Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Punën  e  sotme  mos  e  ler  për  nesër !

Edhe  pse  nuk  kishin  kurrfarë  njohurish  nga  psikologjia  dhe  shkencat  sociale  gjyshërit  tanë  na  kanë  këshilluar  gjithmonë; “Punën  e  sotme  mos  e  ler  për  nesër !”..paskan  patur  shumë  të  drejtë.

Të  shtysh  për  të  nesërmen  një  punë  qe  mund  ta  besh  sot  eshte  nje  zakon  shume  me  i  perhapur  nga  ç’mendohet. Shume  persona  ankohen  per  kete  gje. Pse  ndodh  kjo ? Dembelizmi  ndryshe  nga  ç’mund  të  mendohet , nuk  eshte  motivi  i  vertete. Pjesa  me  e  madhe  nxjerrin  justifikime  te  tipit : nuk  ja  kam  ngenë  tani, nuk  jam  shumë  në  humor,nuk  kam  shume  informacion  rreth  kësaj, kam  gjera  te  tjera  per  te  bere, ka  kohë, nuk  kam  pse  ngutem  etj. Te  gjitha  keto  jane  justifikime. Kush  i  shtyn  gjerat  “me  sot  e  me  nesër”  fsheh  nje  aspekt  karakterial  per  tu  analizuar. Mund  te  jete  rasti  i  frikës  per  tu  perballur  dhe  frikës  nga  pergjegjesite . Madje “psikologjia  e  voneses” fsheh  aspekte  akoma  dhe  më  radikale  te  karakterit  mes  te  cilave ; perfeksionizmi : – “nuk  leviz  pa  qenë  100%  i  sigurte , si  dhe  frika  e  deshtimit. Ai  qe  i  shtyn  gjithmone  gjerat  jeton  ne  “mbrojtje” dhe  duke  bere  keshtu  mbetet  peng  i  zvarritjes  se  gjerave  dhe  mos  arritjes  ne  nje  konkluzion  apo  perfundim. Me  kalimin  e  kohes  kjo  sjellje  e  ben  te  duket  ne  syte  e  te  tjereve  i  paafte,  “frikacak” dhe “kalama”.

Ndonjehere  tendenca  per  ti  zvarritur  gjerat  vjen  nga  konflikti  mes  detyres  dhe  deshires (kenaqesise).Nuk  heqim  dot  dore  nga  kenaqesite  qe  na  japin  aktivitetet  e  gezueshme  si  kinemaja,  kafenete  me  miqte, apo  rrjetet  sociale  dhe  e  shtyjme  per  neser  ate  detyre  qe  e  dime  se  duhet  ta  kishim  ralizuar  sot. Ka  dhe  njerez  qe  i  shtyjne  gjerat  edhe  pse  nuk  ju  perkushtohen  aktiviteteve  te  tjera. I  shtyjne  sepse  kjo  gje  iu  sjell  lehtësim. Ne  keto  raste  kjo  gje  vjen  pasi  keta  persona  e  shohin  jeten  e  tyre  te  mbushur  me  detyra  dhe  pergjegjesi  qe  mbysin  identitetin  e  tyre, dhe  rregulla  qe  frenojne  krijimtarinë  e  tyre. Per  t’a  shtyrja  eshte  nje  tentative  per  t’ju  larguar  kerkesave  qe  ata  mendojne  se  nuk  jane  ne  perputhje  me  idete  e  tyre  per  jeten…eshte  nje  forme  rrebelimi. Gjithsesi  kjo  forme  rrebelimi  eshte  e  papershtatshme  duke  qene  qe  heret  a  vone  gjerat  duhen  realizuar. Zgjidhja  me  e  ekuilibruar  eshte  te  bejme  nje  pakt  me  realitetin  dhe  me  ate  qe  na  kerkohet. Mundohemi  te  pakten  te  heqim  dore  nga  endrra  e  nje  jete  natyrale  dhe  spontane  qe  nuk  parashikon  disipline  apo  detyrime, rutine  apo  strukture  te  jashteme. Jo  vetem  qe  nje  jete  e  tille  nuk  ekziston, por  edhe  po  te  ekzistonte  do  te  ishte  nje  jete  e  mbushur  plot  me  prezencen  e  egoizmit  tone  dhe  e  zbrazur  nga  mungesa  e  te  tjereve .

Nderkohe  në  parathenien  e  librit  The Art  of  Taking  Action ; leksione  nga  psikologjia  japoneze  si  te  mos  i  shtyjme  gjerat  per  me  vone  autori  Gregg  Krech  tregon  se  sipas  shkrimeve  Zen  ekzistojne  4  lloje  kuajsh; I  pari  me  i  miri  eshte  ai  qe  i  bindet  vullnetit  te  kaloresit  para  se  te  shohe  hijen  e  kamzhikut. Tipi  i  dyte  ka  nevoje  t’a  shohe  per  te  reaguar, nderkohe  qe  i  treti  nis  te  vrapoje  sapo  ndjen  dhimbjen  ne  lekure. Ne  fund i  katerti  leviz  pasi  ka  ngrene  shume  here  goditje  dhe  dhimbja  i  ka  arritur  deri  ne  kocke…Kur  behet  fjale  per  t’u  hedhur  ne  veprim  po  ne  çfare  lloj  kali  jemi ?

(psikologjia per te gjithe)                                           31/korrik/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe