Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

” Studimi Monstruoz “

Historia  e  psikologjisë  është  shënuar  fatkeqësisht  edhe  nga  eksperimente  jo  shumë  etike. Një  prej  tyre  është  quajtur  “ Studimi  Monstruoz. Në  këtëtë  rast  subjekt  studimi  ishin  22  fëmijë  jetim  të  Davenport . Studimi  drejtohej  nga  profesor  W . Johnson  pranë  Universitetit  të  Iowa. Ishte  viti  1939. Nga  256  fëmijë   të  intervistuar  u  zgjodhën  10  fëmijë  që  belbëzonin  dhe  12  që  nuk  kishin  probleme me të folurin . Fëmijët  u  ndanë  në  çifte  duke  u  bazuar   në  gjini, moshë  dhe  koefiçient  inteligjence .(IQ)

Një  studente  e  re  u  zgjodh  si  asistente. Ajo  i  ndau  fëmijët  në  2 grupe. Kishte  si  detyrë  të  fliste  në  mënyrë  pozitive  me  fëmijët  e  grupit  të  parë  me  qëllim  që  ata  të  zhvillonin  një  mënyrë  komunikimi   sa  më  të  rrjedhshëm. Ndërsa  me  grupin  tjetër  komunikonte  në  mënyrë  negative  duke  i  përçmuar  vazhdimisht  për  çdo  gabim  që  bënin  kur  flisnin  dhe  theksonte   gjithmonë  që  ishin  “memecë”. Kuptohet  që  grupi  i  fëmijëve  nën  influencën  negative  jo  vetëm  që  zhvilloi  probleme  me  komunikimin  por  shfaqi  dhe  probleme  psikologjike.

Objektivi  i  studimit  ishte   tentativa  per  të  nxjerrë  në  pah  bëlbëzimin  te  femijët  pa  probleme  duke  modifikuar  vetëm  formën  e  komunikimit  me  ta  dhe  në  të  njëjtën  kohë  të  eliminonte  belbëzimin  te  fëmijët  e  tjerë  duke  përdorur  një  gjuhë  të  qartë  dhe   komunikim  të  ngrohtë.

Eksperimenti  zgjati  5  muaj  gjatë  të  cilit  fëmijët   i  nënshtroheshin  për  45  min  një  dialogu të  gatshëm  të  përgatitur  për  këtë  qëllim. Atyre  që  kishin  vështirësi  në  të  folur  ju  thuhej : “do  ta  kalosh  belbëzimin  dhe  do  të  jesh  në  gjëndje  të  flasësh  edhe  më  mire  se  personat “normal”. Mos  ja  ver  veshin  atyre  që  të  kritikojnë,  sepse  ata  nuk  e  kanë  idenë  që  bëhet  fjalë  vetëm  për  një  situate  të  përkohëshme “.

Në  të  kundërt , të  vegjëlve  pa  probleme  ju  thuhej : Doktorët  kanë  arritur  në  konkluzionin  se ti  vuan  nga  një  problem  i  të  folurit.Ke  shumë  simptoma  tipike  si  fëmijët  memec. Duhet të  bësh  diçka  që  të  ndalosh  përkeqësimin. Përdor  vullnetin  tënd, mos  fol  fare  nqse  nuk flet  dot  mirë . E  ke  parë  si  flet (dhe  përmendnin  emrin  e  një  fëmije  të  jetimores  që  kishte shenja  të  dukshme  belbëzimi )?  Pa  dyshim  që  ka  filluar  si  ty “.

Që  në  sesionin  e  pestë  asistentja  raportoi  rezultate  ku  shumë  fëmijë  që  flisnin  në  mënyrë  perfekte  një  muaj  më  parë, tashmë  refuzonin  të  flisnin  ose  paraqisnin  vështirësi. Natyrisht  në  këtë  rast  bëhej  fjalë  për  fëmijët  nga  5 – 9  vjeç  sepse  për  adoleshentët  15  vjeç  që  ishin  më  koshient  për  veten, proçesi   kërkoi  më  shumë  kohë , por  pasojat  ishin akoma  më  të  rënda.

Pasi  eksperimenti  përfundoi, asistentja  u  kthye  shumë  herë  në  jetimore  për  t’ju  ofruar  ndihmë  fëmijëve  që  ishin “konvertuar”  në  bëlbëzues. Ajo  tregon  që  fëmijët  u  shëruan  përgjithmonë  nga  problemet  e  komunikimit  verbal .

Aktualisht  disa  specialistë  pranojnë  që  eksperimenti  paraqiste  gabime  metodologjike  të  rëndësishme  (përveç  mungesës  së  etikës) dhe  për  këtë  motiv  rezultatet  nuk  mund  të përdoren  për  të  thelluar  njohjen  mbi  belbëzimin. Megjithatë  ka  qëndrime  të  tjera  që  afirmojnë  se  ky  studim  tregon  që  belbëzimi  është  një  çrregullim  kryesisht  psikologjik. Kohët  e  fundit  janë  të  shumtë  psikologët  që  afirmojnë  se  belbëzimi (disfemia) është  një  çrregullim  që  varet  nga  shumë  faktorë.

Në  gusht 2007 , gjashtë  nga  fëmijët  jetimë  u  dëmshpërblyen  nga  shteti  i  Iowa  me  një  shumë  rreth  925.000  dollarë  për  dëmin  emocional  të  shkaktuar  nga  eksperimenti.

Burimi:Dyer, J.(2001) Ethics and Orphans: The “Monster Study “.

(psikologjia për të gjithë)                                                                                                           21/tetor/2016

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe