Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Njeriu përshtatet krejt natyrshëm me ndryshimin.

Në vend të pastruesve , në  një qytet  Europian mbushur  plot  me mbeturina  thuhej  se do  te  mberrinin psikologet e “plehrave “. Ne  edicione lajmesh e ne gazeta shkruhej qe kryetari i bashkise se ketij qyteti jugor do te therriste 300 psikologe  nga  pjesa qendrore e vendit, per te kuruar stresin emocional  te shkaktuar nga emergjenca e plehrave. E  gjithe  kjo  zallamahi  krijoi  nje  reagim zinxhir. Psikologet vendas u ndjenë  te  perjashtuar dhe  ndoshta dhe te  revoltuar . Stafi  i  Bashkise  reagoi  duke  thene  qe  psikologet  nga  qytetet e tjera  jane  te  mirepritur  sebashku me specialistet e  rasteve te  katastrofave  natyrore. Ekspertet  folen per  “kurajoze”  qe  do  te shkojne  ne  kete qytet  mbytur  nga  plehrat. Kryetari i  Bashkise  e  gjykoi  kete  nje  afirmim  traumatik per qyetin.

Ne gjithe kete mori deklaratash le te pyesim veten ; – Duhen vertete psikologe per plehrat ?

Besoj me siguri qe jo ! Sot abuzohet shume me psikologjine dhe medikamentet psikotike. – Bie nje termet, rrezohet nje avion, mbushen rruget me plehra !? – Ne te gjitha rastet therritet psikologu, i cili nuk eshte prift dhe nuk eshte aty per te dhene nje komfort. Psikologjia  eshte  nje teknike per  te  kapercyer konfliktet  e  mendjes, por  jo  per  te  evituar  veshtiresite qe  hasin krijesat  njerezore. Aq me pak per te kryer detyra qe iu perkasin sherbimeve  civile. Detyra e saj eshte te  nxjerre ne pah nga çdokush natyren e tij te vertete. Besoni : banoreve te ketij qyteti nuk iu duhen as  psikologe, as psikiater me receta per te perballuar  problemet psikotike. Banoreve iu duhen  punonjes pastrimi efiçent.

Ne fund te fundit une jam vete psikologe dhe patjeter qe me intereson shume qe psikologet te perfshihen, por  jo  ngado, gjithsesi  e  sidoqofte.

Provoj  mirenjohje  per  dike  qe  me  jep  zë (ne TV apo  median  e shkruar) te  them  mendimin  tim  rreth  nje  psikopatologjie, nje ngerçi ekzistencial, psikologjik, nje fenomeni psiko – social  problematik, por  provoj  akoma  dhe  me  fort respekt  te  pashoq  per  ata  qe  degjojnë  ato  qe thuhen. Nuk  mendoj  se  ne  programin  televiziv  te  rradhes publiku  duhet  te  degjoje  nje  psikolog  te  ftuar  qe  te  flase  sesi  ndikojnë  ndryshimet e  menjehershme  klimaterike  te  njerëzit, sepse mbi te gjitha mendoj se nuk ka asgje kaq “shqetesuese” qe mund të na traumatizoje. Çfaredolloj  ndryshimi  që  vë  në  diskutim  te  zakonshmen  mund  te  krijoje  nje çrregullim  momental. Por  miresetevijne  keto  çrregullime ! Duhet  të  përjetojmë  ndryshimet, të  përjetojmë  gëzimin, trishtimin, ankthin , perhumbjen, madje  dhe  poshtërimin. Qëllon. Krejt  natyrshem  njeriu  pershtatet dhe  kur  koha  ndryshon  papritur , ose  hapim  çadrën ose  heqim  triken  a  xhaketen qe  na  vapos…nuk  nevojitet  “tekniku i mendjes ” per te na  shpjeguar kete gje. Dhe  per  t’a  mbyllur me  nje  batute  lidhur me  klimen  kemi  situaten  ku  pohimit : “si  kurre ndonjehere nuk  eshte  pare  klime kaq e ngrohte ne  gjithe Europen  qe  prej  45  vjetesh; – psikologu  i ftuar  ne  debat  i pergjigjet ;  “siç  duket  kemi  te  bejme me  nje   klime  te  çuditeshme  bipolare !”

(psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe