  dhe  unë  vuajta  shumë  për  këtë, por  që tani  e  tutje  nuk  ke  më  asnje  ndikim  në  jetën  time”, sepse  ndjenjat  dhe  mendimet  negative që  po  përjetonim  dhe  qe  na  mbanin  lidhur, u  zhdukën.

Falja  nuk  do  të  thotë  të  justifikosh  atë  që  ka  ndodhur, do  të  thotë  të  dalesh  nga  marrëdhënia  ekzekutor – viktime. Në  të  vërtetë, megjithëse  jemi  të  gjithë  empatik  ndaj  viktimave, viktimizimi  nuk  është  i  dobishëm  sepse  na  kufizion  imazhin  që  kemi  për  veten, historinë  dhe  pasurinë  tonë  te  brendeshme.. Shumë  njerëz  nuk  e  kane  gezuar  plotesisht  jeten  e  tyre , sepse  kanë  luajtur   gjithmonë  rolin  e  viktimës  dhe  kanë  refuzuar  të  falin, duke  mbetur  të  kapur  tek  e  kaluara  së  bashku  me  ekzekutorin  e  tyre.

Fal  kur  te  jesh  gati, por  fillo  te  pergatitesh  per  te  falur.

Falja  kërkon  kohë, sepse  kur  ka  një  humbje  apo  plagë  të  rëndësishme, ka  gjithmonë  pasiguri, nuk  shohim  dot  qartë  çfarë  të  bëjmë  dhe  nuk  mund  të  kuptojmë  mire  se  çfarë  ka  ndodhur. Ndiejmë  dhimbje, vuajtje  dhe  jemi  të  hutuar. Këto  emocione  janë  spontane  dhe  natyrale, por  herët  a  vonë  ne  duhet  të  pranojmë  atë  që  ka ndodhur  dhe  të  përgatitemi  për  të  falur. Është  e  rëndësishme  të  qëndrojme  të  sinkronizuar  me  evolucionin  e  gjendjes  tonë  emocionale, sepse  ndjenjat  si  zemërimi, urrejtja  dhe  etja  për  hakmarrje  mund  të  bllokojnë  mendjen  tonë  racionale  dhe  të  përfundojmë  duke  u  identifikuar  me  to. Ky  identifikim  negativ  ka  një  natyrë  statike, prandaj  emocionet  kanë  tendencë  të  ngecin, me kalimin  e  kohës  plaga  nuk  shërohet  dhe  ne  nuk  mund  të  shikojmë  përpara, por  fiksohemi  tek  e  shkuara. Në  kete  pikë, bëhemi  skllevër  të  fatkeqësisë  dhe  zemërimit…Por  falja  sidoqoftë  ka  kohen  e  saj. Nuk  është  e  nevojshme  ta  shkelim  atë. Duhet  dhe  të  sigurohemi  se  po  punojmë  për  t’a  shëruar  plagën  emocionale.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                            3/shtator/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe