Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Prova e vërtetë e dashurisë.

Kur jemi të dashuruar, nuk është se ndjejmë nevojën të shohim ç’thonë manualet e dashurisë për këtë  gjendje. Nuk na bëhet shumë vonë as se çfare kane thene filozofet e greqise së lashte per dashurine dhe tre  format e saj te famshmeEROS (Unë > Tjetri) :Dashuria ( fizike & seksuale) e karakterizuar nga deshira per  te poseduar tjetrin .Une dua te zoteroj ty sepse je i imi. ”Dua ekskluzivisht të mirën time”. FILIA (Une = Tjetri) : Dashuri qe ndertohet mbi nje raport mardheniesh te lira , te barabarta, pa asnje fije posesioni.(Miqesia).Ti  dhe une jemi ne te njejtin plan.”Deshiroj te miren e te dyve”. AGAPE ( Une < Tjetri ) : Dashuri qe permban  nje dhurim total të vetes.(Mëshirplotë /universale, spirituale).Une te falem, perkushtohem krejtesisht ty. ”Per  mua eshte më e rendesishme e mira jote se imja“.

Sipas  kesaj  skeme  çdo  person  duhet  te  dije  ti  jetoje  keto  3 tipe  relacionesh  sipas  situates..Fatkeqesisht  nuk  eshte  keshtu. Pak  arrijne  te  ndertojne  raporte  te  lira  miqesie  pa  kerkuar  asgje  ne  shkembim. Eshte  gjithmone  e  më  e  rralle  te  gjesh  njerez  që  jetojne  “Perkushtim /dhurim” total  te  jetes  se  tyre  per  tjetrin. Te  gjithe  arrijne  te  jetojne  dimensionin  e  të dashuruarit  me  nje  dëshire  egoiste  per  posesion. Pikerisht  ketu  çalon  perqasja  jone  ndaj  dashurise  si  ndjenje.  Eshte  situata  kur  kjo  deshire  egoiste  shnderrohet  ne  posesion  absolut.  Kjo  ndjenje  nuk  reflekton  dashuri , por  nevojen  tone  per  kontrroll.Te  duash  dikë  do  të  thotë  ta  lesh  të  lirë, jo  ta  mbash  të  lidhur  pas  vetes

“Nje murg Budist ishte dite e nate ne kerkim te iluminimit . Ngado që shkonte merte gjithmone me vete nje statuje  te vogël të Budes që e kishte gdhendur vetë.Gjithë ditën  digjte incense para saj.E adhuronte Buden.Mberriti një  ditë ne nje fshat te qete ku vendosi te qendroje per ca  kohe.Qendroi ne nje tempull Budist plot me statuja,ku  nisi ngadalë zakonin e tij te perditshem.Digjte incense  perpara statujes se vogël,por nuk i pelqente shume qe  tymi qe digjte per statujen e tij te shkonte dhe te statujat  e tjera. Atehere i lindi nje ide; vendosi nje lloj hinke para  statujes ne menyre qe aroma ti arrinte vetem asaj.Pas  disa ditesh,vuri re qe hunda e statujes ishte nxire dhe  shemtuar per shkak te tymit te incenses “….

Kjo anekdote e thjeshte na tregon se çfare mund te na ndodhe kur na pushton posesiviteti.Nuk eshte fare çudi te kemi nje sjellje te ngjashme si ajo e murgut dhe ta “mbysim” pa dashje personin qe duam. Aspekti  me interesant perkundrejt kontrrollit,eshte se sa me shume e aplikojme aq me shume deshirojme ta perdorim  per gjithçka dhe kjo mund te beje qe situata te na rreshqase krejtesisht nga dora.Kerkojme te mbajme nen  kontrroll gjerat sepse kjo forme kontrrolli na ben te ndjehemi më të sigurte.Ngaterrojme dashurine me “vartesine  patologjike”. Ngjitemi (atashim) ne menyre te semure me personin qe dashurojmë.Kush eshte  posesiv tregon qe eshte i dobet dhe ka nje pasiguri te thelle relacionale qe e shpie ne nevojen per te  kontrrolluar tjetrin duke e mbajtur ngjitur pas vetes. Posesiviteti eshte nje gjendje thellesisht feminore. Femijet janë ata që duan të kenë gjithe vemendjen, perkujdesjen dhe dashurine prinderore, por për fat të keq kjo  gjendje mund te zgjasë edhe kur jemi te rritur. Personi ndjen një “çarje” te madhe pasigurie dhe kerkon  ta mbushe urgjentisht në kurriz te lirise se tjetrit.

Posesiviteti eshte diçka qe të pushton teresisht deri sa mund ti “marë  frymën” tjetrit. Ne nje lidhje te shendetshme, te gjate dhe te kenaqshme, duhet te vendosim mire distancen mes dy  personave.Kjo distance eshte e nje rendesie paresore,qe perfshin respektin dhe mbi te gjitha  “njohjen e tjetrit”.

…..Kur i thane se  ishte momenti ta linte te lire te dashuren qe mbante ne kafaz si nje plaçke dhe te  mendonte per ndjenjat e saj, ai u pergjigj ; – vetëm kështu jam i sigurte per ndjenjat e saj. Jam i sigurte qe ka  vetem mua dhe me dashuron vetem mua !! –  Jo… Nuk eshte kjo prova! – Hapja derën e kafazit dhe lëre të lirë të shkojë…Po nuk u largua tregon që të do vërtetë.”

(psikologjia per te gjithe)                                                                 22/prill/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe