Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Shenja që iu përshtaten shumë personave që njoh.

Sindroma e Prokust – it vjen nga mitologjia greke. Prokusti ishte nje burre qe jetonte ne kodrat e Atikes. Udhetaret qe vinin nga rruge e larget ndaleshin ne Hanin e tij. Kur udhetari shtrihej per te fjetur Prokusti e lidhte në kater cepat e nje krevati hekuri. Nqse  trupi i viktimes ishte shume i madh, i priste pjeset  qe  dilnin  jashte  krevatit;  qe mund te ishin kembet ose koka. Nqse viktima ishte e vogel,e masakronte duke e goditur  me çekiç per ti zgjatur trupin.Thone se askush nuk ishte kurre sa permasat e krevatit sepse Prokusti kishte  dy shtreter; nje shume te madh dhe tjetrin shume te vogel.Keto rituale vazhduan deri ne momentin qe Teseo sfidoi Prokustin duke i thene te shtrihej ai per te  pare nëse permasat e tij përputheshin me ato te shtratit..Kur hanxhiu  u  shtri,Teseo e lidhi ne shtrat dhe perdori të njejtin  “mjekim” qe perdorte ai me bujtësit e gjore.

Ky mit iu referohet atyre njerzve qe  mundohen te denigrojne te gjithe ata qe i konsiderojne me te mire se veten.Prokusti iu priste koken,por keta persona perdorin poshterimin psikologjik,apo mashtrimin,per tu siguruar qe te tjeret te mos behen kercenim për ta. Ne vend qe te perpiqen te permiresojne dhe zhvillojne me shume aftesite e tyre,vendosin te kufizojne aftesite e te tjereve. Kush vuan nga kjo sindrome nuk arrin te konceptoje dot qe dikush mund te jete me i mire se ata, keshtuqe ne vend te sforcohet per tu zhvilluar,kerkon te limitoje te tjeret. Behet prepotent per te fshehur pasigurite e tij dhe ndjenjen e inferioritetit. Ky eshte dhe motivi per te cilin ndjehen te kercenuar nga dikush qe mund t’ua kaloje.Frika se mos humbasin pozicionin e tyre eshte ajo që i shtyn te pengojne te tjeret.Keta tipa reagojne duke u mbrojtur,shtremberojne realitetin ne  favor te tyre,jane  jo  tolerant ndaj te ndryshmes dhe marrin shume pergjegjesira ne menyre qe  te tjeret ti dallojne aftesite e tyre ne pune (të duken që punojnë) dhe  shprehin gjykime sikur te ishin te verteta absolute….

Ok! Tani që lexuat për Prokustin,dritë jeshile për çfardo konkluzioni ironik dhe jo si psh: – Mund ti vendosim  nofkën Prokusti ndonjërit që e meriton ; Nuk mjafton vetëm një Teseo per aq  shume Prokust – ëra që  ekzistojne rreth e rrotull. Narcizi i vjen anash Prokustit….e  keshtu me  rradhë.

(psikologjia për të gjithë)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe