Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Përqafo një pemë !

Nje  motiv  i  shkelqyer  per  t’ia  mbathur  kur  na  jepet  mundësia  në  parkun  më  të  afërt (megjithëse  në  Tiranë  një  të  vetëm  kemi) është  “silvoterapia” .

Ke  perqafuar  ndonjehere  një  pemë ? Nqse  nuk  të  ka  rastisur  ndonjeherë, duhet  t’a  provosh. Motivet  për  t’a  bërë  jane  te  shumta. Sipas  studimeve  te  perqafosh  pemet  eshte  nje  terapi  realisht  e  vertete. Kontakti  me  natyren  ul  nivelin  e  ankthit  dhe  stresit, ndihmon  frymëmarjen  dhe  favorizon  relaksimin. Çlirohu  plotesisht  dhe  zbulo  si  te  perfitosh  te  mirat  e  nje  perqafimi  green.

VENDI  I  DUHUR – Pemë  mund  te  kete  gjithandej ,(ndoshta  dhe  jo ) por  zgjedhja  e  vendit  ne  kete  rast  eshte  thelbesore. Mund  te  shkojme  ne  nje  pyll  afer  zones  ku  banojme. Megjithate  e  fillojme  me  shfrytezimin  e  nje  pushimi  per  te  shkuar  ne  park; e  rendesishme  eshte  qe  te  jete  nje  zone  me  jeshillek  dhe  pa  shume  njerez , qe  na  jep  nje   ndjesi  paqeje  dhe  qetesie.

HAP  PAS  HAPI – Ne  Japoni  psh  quhet  shinrin – yoku ; shëtitja  ne  pyll  na  fut  ne  nje  atmosfere  krejtesisht  ndryshe. Ndertimet  dhe  trafiku  i  lenë  vendin  lendinave  dhe  pemeve.Veshtrimi  eshte  i  lire  te  shkoje  ne  çdo  drejtim. Rezultati  eshte  nje  ndjesi  e  menjehersheme  kenaqesie.

ME  TE  GJITHA  SHQISAT.- Hap  pas  hapi , perqendrohu  te  levizja  e  trupit  tend. Ushtrohu  të  perceptosh  tingujt  perreth; nga  cicerimat  e  zogjve  te  feshferima  e  gjetheve . A  e  di  qe  ecja  Zen  eshte  një  teknike  meditimi  aktiv ? Ec  ngadale,  i  perqendruar , ji  totalisht  prezent aty.

PEMA   JOTE –  A  e  ke  fiksuar  nje  peme ? Afroju. Preke  levozhgen, perkedheli  gjethet  dhe  provo  te  perceptosh  ndjesine  në  gishta. Meri  ere  drurit. Mbylli  syte  dhe  mer  fryme  thelle. Mer  pak  kohe  te  ndjesh  prezencen  imponuese  dhe  te  palevizshme  te  pemes  qe  ke  prane. Edhe  pse  eshte  e  heshtur, çdo  peme  është  e  gjallë  si  ne.

PERQAFOJE ! –  Rrethoje  trungun  me  krahe  dhe  afrohu   butesisht  ne  siperfaqen  e  ashper  te  levozhges. Nuk  presim  te  ndodhe  asgje , thjesht   relaksohu  dhe  vazhdo  te  maresh  fryme  duke  degjuar  emocionet  qe  ndjen. Gjate  jetes  se  perditeshme  nuk  kemi  mundesi  te  eksperimentojme  me  te  gjitha  shqisat  dhe  te  ndalemi  te  ndjejme  kontaktin  epidermik, te  nuhasim  aromat  apo  te  mbyllim  syte  dhe  te  perhumbemi  ne   qetesi.

LAMTUMIRE   ANKTHIT – Mbeshtete  shpinen  te  trungu , ndjej  sa  i  forte  eshte  dhe  sesi  te  mban. Mer  fryme  thelle…..

Sipas  te  dhenave  te  studimit  “Influence  of  Forest  Therapy  on  Cardiovascular  Relaxation  in  Young  Adults “; ecja  ne  natyre  ndihmon   kë   eshte  në  depresion,  pakëson  mendimet  negative  dhe  ul  nivelin  e  stresit  duke  sjelle  lehtesim  te  dhimbjes  se  kokes  dhe  gjendjes  se  ankthit. Duke  perqafuar  nje  peme  rikontaktojmë  instiktin  tone  primar : trupi  relaksohet  dhe  mendja  lehtesohet. Nje  dhurate  e  vogel  per  qetesine  tone  mendore  per  t’u  perdorur  si  strategji  antistres. bashkë  me  fëmijët, shokët, miqtë…

         (psikologjia për të gjithë)                                                                      30/maj/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe