Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Nuk duhet tepruar me aromat !

Samuel  Johnson  ishte  një  kritik  letrar, poet  dhe  leksikograf  i  shquar  britanik  i  shekullit  të 18 – te. Përveçse  letrar  i  shquar  ai  njihej  edhe  për  sjelljen  e  tij  të  çuditëshme  dhe  pamjen  e  jashteme  të  lëne  pas  dore. Në  një  episod  që  me  shume  gjasa  eshte  nje  legjende  sesa  nje fakt  real, nje  grua  e  re  e  thumboi  per  higjenen  e  tij  jo  te  mire. “Mr. Johnson, ju  shperndani  nje  arome  te  forte “- Jo  Madam ! – iu  pergjigj  ai. “ arome  te  forte  shperndani  ju , une  mbaj  ere  te  keqe!”

Kultura  amerikane  eshte  ajo  qe  prej  kohesh  njihet  si  më  e  obsesionuar  nga  era  e  trupit  dhe  nga  deshira  per  te  hequr  çdo  gjurme  te  saj. Gjate  luftes  se  dyte  boterore, thuhet  se  ruset  e  kuptonin  kur  mberrinin  Yanks  (trupat  amerikane) sepse  vinte  era  sapun. Kuptohet  sot  te  gjithe  lahen, parfumosen  e  dezinfektohen  ne  menyre  obsesive. Hedhim  parfume, aromatizues, esenca  te  çdo  lloji  vetem  qe  te  heqim  çdo  fije  erë  te  trupit.

Psikologët  mendojne  se  “aromat  janë  në  rrezik“, si  nga  menyra  e  sjelljes  tone  perkundrejt  higjenes, ashtu  dhe  nga  mungesa  e  interesimit  dedikuar  ketij  argumenti  nga  ana  e  psikologjisë. Nje  shkrim  ne  Current  Directions  in  Psychological  Science, thote  se  shqisa  e  nuhatjes  kur  perdoret  per  të  ndjere  eren  e  trupit  te  tjetrit  perben  nje  komponent  thelbesor  te  nderveprimeve  tona  sociale  dhe  integron  informacionet  qe  marim  nepermjet  shqisave  te  tjera  si  shikimi  dhe  degjimi. Nuhatja  eshte  nje  nga  3  shqisat  telereceptive, sense  qe  sjellin  informacione  per  objektet  ne  distance. Prekja  dhe  shija  kerkojne  kontakt  fizik  me  objektin, por  jo  shikimi  dhe  degjimi  qe  japin  informacione  mbi  ambjentin  qe  shkojne  pertej  trupit  tone. Po  keshtu  dhe  nuhatja. Madje  eren  e  dikujt  e  ndjejme  edhe  para  se  t’a  shohim  apo  ti  degjojme  zerin. Kjo  ndodh  sepse  shikimi  dhe  degjimi  kane  nevoje  per  nje  perqendrim  te  fokusuar  dhe  nqse  nuk  jemi  te  vemendeshem  na  shpetojne  gjerat  qe  ndodhin  perreth  dhe  mund  te  mos  e  veme  re  praninë  e  tjetrit. Ndersa  nuhatja  eshte  gjithmone  ne  funksionim  pavaresisht  vetedijes  koshiente.

Çdonjeri  nga  ne  ka  nje  ere  unike  te  trupit  dhe  kjo  na  lejon  të  njohim  familjaret  qe  kane  nje  ere  te  njejte  me  tonen. Edhe  femijet  e  porsalindur  e  njohin  nenen  e  tyre  nga  era  e  saj. Pra  eksperienca “mbaji  ere” eshte  e  rendesishme..Ne  pergjithesi  personat  me  eren  e  trupit  ndryshe  nga  ne , identifikohen  shpejt  dhe  ne  menyre  te  pavetedijshme  si  te  huaj , ndoshta  dhe  si  armiq  duke  krijuar  te  ne  nje  fare  shqetesimi. Por  ky  shqetesim  nuk  eshte  domethenes  ne  rastin  e  çiftezimit  mes  dy  krijesave. Personat  qe  kane  ere  krejt  ndryshe  nga  ne  kane  pra  nje  kornize  gjenetike  ndryshe  nga  ne  dhe  si  rrjedhoje  jane  potencial  i  nje  partneri  te  mire  per  riprodhim. Ideja  baze  e  riprodhimit  eshte  pikerisht  prokurimi  i  gjeneve  te  reja  per  gjeneratat  e  ardheshme. Duam  ta  evitojme  lidhjen  e  gjakut ?! – evitojme  pra  çiftezimin  me  kë  leshon  ere  shume  te  ngjashme  me  tonen. Aromat  e  trupit  jane  ndoshta  instrumenti  me  i  rendesishem  per  te  evituar  incestin, si  mes  krijesave  njerezore, ashtu  dhe  mes  kafsheve.

Eshtë  e  rendesishme  te  kujtojme  qe  shqisat  tona  nuk  funksionojne  te  izoluara. Truri  yne  integron  informacionet  nga  çdo  shqisë  për  të  ndertuar  eksperiencen  tone  koshiente  mbi  boten. Per  t’a  përmbledhur  mund  te  themi  qe  nuhatja  eshte  nje  kanal  informacioni  thelbesor  mbi  çfare  ndodh  perreth  nesh. Ajo  para  se  gjithash  perfaqeson  nje  aleat  thelbësor  per  mbijetesen  tone  fizike ; na  paralajmeron  kur  ka  nje  situate  rreziku  si  renie  zjarri, çlirim  gazi  etj.. Sigurisht  kjo  shqise  ka influence  te  rendesishme  dhe  ne  planin  psikologjik, disa  prej  te  cilave  permenden  ne  kete  artikull; ajo  na  udheheq  ne  lidhjet  me  te  tjeret,  na  ndihmon  te  kuptojme  gjendjen  emocionale  te  tjetrit  dhe  shpesh  mund  te  influencoje  perceptimet  nga  shqisat  e  tjera  ne  menyre  surprizuese. Jetojme  ne  nje  epoke  ne  te  cilen  shqisa  e  shikimit  po  mbivleresohet  dhe  abuzohet. Kete  e  tregon  më  së  miri  perdorimi  i  ekzagjeruar  i  celularit, tablet – it, kompjuterit… Nuhatja  mes  te  tjerash  shkakton  nje  zinxhir  potencial  kujtimesh  dhe  eshte  nje  mundësi  e  shkelqyer  per  te  perdorur  “Flashback.” Mos  harrojme  t’a  ndjejme  ambjentin, natyren  dhe  njerezit  nepermjet  aromave  që  çlirojnë.

(psikologjia per te gjithe)                                                                                             3/qershor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe