Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Si të përmbajmë zemërimin !

Njerëzit  inatosen  për  hiç  mos  gjë, nga  motivi  më  banal  si; “kur  dikush  të  zë  parkimin“ deri  në  motive  më  serioze  si  padrejtesite  e  tmerrshme  te  kesaj  bote. Por  e  verteta  eshte  se  zakonisht inatosemi  per  motive  shume  banale . Pikerisht  per  kete  American Psychological Association (APA) ka  nje  seksion  qe  ja  dedikon  ekskluzivisht  kontrrollit  te  inatit. Eshte  interesante  te  shohim  sesi  propozimet  e  tyre  jane  shume  te  ngjashme  me  nje  nga  traktatet  antike  mbi  zemerimin  te  shkruajtur  nga  filozofi  stoik  Seneca.

Seneca  mendonte  se  inati  eshte  nje  “çmenduri  e   shkurtër” që  edhe  kur  eshte  e  justifikuar  si  ne  rastet  kur  shohim  nje  gjest  padrejtesie  apo  e  vuajme  vete  ne  kurriz , nuk  duhet  kurre  te  reagojme  me  inat  sepse  sipas  fjaleve  te  tij ;”emocione  te  tjera  influencojne  gjykimin  tone, por  inati  influencon  mbi  shendetin  tone  mendor, te  tjera  emocione  vijne  ne  formen  e  sulmeve  te  buta  qe  kalojne  pa  u  vene  re, por  mendja  e  njeriut  eshte  e  predispozuar  te  bjere  papritur  ne  zemerim“. Ky  filozof  i  referohej  faktit  se  ndryshe  nga  pjesa  tjeter  e  emocioneve , shpesh  intensiteti  me  te  cilin  ndjejme  zemërim, nuk  eshte  ne  proporcion  me  shkakun  qe  e  ka  gjeneruar.  Psh  nqse  do  fitojme  200  €  në  llotari  do  te  jemi  te  lumtur, por  nqse  do  te  ishin  500.000  mije  do  te  jemi  euforike. E  njejta  gje  vlen  edhe  per  humbjen. Permasa  e  trishtimit  apo  dhimbjes  do  te  varet  nga  niveli  i  humbjes  dhe  nga  rendesia  e  saj. Me  inatin  nuk  ndodh  keshtu. Zakonisht  reagojme  ne  menyre  te  ekzagjeruar, pavaresisht  nga  shkaku.

Rrjetet  sociale  jane  nje  mjet  perfekt  per  te  verifikuar  ate  qe  thoshte  Seneca  shume  shekuj  me  pare. Shume  njerez  reagojne  me  nje  zemerate  te  pamase  kundrejt  çdo  lloj  opinioni  qe  kalon  pertej  skemes  se  tyre  te  mendimit. Problemi  eshte  qe  inati  perveçse  ju  shkakton  nje  demtim  te  panevojshem  te  tjereve, demton  dhe  ata  qe  e  vuajne. Per  kete  situate  Seneca  thote : “inati  eshte  si  acid, mund  te  sjelle  me  shume  demtime  per  enen  qe  e  mban , sesa  per  vendin  ku  do  te  derdhet“

Ideja  e  Epiktetusit :  qendro  si  shkembi !

Lajmi  i  mire  eshte  qe  mund  te  mesojme  sesi  ta  zoterojme  kete  “çmenduri  te  shkurter.”Mund  te veme  ne  praktike  keshillen  e  nje  filozofi  tjeter  stoik  Epiktetus-it, qe  i  mesonte  nxenesit  e  tij  dhe  ju  thoshte: “mbani  mend  qe  jemi  ne  ata  qe  mundohemi  te  krijojme  veshtiresi  dhe  pengesa  vetes  tone ; jane  opinionet  tona ! – Per  shembull, çfarë  do  te  thotë  te  fyhesh ? Afrojuni  nje  shkembi  dhe  ofendojeni  ate. Çfare  fitoni? Nese  dikush  reagon  ndaj  fyerjeve  si  nje  shkemb, çfare  fiton  ai  qe  fyen  nga  fjalet  e  tij ?… Kishte  te  drejte. Megjithate  dihet  qe  nuk  jemi  prej  shkembi  dhe  qe  te  mund  te  mbajme  kete  lloj  qendrimi  ndaj  fyerjeve  duhet  kohe  dhe  mjaft  praktike, por  po  e  realizuam  nje  here  kete, gjerat  ndryshojne. Pjesa  me  interesante  eshte  se  kur  dikush  na  ofendon, por  ne  refuzojme  te  biem  ne “gracken” e  tij, ai  person  vazhdon  te  akumuloje  zemerim , nderkohe  qe  ne  ruajme  qetesine  tone  te  brendeshme. Praktikisht  eshte  si  te  refuzosh  nje “dhurate  te  padeshiruar” qe  mund  te  na  sjelle  vetem  demtime.

Natyrisht  do  kete  gjithmone  nga  ata  qe  thone  se  inati  eshte  nje  pergjigje  e  pershtateshme  ndaj  situatave  te  padrejta  dhe  qe  i  moderuar  mund  te  jete  nje  force  qe  na  motivon  te  reagojme. Sidoqofte  ky  diskutim  lind  zakonisht  nga  deshira  per  hakmarrje, nje  emocion  tjeter  qe  nuk  na  çon  ne  nje  perfundim  pozitiv, ose  nga  frustrimi  dhe  ndjenja  se  nuk  jemi  te  zotet  te  marim  kontrrollin  ne  dore, veçse  me  force  dhe  dhune. Persa  i  perket  inatit  te  moderuar  Seneca  thoshte  se  eshte  si  te  flasesh  per  derra  fluturues; thjesht  nuk  ekzistojne  te  tille. Zemerimi  kurre  nuk  mund  te  jete  i  moderuar. Kur  eshte  fjala  per  motivim  stoiket  preferojne  qe  ne  te  ndjehemi  te  motivuar  nga  emocione  pozitive , siç  eshte  psh  deshira  per  te  vene  drejtesi, per  te  ndihmuar  dike, apo  per  ta  bere  boten  nje  vend  me  te  mire. Nga  kjo  pikepamje  inati  nuk  eshte  i  nevojshem  dhe  ne  fakt  shpesh  na  bën  te  marim  vendime  te  gabuara. Kjo  nuk  do  te  thote  qe  duhet  te  ndihemi  keq  ne  momentin  qe  shfaqet  duke  qene  qe  eshte  nje  emocion  dhe  si  i  tille  duhet  pranuar, por  jo  detyrimisht  te  mberthehemi  pas  tij  dhe  ta  lemë  te  shtohet.

5  mënyra të  filozofëve  stoikë  për  t’u  marrë  me  zemerimin.

1)Bëni  meditimin  parandalues;– kjo  do  të  thotë  që  ju  duhet  të  mendoni  për  situatat  që  zakonisht  shkaktojnë  zemërim  tek  ju. Pra  vendosni  sesi  do  te  reagoni  kur  te  ndodhe  perseri. Shpesh  perdorimi  i  vizualizimit  eshte  nje  ndihme  e  madhe  sepse  do  t’ju  lejoje  te  menaxhoni  ate  emocion  në  një  kontekst  të  padëmshëm  dhe  më  vonë  kur  te  perseritet, nuk  do  ta  humbni  durimin  tuaj, por  do  të  dini  saktësisht  sesi  të  silleni. 2)Mesoni  te  dalloni  shenjat  e  para  te  zemerimit, ne  menyre  qe  te  mund  ti  ndaloni  ne  kohe. Nese  prisni  gjate, inati  do  shpertheje  dhe  nuk  do  te  jeni  ne  gjendje  ta  permbani  ate. Ndihmon  shume  ta  mendosh  inatin  si  re  te  erreta  ne  mendjen  tende,.. tani  jane  aty, por  nqse  nuk  kapesh  pas  tyre  ato  do  te  ndjekin  rrugen  e  tyre  te  shtyra  nga  era.3)Kultivoni  paqen  e  brendshme. Nëse je  në  paqe  me  veten, nëse  ndihesh  i qetë  dhe  paqësor, do  të  jetë  e  vështirë  për  tu  ndezur  inati  ne  zemer. Në  shumë  raste, inati  është  një shprehje  irritimi  dhe  zemërate  e  brendeshme, kështu  që  është  ne  dobine  tone  të  kultivojme  vazhdimisht  një  gjendje  relaksimi  dhe  qetësie  të  brendshme. Mos  harroni  se  një  mendje  e relaksuar  zakonisht  nuk  para  nevrikoset .

4)Praktikoni  distancimin  njohes, ate  qe  Seneca  e  quan “vonese”  pergjigjen. Do  te  thote  te  maresh  fryme  kur  duket  se  gjerat  po  rrezikojne  te  dalin  jashte  kontrrollit , kështu  që  ju  mund  të  krijoni  një  distance  psikologjike  nga  situata, që  ju  lejon  të  përgjigjeni  me  mençuri, në  vend  që  të  reagoni.5)Ndryshoni  trupin  tuaj  për  të  ndikuar  në  gjendjen  shpirtërore. Emocionet  ndikojne  ne  posturen  qe  marim, por  gjithashtu  mund  t’i  moderojme  emocionet  duke  ndryshuar  sjelljen  tone. Psh, në  shenjat  e  para  të  zemërimit, është  e përshtatshme  të  ulësh  zërin, të  provosh  të  marrësh  frymë  thellë  dhe  të  ecësh  më  ngadalë. Këto sinjale  të  vogla  do  t’i  tregojnë  trurit  tuaj  se  gjithçka  është  në  rregull  dhe  nuk  ka  nevojë  të përgjigjet  me  zemërim.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                             26/gusht/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe