Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Shpërndarje e padrejtë e suksesit dhe meritave .

Histori  si  kjo  hasen  shpesh, sidomos  në  fushen  profesionale.

Besoj  ju  ka  rastisur  te  jeni  përgatitur  mendërisht  dhe  shpirtërisht  të  bëheni  pjesë  e  një projekti  specifik. Një  pozicionin  i  shumëpritur  ky  për  të  cilin  ndjehesh  se  je  specialisti  i  duhur,  ke  kohë  qe  punon  mbi  këtë  tematikë  të  veçantë  dhe  mbi  të  gjitha  je  dhe  shumë  i  motivuar.  Të  gjithë (ose  pothuajse) mendojnë  se  je  ti  personi  ideal  që  mund  ta  realizosh  këtë  dhe  patjetër  do  të  besohet   ty  kjo  detyrë. Por  meqenëse  në  jetë  , jo  gjithçka  që  dëshiron   realizohet , kjo  mundësi  i  jepet  dikujt  tjetër.  Dikujt  tjeter  qe  nuk  nguron  aspak  ti  kërkoje  dhe  shfrytëzojë  si  ti  kishte  të  vetat , gjithë  materialet  për  të  cilat  ke  punuar  dhe  munduar  aq  shumë .

 Nuk  çuditesh  pse  nuk  ta  dhanë  këtë  mundësi , por  sepse  shikon  se  personi  i  përfshirë  në  vendin  tend  eshte  ai  qe  ka  patur  me  dhjetra  mundësi  të  tjera  dhe  me  parë .  Qe  ne  vitin  1968  sociologu  amerikan  Merton  e  quajti  kete  fenomen  , Efekti  Mateu (Matthew  Effect ) . Ky  efekt  e  mori  emrin  nga  nje  pjese  biblike  ku  thuhet : “ kush  ka  do  ti  jepet  akoma  dhe  do  kete  me  bollëk , ndërsa  kush  nuk  ka  do  ti  hiqet  dhe  ajo  pak  që  ka . Pavarësisht  sa  e  drejtë  apo  e  padrejtë  mund  të  duket  kjo  thënie , është  e  qartë  se  në  shumë  kontekste  (për  mos  të  thënë  në  të  gjitha ), ata  persona  që  arrijnë  disa  rezultate  vazhdojnë  të  tërheqin  vemendjen , nderkohe  qe  te  tjeret (sidomos  të  rinjtë) duhet  te  presin  rradhen  nen  hijen  e  ketyre  të  parëve.

Nen  driten  e  ketij  efekti  keta  tipat   qe  shfaqen  ngado  (si  fanti  spathi)  vleresohen  ne  maksimum  dhe  marin : nje  sasi  te  madhe  perfitimesh  materiale ( ekonomike, mundesi  te  reja , fitojnë  çmime)  si  dhe  jo  materiale (privilegje, konsiderata, besim, pushtet, simpati ).

Nga  ana  tjeter  ata  qe  rrine  ne  hije  perceptohen  si  me  pak  te  rendesishem  dhe  per  ta minimizohen , rrudhosen  apo  shuhen  fare  perfitimet, mundesite  dhe  meritat. Ne  raste  ekstreme  kush  ka  pak  “ zhvishet ” edhe  nga  ajo  pak  qe  i  perket  dhe  ne  menyre  paradoksale  i  jepet  atij  qe  ka  me  shume.

Keshtu  pra , pak  ne  menyre  te  vetedijshme  dhe  pak  ne  menyre  te  pavetedijshme  efekti  Mateu  vazhdon  te  influencoje  ne  shume  kontekste. Në  kontekstin  tonë  situata  është  katandisur  si  mos  më  keq…por  gjithesesi  kurajo  se  rrota  do  xhirojë  dhe  per   ne ! ..

Burimi:Merton, R. K. (1968) The  Matthew  Effect  in  Science . Jimenez, J.(2009) El efecto Mateo: Un concepto  psicologico.

( psikologjia  për  të  gjithë )

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe