Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Shkëputja  nga  Facebook,  zvogëlon  stresin  apo  e  rrit  atë?

Rrjetet  sociale  hynë  fuqishem  ne  jetën  tone , me  premtimin  se  do  të  na  krijonin  mundesinë  të  lidheshim  lehtë  me  të  gjithë  në  çdo  kohë. Në  thelb, ky  premtim  i  nënkuptuar  na  joshi  me  idenë se  nuk  do  të  ishim  më  kurrë  të  vetmuar. Premtuan  se  do  të  anullonin  në  çast  fantazmën  e  vetmisë  së  padëshiruar  që  prek  kohët  moderne  të  karakterizuara  nga  individualizimi.

Megjithatë, rrjetet  sociale  kanë  sjellë  me  vete  edhe  disa “efekte  negative” për  të  cilat  askush  nuk  na  paralajmëroi. Eric Vanman, një  profesor  i  psikologjisë  në  Universitetin  e  Queensland, e  kuptoi  këtë. Psikologu  thotë  se  ai  vete  kishte  10  vjet  qe  perdorte  Facebook – un  por, ndërkohë  qe  numri  i  miqve  në  internet  rritej, filloi  të  ndihej  i  “mbytur”  nga  presioni  social. Ndjeu  nevojën  të  shkëputej  nga  rrjeti  social  për  disa  ditë. Provoi  menjëherë  një  ndjesi  lehtësimi, por  me  kalimin  e  kohës  kjo  gjendje  iu  shnderrua  ne  një  ndjenjë  te  pakëndeshme; sikur  po  humbiste  diçka  të  rëndësishme. Kjo  ndjesi  e  bëri  të  hyje  përsëri, duke  rifilluar  sërish  ciklin. Vanman  më  vonë  foli  me  koleget  e  tij  psikologë  në  lidhje  me  këtë  situatë  dhe  zbuloi  se  po  ndodhte  pikërisht  e  njëjta  gjë  dhe  me  ta. Per  kete  arsye  vendosën  ta  thellojnë  pyetjen.

Largimi  nga  Facebook  redukton  nivelet  e  kortizolit, hormonit  të  stresit.

Hulumtuesit  rekrutuan  138  përdorues  aktivë  të  Facebook. Gjysmës  se  tyre  iu  kërkua  të  heqin  plotësisht  dore  nga  FB  për  5  ditë, ndërsa  gjysma  tjetër  vazhdonte  ta  perdorte  normalisht . Pjesëmarrësit  më  vonë  duhej  t’ju  përgjigjeshin  sondazheve  mbi  kënaqësitë  e  tyre  të  jetës, nivelit  të  stresit, humorit  dhe  vetmisë  që  ata  përjetonin, si  para  dhe  pas  eksperimentit. Gjithashtu  u  analizua  edhe  niveli  i  kortizolit, (tregues  fiziologjik  i  stresit), nepermjet  ekzaminimit  te  peshtymes. Psikologët  zbuluan  se  pushimi  i  shkurtër  nga  Facebook  pati  një  ndikim  pozitiv  në  nivelin  e  stresit. Personat  raportuan  se  ndiheshin  më  pak  të  stresuar  dhe  niveli  i  kortizolit  rezultoi  mjaft  i ulet  gjatë  ditëve  që  nuk  hynë  në  rrjetin  social. Eshte  shume  interesante  te  theksohet  se  keta  persona  kaluan  edhe  më  shumë  kohë  me  miqtë  e  tyre. E  kunderta  me  grupin  tjeter  që  mbeti  i  lidhur  me  rrjetin  social. Niveli  i  stresit  mbeti  i  qendrueshem. Këto  rezultate  na  bejne  të  pyesim: pse  Facebook  shkakton  stres?

Përbërësit  që  e  bëjnë  Facebook  një  “koktej  eksploziv”

Ky  nuk  është  studimi  i  parë  që  na  paralajmëron  për  rreziqet  e  fshehura  të  rrjeteve  sociale. Nga njëra  anë, rrjetet  sociale  ofrojnë  nje  fluks  perditesimesh  të  vazhdueshme, komente  dhe “pëlqime”  ndaj  te  cilave  behemi  te  varur. Kjo  gje  nxit  frikën  e  humbjes  së  asaj  që  po  ndodh, një  fenomen  i  njohur  si  FOMO (Fear of Missing Out), që  shkakton  ankth.Të   jetosh  duke  menduar  se  çfare  po   ndodh  ne  boten  dixhitale, krijon  nje  gjendje  angeshtie  te  ngjashme  si  ne  rastet  e  nje  vartesie  apo  nje  akthi  te  gjeneralizuar .

Një  studim  i  kryer  nga  Universiteti  i  Këlnit  i  hedh  me  teper  benzinë  zjarrit. Psikologët  këtu  kanë zbuluar  se  rrjetet  sociale  si  Facebook  ushqejnë  fenomenin e “konkurrences  sociale  në  rritje”; që  është  tendenca  e  krahasimit  me  ata  që “qëndrojnë  me  lart”, ku  suksesi  i  të  tjerëve  perjetohet  si  një  tregues  domethenes  i  dështimit  të  tyre. Ky  është  një  mekanizëm  shumë  i  rrezikshëm  që  nxit  zilinë  dhe  ndjenjen  e  inferioritetit.

Në  lidhje  me  këtë, Zygmunt  Bauman  tha  se  rrjetet  sociale  janë  një  kurth  sepse  ato  bejne  që “forca  motivuese  e  sjelljes  nuk  është  më  dëshira  pak  a  shumë  reale, për  të  qene  ne  nje  hap  me  të  tjerët, por  ideja  magjepsëse  dhe  deshperuese, për  të  arritur  nivelin  e  te  famshmëve. “ Kjo  është  një  përzierje  toksike  në  të  cilën  pritshmëri  te  tilla  shpesh  joreale  bien  vazhdimisht  ndesh  me  murin  e  ashpër  të  realitetit, duke  përkeqësuar  ndjenjën  e  dështimit, pazotesise  dhe  pakënaqësisë. Si  rrjedhoje, shumë  njerëz  ndjehen  të  papërshtatshëm, gjë  që  gjeneron  shqetësim  dhe  stres. Madje, një  tjetër  eksperiment  i  kryer në  Universitetin  Benedictine  në  Arizona  zbuloi  se “njohja” e  një  personi  fillimisht  në  Facebook  nuk  zvogëlon  stresin  në  kohën  e  takimit  ballë  për  ballë, por  përkundrazi  e  rrit  atë. Psikologët  thonë  se  kjo  ndodh  sepse  ne  krahasohemi  me  nje  person  i  cili  zakonisht  publikon  një  jetë  të  idealizuar  në  rrjetin  social  dhe  kjo  krijon  ndjesine  sikur  nuk  jemi  ne  lartesine  e  tij/saj.

Vlen  të  sqarohet  se  fenomeni  i  krahasimit  nuk  bazohet  vetëm  në  imazhet  që  të  tjerët  publikojnë  në  rrjetet  sociale, por  në  një  mekanizëm  edhe  më  negativ; ne  numrin  e “shperndaj” dhe “pëlqej”, diçka  që  shumë  e  marrin  si  një  simbol  te  drejtpërdrejtë  te  nivelit  te  pranimit  nga  shoqëria,  ekstroversionit  dhe  suksesit  në  jetë.

Pra  nuk  është  aspak  e  vështirë  të  lidhësh  pikat  dhe  të  kuptosh  pse  shkeputja  nga  Facebook  mund  të  zvogëlojë  nivelin  e  stresit  dhe  ankthit.. (te  pakten  disa  dite  ne  muaj )

(psikologjia per te gjithe)                                                                                                  5/shtator/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe