Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Sjelljet “toksike” në FAMILJE.

Disa  psikologe  sygjerojne  se  problemet  mendore  jane  shtuar  si  pasojë  e  nje  ndryshimi  të  thelle  kulturor  i  cili  reflektohet  ne  nje  stil  jete  te  prirur  drejt   konsumizmit, mungesa  e  inteligjences   emocionale, ndryshimit  te  shkalles  se   vlerave  dhe  veshtiresive  ne  ruajtjen  e  mardhenieve  interpersonale  të  qendrueshme.  Ata  konceptin  e  “ambjentit  menderisht  toksik”  të  propozuar  30  vjet  me  pare  e  transferuan  në  shëndetin  mendor.  Nga  ky  “mjedis  toksikik”  nuk  është  e  përjashtuar  as  Familja. Ajo  është  zakonisht  ambjenti  ku  fillon  gjithçka  dhe  ku  keto  sjellje  toksike  perseriten  ne  menyre  te  vazhdueshme.

Kur  jetojmë  ne  nje  mjedis  te  perbashket , nuk  i  shmangim  dot  konfliktet, por  gjithsesi  nuk  duhet  te  lejojme  qe  disa  sjellje  te  kushtezojne  dhe  transformojne  shtepine  ku  jetojme  ne  nje  mjedis  toksik  per  mendjen. Eshte  ne  loje  jeta  jone.

 Sjelljet  dhe  zakonet  qe  duhet  te  eleminojme  nga  shtepia  jonë.

1.Te  bertiturat.

Ato  fillojne  si  rastesisht  por  shndërrohen  ne  sjellje   te  vazhdueshme  dhe  normale. Ndodhin  si  pa  e  kuptuar. Nje  dite  bërtet  sepse  qellon  qe  nuk  te  kuptojne, nje  dite  sepse  mendon  se  nuk  te  dëgjojnë, nje  dite  tjeter  sepse  do  qe  te  kesh  medoemos  te  drejte . Keshtu  te  bertiturat  behen  si  buka  e  perditeshme. Ulerimat  mbartin  faren  e  dhunes. Ato  nxisin  deshiren  per  t’ju  imponuar  te  tjereve  vullnetin  tone  dhe  për  ti  nenshtruar. Pasojat  te  femijet  jane  akoma  dhe  me  te  rrezikshme. Ulerimat  ndaj  tyre  mund  te  alterojne  ne  menyre  domethenese  dhe  te  perhershme  strukturen  e  trurit  infantil  duke  influencuar  ne  integrimin  e   hemisferave . Kjo  mund  te  shkaktoje  probleme  me  personalitetin   dhe  te  influencoje  ekuilibrin  emocional. Si  zgjidhet  problemi ? Ne  shtepi  duhet  te  kemi  nje  rregull  te  thjeshte : mos  te  bertasim  asnjehere . Çdo  pjesetar  i  familjes  duhet  te  kujtoje  se  duke  bertitur  nuk  eshte  se  do  kete  me  shume  te  drejte. Eshte  e  rendesishme  te  kultivojme  empati  dhe  besueshmëri . Te  bertiturat   jane  gjithmone   shenje  e  paaftesise   se  kontrrollit   te   situates.

2. Armiqesia Nqse  sa  hyjme  ne  shtepi  ndjejme  sikur  na  rëndon  diçka  mbi  shpatulla, ka  shume  mundesi  te  perceptojme  fryme  armiqesie. Ka  shtepi  ne  te  cilat  mungon  entuziazmi, ku  personat  buzeqeshin  rralle  dhe  shfaqin  sjellje  zemerimi  a  thua  se  te  tjeret  jane  armiq. Ne  keto  shtepi  ku  mbizoteron  ligji  i  me  te  fortit,  veshtire  se  mund  te  relaksohesh,  dhe  te   ndjehesh  i  qete. Si  zgjidhet  problemi ? Kur  shtepia  behet  nje  fushe  beteje, nuk  ka  fitues. Humbasin  të  gjithë  sepse  nuk  ka  harmoni. Mbi  te  gjitha  duhet  te  fokusohemi  te  zgjidhjet  e  problemeve  sesa  te  kerkojme  fajtoret.

3.Drama. Ne  jete   mund  te  kalojme  momente  dramatike, por  kur  familja  e  gjitha  transformohet  ne  nje  drame  te  perditeshme, deshperimi, frustrimi  dhe  depresioni  hedhin  rrenje. Ne  pergjithesi  drama  vjen  nga  persona  qe  gjejne  nje  problem  per  çdo  zgjidhje , qe  perqendrohen  vetem  ne  aspektet  negative  te  jetes  dhe  ankohen  gjithë  kohës. Keta  persona  fillojne  te  kontaminojne  gjithe  familjen  duke  shperndare  keshtu  nje  fryme  pesimizmi. Si  zgjidhet  kjo ? Duke  adoptuar  nje  sjellje  pozitive, qe  nuk  do  te  jete  më  kontaminuese  dhe  do  te  kontrastoje  sjelljet  negative  te  te  tjereve. Eshte  e  rendesishme  t’ju   tregojme  ketyre   personave,  pa  i  sulmuar  dhe  kritikuar,  sesi  sjellja  e  tyre   demton  te  gjithe  dhe  krijon   nje   klime  emocionale  shume  negative.

4. Rremuja. Hapesira  ne  te  cilen  kalojme  shume  ore  gjate  dites  mund  te  influencoje  humorin  tone. Nje  hapesire  e  ç’organizuar  dhe  kaotike  mundet  te  na  sjelle  kaos  mendor. Eshte  nje  hapesire  jo  e  kendeshme  per  te  ndenjur  pasi  gjeneron  stres. Eshte  pare  qe  kur  kalojme  kohe  ne  mjedise  rremuje, truri  yne  ka  me  teper  veshtiresi  ne  perpunimin  e  informacionit  dhe  kjo  sjell  nje  ndjesi “mbingopje”  qe  influencon  negativisht  produktivitetin  tone  dhe  rrit  ankthin  dhe  stresin. Ky  konfuzion  nuk  i  referohet  vetem  hapesires  fizike, por  edhe  mungeses  se  rregullave  qe  garantojne  nje  bashkejetese  harmonike  mes  pjesetareve  te  familjes. Si  zgjidhet  kjo ? Eshte  e  rendesishme  qe  ne  çdo  shtepi  te  mbizoteroje  rregulli  dhe  te  kete  disa  rregulla  bashkejetese, qofte  dhe  jo  të  shprehura  hapur, por  qe  gjithseicili  te  dije  se  cilat  jane  limitet  qe  nuk  duhen  kapercyer.

5. Denigrimi. Nqse  brenda  ne  familje  nuk  çmohen  dhe  respektohen  te  gjithe  pjesetaret  e  saj, eshte  e  veshtire  qe  ata  te  arrijne  te  zhvillojne  nje  vetevleresim  te  mire  apo  te  kene  kurajon  e  duhur  per  te  perballuar  jeten. Ekzistojne  shume  forma  denigruese ; nga  mos  njohja  e  perpjekjeve  te  dikujt  deri  ne  minimizimin  e  suksesit   te  tjetrit  apo  dhe  injorimin  total. Në  disa  familje   krijohen  dinamika  shume  te  dëmshme  në  të  cilat  nje  nga  pjesetaret  e  saj  etiketohet  si  “delja  e  zezë” e  familjes.  Keto  dinamika  nuk  jane  negative  vetem  per  ate  qe  bejme  fajtor, por  edhe  per  pjesetaret  e  tjere,  duke  qene  qe  i  pengon  ata  te  marin  persiper  pergjegjesite  e  tyre  dhe  te  perparojne  si  persona. Si  zgjidhet  kjo ?  Çdo  person  eshte  unik  dhe  meriton  vleresim. Nuk  mund  te  pretendojme  kokrra  molle  nga  pema  e  pishes, por  duhet  te  mesojme  te  fokusohemi  te  pikat  e  forta  te  tij ; eshte  kjo  qe  e  ben  te  veçantë. Gjithsecili  sjell  rrezen  e  tij  ndriçuese. Duhet  te  gjejme  menyren  ta  ushqejme  kete  drite , jo  ta  shuajmë !

(psikologjia per te gjithe)                                                                             22/gusht/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe