Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Pagjumësia nuk është mungesë gjumi,por ekzagjerim i gjithçkaje tjetër…

Amerikani  Randy  Gardner  mban  rekordin  botëror  për  numrin  e  orëve  pa  gjumë, pa  ndihmën  e  asnjë  stimuluesi. Ai  arriti  të  qëndroje  zgjuar  për  plot  264.4  orë  që  jane  11 ditë  e  24 minuta. Ne  fillim  ideja  (me  kete  eksperiment)  ishte  te  tregonin  se  privimi  nga  gjumi  nuk  ka  ndonje  efekt  veçanerisht  te  rende , por  sigurisht  qe  parashikimet  rezultuan  krejtesisht  te  gabuara. Pagjumesia  jo  vetem  qe  sjell  nje  lodhje  ekstreme , por  shkakton  dhe  efekte  shume  te  demshme  ne  tru. I  riu  Gardner  vuajti  pikerisht  nga  paranoja, halucinacionet, çrregullime  te  humorit  dhe  shume  probleme  te  tjera  psikologjike (nje  pjese  te  se  cilave  as  qe  nuk  mundi  ti  vinte  re ; tjeter  efekt  ky  i  mungeses  se  gjumit !)

Ja  se  cilat  jane  10  nga  efektet  me  negative  domethenese  qe  ka  mbi  psiqiken  tone  pagjumesia.

1.Nje  tru  i  lodhur  punon me  shume  veshtiresi. Truri  qe  ka  qendruar  zgjuar  per  shume  ore  rradhazi  eshte  me  pak  efiçent, keshtuqe  edhe  perpara  nje  detyre  te  thjeshte, duhet  te  punoje  shume  me  teper. Per  shkak  te  mungeses  se  pushimit, truri  kerkon  shume  me  teper  energji  se  zakonisht .

2.Working  memory (memorja  e  punes  e  pashfrytezueshme).Kjo  eshte  nje  forme  magazinimi  dhe  nje  perpunim  primar  i  informacionit  qe  hyn  ne  trurin  tone. Kjo  lloj  memorje  na  lejon  te  kujtojme  nje  nr. telefoni  që  sapo  na  e  kane  thene, listen  e  pazarit  qe  sapo  e  kemi  lexuar, pra  ate  qe  jemi  duke  bere  ne  momentin  e  tanishem. Pagjumesia  shkakton  nje  përkeqesim  te  dukshem  te  kesaj  aftesie. Ne  nje  nga  11  ditet  e  qendrimit  pa  gjume  Rend-it  ju  kerkua  te  numeronte  mbrapsh  nga  100  duke  zbritur  7  numra. Ngeli  te  65  dhe  pyeti  se  pse  vallë  ishte  duke  numeruar..

3. Memorje  afatgjate  jo  te  mire. Gjumi  luan  rol  te  rendesishem  ne  forcimin  e  informacioneve  qe  marim  gjate  dites. Nderkohe  qe  fleme  truri  yne  vendos  rregull, integron dhe  ju  jep  sens  atyre  qe  kemi  pare  dhe  degjuar  gjate  dites. Pra  konsolidon  gjithe  nocionet  qe  kemi  mesuar. Pagjumesia  e  nderpret  kete  proçes  dhe  si  pasoje  informacionet  qe  kemi  marre  nuk  kane  mundesi  te  mbeten  ne  memorje.

4.Ulje  te  vemendjes. Krijesat  njerezore  kur  jane  ne  forme  te  mire , kane  aftesi  te  shkelqyera  perqendrimi  dhe  vemendje. Njerzit  arrijne  te  dallojne  nje  ze  ne  mes  qindra  zerave  te  tjere , fokusohen  ne  nje  pike  nderkohe  qe  kane  rrotull  me  qindra  ngacmime  shperqendruese. Arrijne  te  dallojne  objekte  mikroskopike. Pagjumesia  sjell  nje  ulje  drastike  te  vigjilences, nje  veshtiresi  te  jashtezakonshme  ndaj  stimujve  sensorial  dhe  ulje  te  aftesise  per  tu  perqendruar. (Prandaj jemi  gjithmone te  shperqendruar  kur  jemi  te  pergjumur..)

5.Aftesia  per  te  planifikuar  mungon Pas  36  oreve  zgjuar,  aftesia  per  te  programuar (vendosur  kur  dhe  si  te  fillojme  dhe  perfundojme  nje  aktivitet)  erresohet. Personat  shume  te  lodhur  ndjehen  te  hutuar  ose  si  te  mjegulluar  ne  koken  e  tyre,  gje  qe  nuk  i  lejon  te  arrijne  te  marin  nje  vendim.

6.Perseritje  e  zakoneve. Duke  qene  se  te  ndenjurit  pa  gjume  veshtireson  planifikimin  e  aktiviteteve  te  reja, rrjedhimisht  truri  yne  do  vazhdoje  te  beje  ato  gjera  qe  ka  mesuar  me  pare  dhe  qe  i  jane  bere  automatike ; pra  do  vazhdoje  ti  perserise  vazhdimisht  te  njejtat  gjera.

7.Levizje  dhe  zgjedhje  te  rrezikshme.  Kushdo qe  ka  luajtur  poker  pergjate  gjithe  nates  i  njeh  mire  efektet e rrezikshme  qe  ka  pagjumesia  mbi  perceptimin  e  rrezikut. Vjen  nje  pike  qe  lojtaret  nuk  jane  me  strategjik  dhe   jane  te  paafte  te  ndryshojne  lojen  e  tyre  duke  bere  te  njejtat  levizje  si  me  pare  qe  nuk  ju  kane  funksionuar.

8.Qelizat  cerebrale  te  demtuara. Shume  studime  tregojne  se  pagjumesia  demton  qelizat  e  trurit. Nje  studim  i  afert  ka  treguar  se  25%  e  qelizave  cerebrale  te  minjte  vdesin  ne  rastet  e  qendrimit  pa  gjume. Te  njerzit  ka  nje  mungese  te  materies  se  bardhe  ne  subjektet  qe  flene  pak. Pra  te  mos  flesh  nuk  ka  efekte  negative  vetem  mbi  mendjen , por  edhe  mbi  qelizat  cerebrale.

9.Mania .Studime  te  ndryshme kane  pare  nje  lidhje  te  forte  mes  pagjumesise  dhe  manise. Mungesa  e  gjumit  mund  te  nxise  nje  episod  maniakal  me  gjithe  simptomat  e  tij  si ; nivel i  larte  energjie, halucinacione, paranoje, agresivitet. Fatkeqesisht  semundjet  mendore  mund  te  shkaktojne  pagjumësi…dhe  keshtu  behet  gjithçka  nje  rreth  vicioz !

10. Aksidente  automobilistike. Shume  raste  tregojne  se  personat  qe  ngasin  makinen  dhe  kane  bere  pak  ore  gjume  shkaktojne  shume  aksidente. Te  ngasesh  makinen  kur  nuk  ke  fjetur  ka  me  shume  rrezik  ndoshta  edhe  sesa  kur  e  ngasim  te  dehur. Ne  te  dyja  rastet  situata  komplikohet , por  personat  nuk  jane  te  vetedijshem  qe  jane  nje  rrezik  i  qarte  per  veten  dhe  te  tjeret.

Kurimi. Lajmi  i  mire  eshte  se  kura  per  shume  nga  keto  deficite  eshte  e  thjeshte :  nje  gjume  i mire  gjate  nates  mund  te  zgjidhe  gjithcka ! Pasi  qendroi  zgjuar  per  11  dite  rrjesht  Randy  Gardner  fjeti  14 ore  naten  e  pare  dhe  10  ore  diten  tjeter. Filloi  te  ndjehej  menjehere  me  mire.

“Vendosi  te  ndryshonte  stilin  e  jeteses  dhe  te  perfitonte  nga  oret  e  mengjesit ; U  zgjua  ne  6, beri  dush, u  rruajt  gjithe  qejf , u  vesh, shijoi  mengjesin, piu  nja  dy  tre  cigare, u  ul  ne  tavolinen  e  punës  dhe … u  zgjua  nga  dreka ☺ â˜º ”

(psikologjia per te gjithe)                                                                         18/maj/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe