Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Sindroma e Rebekës.Kur kalon përtej xhelozisë normale.

Në romanin “Rebeka, gruaja e parë” të Daphne du Maurier (që ka inspiruar më pas filmin me të njëjtin titull të Alfred Hitchcock), një vajzë e re martohet me një burrë të ve me emrin Maxim.

Maxim eshte ende i dashuruar me gruan e tij te pare Rebeken dhe vazhdon te sillet sipas deshirave te saj.Kjo sjellje i ngjall gruas se tij te re nje forme te rende obsesioni ndaj idese se Rebekes , derisa arrin ne çmenduri.

Sot me termin “Sindroma e Rebekes”  nënkuptojmë një xhelozi irracionale në lidhje me të kaluarën sentimentale të partnerit / es ; kjo ndjenjë përfundon duke e çuar personin në reagime impulsive, të tepruara dhe të papritura që mund të shkaktojnë grindje të dhunshme dhe per pasoje te destabilizojne ndonjehere dhe ne menyre te parikthyeshme ekuilibrin ne çift.

Një xhelozi e ekuilibruar, “e shëndetshme” është një ndjenjë normale dhe është pjesë e të gjitha marrëdhënieve në çift : rrjedh nga frika e humbjes së personit qe kemi në krah dhe në veçanti nga frika se dikush do të na e mare njeriun qe duam.. Pra, nëse është e pranishme në një mënyrë të ekuilibruar, është një ndjenjë e pershtateshme, një përbërës në bazën e çfaredo marrëdhënieje.Ndërsa Sindroma e Rebekës nuk është një formë e zakonshme xhelozie. Kjo ka tendence të bëhet e shfrenuar, duke çuar në mendime obsesive për një tradhëti të mundëshme dhe ndonjëherë edhe shpërthime të dhunshme të zemërimit.

Faktorë që mund të kontribuojne ne Sindromen e Rebekes. 

Faktorët që mund të na çojnë në mbingarkesë nga xhelozia retroaktive jane te shumte. Ndër kryesoret përmendim:

Një gjendje ankthi e përgjithësuar. Një person i cili paraqet një gjendje ankthi edhe në fusha të tjera të jetës (shoqëri, shkolle, punë, etj.) priret të perjetoje të njëjtin ankth në marrëdhëniet në çift. Në momentin kur ankthi është veçanërisht i vështirë për tu menaxhuar, xhelozia ka nje terren pjellor për t’u rritur dhe për t’u bërë një mani e vërtetë. Por ankthi, nuk bën gjë tjetër veçse na distancon nga partneri ynë.

Vetëvlerësim i ulët. Vetëvlerësimi i ulët shpesh shoqërohet nga një imazh i shtrembëruar i vetes dhe i të tjerëve: ne priremi t’i shohim të tjerët si persona plot me cilësi dhe pa defekte, ndërsa vetes i rendisim me shumë lehtësi defekte dhe eshte pothuajse e pamundur te gjejme qofte dhe një meritë të vetme.Prandaj, ata me vetëvlerësim të ulët, shohin ish partnerin e partneres së tyre “gabimisht” plot virtyte që mesiguri ai/ ajo nuk i ka. Kjo gje na ben edhe më të pasigurt për marrëdhënien tonë dhe të ndjejme nje xhelozi të pajustifikueshme.

Një traumë e së kaluarës. Një person i cili, në të kaluarën, ka jetuar një histori dashurie të komplikuar, me ndodhi veçanërisht të dhimbshme, mund ta mbajë ende atë plagë, atë traumë. Kush ndihet veçanërisht delikat brenda një marrëdhënie ka më shumë të ngjarë të bjerë në grackën e xhelozisë dhe është i bindur se përvojat e këqija të së kaluarës mund të përsëriten.

Xhelozi e  tepruar ; Çfare mund te bejme ? Xhelozitë e tepërta dhe të pakontrolluara mund të minojnë ekuilibrin e çiftit, duke destabilizuar të dy partnerët edhe pa pasur një justifikim real kjo xhelozi. Nëse njihni një nga faktorët e përmendur në paragrafin e mëparshëm, mund të jetë e dobishme të kontaktoni një ekspert,.. dikë që mund t’ju ndihmojë të kapërceni këtë moment të vështirë dhe të rikuperoni mirëqenien tuaj dhe të partnerit tuaj.

Ndërkohë, mos harro se :

Një pjesë thelbësore e një marrëdhënieje është pranimi i partnerit tuaj, i bagazhit te tij personal – përfshirë pra këtu të kaluarën e tij. Çdo person është fryt i ndërthurjes së përvojave të kaluara: dëshira për të ndarë përvojat e dikurshme nuk duhet të konsiderohet si një kërcënim, por një hap i rëndësishëm në ndërtimin e një marrëdhënieje të qëndrueshme.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe