Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Princesha që shndërroi rregullat.

  Princesha Merida është krejt si e ëma dhe ka marë shume pak nga i ati.Guximtare, e vendosur dhe e shpenguar ndaj rregullave te oborrit mbreteror, preferon me mirë te kaleroje dhe te gjuaj me hark,sesa te ulet ne tavoline gjithe nur, apo te kujdeset per floket e saj flak të kuq dhe te dendur. E detyruar te martohet me nje nga tre pretendentet qe perleshen per doren e saj,vendos ti shnderroje rregullat; vendos te luftoje dhe te  ndeshet ne duel me principe te tjera per t’a marrë ajo vete doren e saj. Shkelja e rregullave te tradites e zemëroi shumë nënën e saj.

Merida u arratis ne pyll nga deshperimi. Aty takoi nje shtrige te vjeter qe i ofroi zgjidhje problemeve te saj nepermjet magjise.Në vend që të qetesoje mosmarrveshjet me nënën, ilaçi magjik e shndërroi këtë të fundit në një ari, kafsha më e urryer nga babai luftarak,pasi vite më parë një ari i kishte shqyer njeren këmbë.Pas një serë aventurash, Merida u ribashkua me nënën e saj dhe, së bashku,arriten t’a thyejnë magjinë.Vajza arriti të ruaj pavarësinë e saj, duke u bërë trashëgimtare e mbretërisë pa patur nevojë të martohet me një  nga princat pretendues. “.

Kjo është një përmbledhje e shkurtër e ngjarjeve te filmit vizatimor dhe shume te famshem te Pixar; “Rebel-The Brave.” Tregimi,ka elemente që dihen: një vajzë që rebelohet kundër nënës dhe traditës së familjes, nje shtrige qe perkeqeson situaten me nje magji te çuditeshme, perpjekeje per te zgjidhur situaten dhe  konkluzioni perfundimtar me happy end .

Perveç  ketyre  karakteristikave qe mund te gjenden lehtesisht dhe ne shume tregime te tjera, kjo histori,fsheh mjaft elemente origjinal qe lejojne ta lexojme te gjithën ne nje menyre shume me te thelle nga ç’shfaqet. Pasazhi me i rendesishem eshte kur Merida vendos te marrë pjese ne perleshje per te fituar doren e saj ajo  vete.Vajza nuk dëshiron ti verdallosen pretendentet,dhe ta joshin per të “fituar” dashurinë e saj. Ajo dëshiron të dëshmojë se është ajo më e mira në “pushtimin” e vetvetes. Ajo është e gatshme të përfshihet,dhe të rrezikoje,për t’ju treguar të gjithëve se është e pathyeshme në një disiplinë që ajo e njeh shumë mirë: “të duash veten.”

Po sikur të përpiqemi të bëjmë të gjithë të njëjtën gjë çdo ditë? A do të na dukej e çuditshme?

Shpesh e konsiderojmë si të mirëqenë që disa sjellje nga natyra e tyre duhet të drejtohen per se jashtemi  dhe detyrimisht te kenaqin nje person tjeter. Ndonjëherë,disa veprime duhet të drejtohen drejt nesh dhe botës sonë të brendshme.

Në histori, Merida hedh poshtë joshjen e rruges së thjeshtë, atë të dorëzimit ndaj miresjelljes së princerve për të trashëguar mbretërinë e saj dhe një jetë rehatie mbrojtjeje dhe privilegjesh. Tek ajo shohim vendosmerine e një personi të shtyrë nga kurioziteti për të kuptuar kufijtë e saj, çfarë do bëhet dhe çfarë roli do marrë. Vajza tregon qëndrueshmëri në përpjekjen për të pushtuar gjënë më të vështirë në botë: vetë tërësinë e saj unike dhe të pa imitueshme si  person. Duke vepruar kështu, ajo nuk do të ketë më nevojë për një princ që ta mbrojë për të qeverisur mbretërinë e saj. Ajo mund ta bëjë këtë mjaft mire vetëm.

Joshja,miresjellja,zotërimi, të bërit pë vete, jane te gjitha sjellje qe jemi mesuar ti drejtojme ndaj personave te tjere ose qe presim qe te tjeret te na i drejtojne, por a kemi provuar ndonjehere te joshim apo te pushtojme veten ? 

Brenda çdo personi “jetojnë” aspekte, deshira, instikte te ndryshme,.. Brenda nesh levizin pjese qe i mbajme te  fshehta dhe i pengojme te shfaqen, sepse kemi frike se do na gjykojne keq, sepse i konsiderojme shume te  dobeta dhe madje te rrezikshme.

Te provojme te joshim  vetveten do te thote t’ju drejtohemi pikerisht ketyre pjeseve tona jo te rehateshme. T’ju flasesh me embelsi ketyre aspekteve tona qe nuk jane mbizoteruese,por ekzistojne dhe ne nje fare menyre  levizin energjite tona,do te thote te zvogelojme distancen me veten tone,duke u perpjekur te arrijme ate  brendesi qe na ben me te forte e me te sigurte. Do te thote dhe shpesh nuk eshte e thjeshte,ti besosh asaj  qe ndjejme brenda nesh.

Si  mund  ta  bejme  kete ?

 Kur provojme te bejme per vete dikë,tentojme te shfaqim anen tone me te mire,duke kerkuar ne te njejten  kohe,te nxisim kuriozitetin dhe vemendjen e tjetrit. Pikerisht kurioziteti eshte nje instrument relacional kaq i  fuqishem qe duhet shpesh ta drejtojme drejt pjeses tone te brendeshme.Kur na pelqen dikush i bejme  komplimente edhe duke thene nje gjë të thjeshtë : “je i bukur /e bukur”.Provojme te bejme te njejten gje drejt atyre pjeseve tona qe fshehim, qe duket sikur nuk na pelqejne,por qe shpesh na dhurojne kenaqesi te vogla. I japim hapesire ne menyren e duhur atij agresiviteti qe ndjejme se na frikeson, atij perversioni te vogel qe  kerkon ta marim ne konsiderate, ate mëkatin e vockel qe prej kohesh po na rri mbi koke. Joshje do te thote  te konsiderosh veten.Nje  fraze e perdorur shpesh thote se “per te dashur te tjeret,duhet te duam veten në rradhë të parë. Ekuacion i thjeshte sa dhe i vertete,te cilit mund ti shtojme qe para se te  “zoterojme tjetrin  ,ose te presim qe tjetri te provoje ta bej per ne,duhet te mesojme te “pelqejme dhe fitojme” personin qe mire keq ,do na beje shoqeri per gjithe jeten; veten tonë”  .

Ne  kete  pike  mund  ta  qeverisim  vete  mbreterine  tone, pa  patur  nevoje qe tjetri te na “fitojë” ose  mbroje, por duke i lene nese deshirojme lirine te na vizitoje.

“Disa  thone  se  fati  nuk  komandohet,qe fati nuk eshte nje gje e jona. Por une e di qe nuk eshte  keshtu.Fati yne jeton tek ne. Nevojitet vetem guxim per ta parë ”. – Merida, Rrebelja – 

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe