Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

” Një kitarë në dorë dhe suksesi është i garantuar ” !

Në  një  rrugë  dyqanesh  në  një  qytet  të  Francës  një  ditë  të  shtune  nisi  një  studim. U  përfshinë  300  vajza  që  dukeshin  nga  18 – 22  vjeç  dhe  një  djalë  20  vjeç. Djali  ishte  vlerësuar  më  parë  nga  një  grup  femrash  si  shumë  simpatik. Psikologu  francez  Nicolas  Guéguen  prej  vitesh  po  studjon  faktorët  që  e  bëjnë   tërheqës  një  djalë  në  sytë  e  femrave.

Djali  i  ri  duhet  të  ndiqte  këto  instruksione : të  ndalonte  një  vajzë  që  ecte  vetëm  në  rrugë  dhe  që  dukej  nga 18 – 22  vjeç,  ti  buzëqeshte  dhe  ti  thoshte : “ Mirëdita , unë  jam  Antuan.  Doja  të  thoja  që  je  shumë  tërheqëse. Pasdite  nuk  punoj  dhe  po  mendoja  nëse  mund  të  ma  japësh  nr.  e  telefonit , që  të  mar  më  vonë  dhe  shkojmë  të  pimë  diçka  bashkë “.

Në  disa  raste  Antuan  kishte  me  vete  një  kitare  të  futur  në  këllëf , në  rastet  e  tjera  një  çantë  palestre  dhe  në  të  tjerat  as  kitarë,  as  çantë  palestre.

Kur  kishte  çantën  e  palestrës  Antuan  arrinte  ta  mirte  nr. e  telefonit  në  9 %  të  rasteve. Kur  nuk  kishte  asgjë   në  14 %   të  rasteve Ndërsa  kur  ishte  me  kitaren  kishte  një  aftësi  më  shumë  për  ti  bërë  për  vete  sepse  31 %  e  vajzave  i  jepnin  nr. e  telefonit.

Përsë  për  të  bërë  për  vete  një  vajzë  duhet  një  kitarë  ?

Guéguen  dhe  kolegët  e  tij  thonë  që : ndoshta  një  grua  ndjek  stereotipin  sipas  të  cilit  një  burrë  që  i  bie  kitarës  është  modern (trendy/cool ) dhe  alegro. Ose  sepse  një  grua  i  atribuon  një  mashkulli  me  kitarë   aftësinë  e  nevojshme  për  të  patur  një  pozicion  ekonomik  që  jep  stabilitet  dhe  siguri  për  familjen.

Nuk   josh  vetëm muzika !

Kërkimet  e  Guéguen  të  bëra  më  parë  kanë  konfirmuar  se  një  burrë  ka  më  shumë  shance  që  ti  marë  nr. e  telefonit  një  gruaje  të  panjohur  kur  është  në  timonin  e  një  makine  luksoze  ose  është  me  uniformën  e  zjarrfiksave. Për  shumicën  nga  ne  kjo  e  makinës  luksoze  mund  të  konfirmohet  edhe  pa  ndonjë  studim  specifik. Si  do  të  thoshin  dhe  vetë  francezët : “Ça  va  sans  dire” !!

Në  pritje  që  studimet  të  thellohen  akoma  më  tepër  është  mirë  që  djemtë  të  mësojnë  një  instrument  muzikor . Edhe  nqse  nuk  do  funksionojë  si  teknikë  për  të  joshur  femrat,  ti  biesh  një  instrumenti  përmirëson  aftësitë  linguistike , memorjen  dhe  gjithë  kualitetin  e  jetës  që   nuk  është  gjë  e  vogël.  Joshja  gjithmonë  ka qënë  një  histori  manipulimi “(F. Raux)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe