Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Përse njerëzit e veçantë ngjallin bezdi? (Sindroma e lulëkuqes së gjatë.)

Sundimtari i Korinthit, Periandro dërgoi një lajmëtar te Trasibulo, sundimtar i Miletit, për ta pyetur se si mund të qeveriste më mirë qytetin e tij.Trasibulo e shpuri lajmëtarin jashtë qytetit në një fushë të mbjellë. Ndërsa shëtiste nëpër grurë, pyeste veten pse  lajmëtari i kishte ardhur pikërisht atij. Duke  thënë e stërthënë përgjigjen me vete ,filloi të priste kallëzat më të gjata të grurit që i dilte përpara dhe vetem kur pa që kishte shkatërruar pjesën më të mire të të mbjellave…

Si përfundim ai vendosi të mos thoshte asgjë dhe e dërgoi mbrapsh lajmëtarin. Kur i dërguari u kthye në Korinth, Periandro donte të dinte se çfarë këshillash i kishte sjellë, por lajmëtari i tha që Trasibulo nuk i kishte thënë asgjë,madje shtoi se ai ishte një njeri i çuditshëm, një i çmendur dhe shkatërrues i pasurive të tij. Ai i tregoi Periandros atë çfarë kishte parë. Sidoqoftë, Periandro ndjeu se një këshillë e nënkuptuar fshihej në sjelljen e Trasibulo: – duhej të vriste të gjithë ata që kishin ndikim tek të tjerët ose aftësi të jashtëzakonshme. E pikërisht me këtë sjellje u transformua në tiranin që njeh historia. Kjo rrefenje e Herodotit e rimare nga Aristoteli.inspiroi atë që në shume vende anglosaksone njihet si “sindroma  e lulëkuqes së gjatë”

Çfarë është sindroma e lulëkuqes së gjatë?

Sindroma e lulekuqes se gjatë (Tall Poppy Syndrome) prek ata persona qe dallojnë nga shumica, per aftesite e tyre te mira, cilesite e shkelqyera, apo  arritje të mëdha. E lidhur me sindromen e Prokuste, eshte quajtur sindroma e lulekuqes se gjate ,pasi te gjitha bimet duhet te rriten me te njejten shpejtesi dhe lartësi, sepse atyre qe rriten shume shpejt iu shkurtohet gjatesia. Në të njëjtën mënyrë ,ne grupe apo shoqeri qe promovojne principe njehsuese,te dalesh mbi mesatren kondsiderohet antisociale sepse shkon kunder kultures dominante. Si rrjedhoje keta persona ngjallin tek te tjeret ndjesi armiqesie qe mund te shkojne ne sjellje dhe ide agresive me gjasa deri ne eleminim. Gjithashtu sindroma e lulekuqes se gjate, nxit deshiren per te shtypur fituesit apo personat e jashtezakonshem ne menyre qe te jene si  shumica.

Përse njerezit e jashtezakonshem ngjallin bezdi?

Sipas  sociologut gjerman Max Weber, ne disa grupe sociale te arrish prestigj dhe pushtet eshte e pamundur,keshtuqe shpesh lind tendenca  ti sulmosh “lulekuqet e gjata” .Praktikisht,ne keto grupe ekziston vetem nje lloj prestigji i limituar qe duhet te ndahet mes anetareve, pra nje lloj vemendje specifike,autoriteti dhe burimesh. Sipas teorise se tij,derisa dikush të dalë në pah,duhet dikush tjeter te bjere,pasi vetem keshtu mbahet ekuilibri. Prandaj nje person prestigjoz,i talentuar apo i suksesshem shihet si nje pengese per te tjeret dhe si rrejedhoje ka  gjasa qe grupi te bej gjithçka qe ka ne dore per te reduktuar fuqine apo suksesin e  tij.

“Sindroma e lulekuqes se gjatë” mund te gjendet ne çdo kontekst .Edhe pse eshte me e zakonshme ne ambjentet e punes apo në shkolle,ajo mund te shfaqet edhe në familje.

Gjatë historisë, shumë pionierë në fusha të ndryshme të shkencës janë konsideruar “lulekuqe të gjata” dhe komuniteti shkencor i ka luftuar zbulimet dhe teoritë e tyre.Përtej dinamikes sociale që priret të shtypë njerëzit që shkëlqejnë shumë, e vërteta është se sindroma e lulekuqes së gjatë nuk reduktohet në një fenomen shoqëror, por ka rrënjë të thella psikologjike.

Disa njerëz e kanë të vështirë të vlerësojnë vërtete rezultatet ose cilësitë e të tjerëve pa i patur zili.Problemi është se njerëzit që shquhen mes te tjereve,mund të perceptohen si  rrezik për egon e atyre që nuk ndjehen  ne lartesine e duhur. Pra, për t’i kursyer  vetes vuajtjen nga vetëvlerësimi i ulet, këta njerëz përpiqen ta shtypin tjetrin në disa mënyra;

  • Injorojnë suksesin me fraza si: “ ka fat”
  • Nenvleftesojnë aftesite dhe punen e madhe te tjetrit.
  • Gjejnë gabime te paperfillshme apo deshtime te parendesishme ne vend qe ta pergezojne tjeterin per arritjet e rendesishme..
  • Refuzojne te bashkepunojne,ne menyre qe ky person te mos kete sukses.
  • Vendosin shkopinj nen rrota.
  • Kritikojnë çdo hap qe hedh tjetri per ta minimizuar vleren e tij.
  •  Vënë ne dukje fusha ne te cilat personi nuk eshte dhe aq i zoti,ne menyre qe te rrisin vlerat apo rezultatet e veta .

Pasojat e sindromes se lulekuqes se gjate.

Dy studime pranë universitetit të Waikato e Canterbury  kanë  zbuluar se një kulturë që karakterizohet nga “sindroma e lulëkuqes së gjatë” mund të shkaktojë një ulje të rendimentit mesatar në 20%.Këta psikologë konfirmuan gjithashtu se personat që vuajnë nga këto sjellje mund të shfaqin :

  • Frikë  të shquhen mbi të tjerët,pasi shohin që kjo gjë nuk mirëpritet.
  • Pasiguri personale,pasi nuk mund të shfaqen siç janë në realitet.
  • Vetëizolim, pasi përgjithësisht mbyllen  në vetvete  nga frika e refuzimit dhe kritikës.
  • Vetëvlerësim i ulët dhe hezitim për të ndarë rezultatet e tyre me të tjerët..

Si rrjedhojë ekuilibri mendor i ketyre personave lëkundet dhe kanë probabilitet të vuajnë nga depresioni dhe ankthi.

Çfarë duhet bërë ? Eshtë e nevojshme të ndërrojmë mentalitet.

“Nuk mund të forcohet dikush duke dobësuar dikë tjetër; dhe nuk mund të rrisim gjatësinë e një xhuxhi,duke prerë këmbët e një gjigandi.” Për t’i dhënë fund sindromës  së lulekuqes së gjatë duhet të kuptojmë se krahasimet janë të panevojshme dhe joproduktive. Ne të gjithë jemi të ndryshëm dhe shkëlqejmë me dritën tonë. Duhet të kuptojmë se të gjithë kemi limite dhe nuk është e nevojshme të arrijme atje ku janë të tjerët. Gjithesecili nga ne  duhet të kërkojë udhetimin drejt lumturisë, jo  drejt suksesit.Duhet të jemi mirënjohës që jemi të ndryshëm, jo ta shohim si rrezik. Vetëm duke ndryshuar mentalitetin, si në nivelin  personal ashtu dhe  në atë shoqëror, mund ta lejojmë  që çdo lulekuqe të rritet me ritmin e vet dhe të arrijë atje ku dëshiron të shkojë.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe