Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Përgatit një çaj , kur nuk di çfarë të bësh !

Ka  momente  kur  ndjehemi  konfuz , te  stresuar , te  çorientuar , te  lodhur  dhe  nuk  dime  çfare  te  bejme ? Mos  u  nxitoni ! Nje  zgjidhje  e  thjeshte  eshte: “kur  nuk  dini  çfarë  të  bëni, përgatisni një çaj.”

Në Irlandë dhe në pjesën më të madhe të Britanisë së Madhe, njerëzit pergatisin nje çaj kur kanë nevojë për një pushim. Në vendet aziatike, çaji është lartesuar në një pije kult. Ceremonia për përgatitjen dhe shërbimin e çajit nënkupton një pushim në jetën e përditshme për të disiplinuar mendjen dhe për të qetësuar zemrën. Kaq shumë njerëz ndër shekuj nuk mund të kenë gabuar me kete zgjedhje, kështu që  mund ta përfshijmë këtë ritual në jetën tonë të përditshme për të gjetur qetësinë e nevojshme ne  menyre qe te marim vendimet e duhura.

Çaji i nxehtë ka efekte surprizuese mbi sjelljen dhe  humorin  tonë. Shkenca e  konfirmon  këtë. Një studim i kryer në Universitetin Yale zbuloi se akti i thjeshtë i mbajtjes në duar të një filxhani me pije të nxehtë na bën më bujar, më të hapur.Kjo  gjë  nuk  ndodh  kur  filxhani  është  i  ftohtë. Ky veprim na bën  ti  shohim  të  panjohurit  si  njerëz  më  të  ngrohtë, më  miqësorë  dhe  më të hapur. Çelësi  qëndron  në  asocacionin e pavetëdijshem  që  bëjmë  midis  ngrohtësisë  fizike  dhe  emocionale. Në  praktikë, ngrohtësia e  një  filxhani  çaji  na  bën  të  ndihemi  më  rehat, thyen  barrierat  tona psikologjike  dhe na  nxit  t’ju  afrohemi  me  shume  te  tjereve.

Nga ana tjetër, i  njëjti  ritual i çajit  na  jep  komfort psikologjik. Një  studim  i kryer në  Universitetin  e  Harvardit ka  treguar  se  ritualet  që bejme  pas  nje  ngjarje të trishtuar na ndihmojnë të lehtësojmë dhimbjen, ndërsa ato që kryejmë  kur ndihemi  të stresuar na  ndihmojnë  të ulim  ankthin dhe të  krijojmë besim tek vetja . Nqse e ndjekim ritualin e pergatitjes dhe sherbimit te  çajit eshte  si  te  praktikojmë  një  qëndrim  mindfulness  që  të largon nga problemet. Në këtë mënyrë mund  të  krijojme  një  distancë  psikologjike që  na  ndihmon  ta  shohim  situatën  nga  nje  tjetër perspektive. Në  fakt, ceremonia  e  çajit  në  vendet  aziatike  perfaqeson  një  hap  në  jetën  e  përditeshme  për  të vlerësuar  bukurinë  dhe  thjeshtësinë. Eshtë  një  veprim  sa  i  thjeshtë  aq  dhe  i  jashtëzakonshëm  e  me  një  simbolizëm  të  fortë. Nuk  është  rastësi  që  ceremonia  japoneze  e  çajit, më  e  famshmja  në  botë, frymëzohet  nga  Budizmi  Zen  dhe  eshte  zhvilluar  si  praktikë  shpirtërore  që  lehtëson  ndryshimin. Është  një  ndihmë  meditimi  për  të  mësuar  të  vlerësojmë  gjërat  e  vogla  në  jetë  dhe  për  të  përqafuar  qetësinë, thjeshtesine  dhe  kontrollin.

Natyrisht, pergatitja e çajit  nuk  mund  ti  zhdukë  papritur problemet  tona, por mund  të  na  ndihmojë të  gjejmë  paqen  e  brendëshme  që  na nevojitet  për  t’u  perballur  me  vështirësite  e  ditës  dhe  për  të  marrë vendime  më  të  mira. Eshtë  një  pushim  i  vogel  qe   ndalon  vrrullin dhe kaosin e mendimeve dhe na ndihmon të vendosim rregull në mendjen tonë. Nëse mësohemi ta shijojmë këtë ritual të thjeshtë, do na ndihmojë të eliminojmë pak stres nga jeta jonë e përditëshme.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                19/Mars/2019

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe