Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Sa mund të zgjasë një psikoterapi ?

Zgjatja  e  psikoterapive  nuk  është  e  parashikueshme , por  ato  që  nuk  përfundojnë  kurrë  dhe  zgjasin  gjithë  jetën  ekzistojnë  vetëm  në   filmat  e  Woody  Allen.

Nuk  mund  të  përcaktohet  me  saktësi  koha  e  zgjatjes  së  psikoterapisë . Koha  e  zgjatjes  varet  nga  shumë  elementë  jo  krejtësisht  të  parashikueshëm :

  • Nga  personaliteti  i  personit  qe  i  drejtohet  psikologut
  • Nga  problematikat  e  tij
  • Mënyra  e  tij  e  elaborimit
  • Fushat  në  të   cilat  terapeuti  dhe  pacienti   vendosin  të  përqëndrohen.
  • Objektivat  që  vendosin  të  arrijnë.

Psikologet  me  eksperiencë  bien  dakord  dhe  pranojnë  se  pjesa  më  e  madhe  e  personave  ndjehen  mire  direkt  pas  vizites  se  pare  dhe  shfaqin  nje  permiresim  te  dukshem  mes  seances  se  shtate  dhe  te  dhjete.

Ne  fakt , studimet  mbi  efikasitetin  e  psikoterapise  kane  treguar  se  42%  e  personave  kane  nevoje nga  tre  ne  dhjete  vizita  dhe  vetem  1  ne  9  ka  nevoje  per  me  shume  se  20  sesione. Natyrisht qe  çrregullimet  me  komplekse  ose  kronike  kerkojne  nje  nderhyrje  me  te  gjate, prandaj  eshte  e  rendesishme  te  shkojme  te  psikologu  para  se  problemi  te  rrenjoset.

Nje  analize  e  udhehequr  ne  Vanderbilt  University  ka  treguar  qe  rezultatet  e  psikoterapise,  ne  krahasim  me  trajtimin  farmakologjik ,  janë  me  jetegjate  dhe  zakonisht  nuk  kerkojne  trajtime shtese  duke  qene  se  personat  perftojne  nje  seri  kompetencash  qe  bejne  te  mundur  te  vazhdojne  permiresimin  edhe  kur  trajtimi  ka  perfunduar.

Por  jo  gjithmonë  një  pacient  e  ka  të  nevojshme  një  psikoterapi . Ndonjëherë  një  konsultim  i  shkurtër  me  pak   seanca   është  i  mjaftueshëm. Psh. në  rastet  kur  bëhet  fjalë  për  një  orientim  në  zgjedhjen  e  një  degë  studimi  në  Universitet.  Një  psikoterapi  mund  te  zgjasë  ndoshta  dhe  më  tepër  se  një  vit, por  ato  që  nuk  mbarojnë   kurrë  dhe  zgjasin  gjithë   jetën  ekzistojnë   vetëm  në  filmat  e  Woody  Allen .

(psikologjia  për  të  gjithë )                                                                      29/tetor/2016

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe