Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Në divanin e psikanalistit për shumë vite…

Pyetjet që më bëjnë  më shpesh jo që në seancën e parë, por ende pa i nisur ato janë dy : e para sa kushton seanca dhe e dyta sa kohë zgjat terapia ?

Për të marë vesh se si i përgjigjem pyetjes lidhur me pagesat e seancave duhet të më telefononi.(Studentët jane te privilegjuar.Kanë gjithmonë nje tarifë më të ulet).Ndërsa për kohëzgjatjen e seancave në përgjithësi nuk jap një përgjigje preçize por i vij rrotull.Kjo ndodh pasi përgjigjia varet shumë nga situata klinike e pacientit , nga ngërçi psikologjik që do trajtohet, nga predispozita e pacientit për të dalë nga gjëndja e vështirë etj… Por numri i seancave  sigurisht varet  nga vetë psikoterapeuti dhe orientimi  i tij. Një terapist i vjetër komportamentalist  ndoshta do te pergjigjej se duhen nga 6 deri ne maksimumi -12 muaj. Një terapeut konjitivist ndoshta do te shpjegonte qe terapia do zgjase aq kohe sa nevojitet per te nxjerre ne pah mendimet pozitive, ndersa dikush i specializuar ne terapite e shpejta/shkurtra mund t’ju thote qe terapia do te perfundoje kur objektivat te jene arritur ( jo me shume se nje – dy muaj.)

Një nga bindjet më”katrastofike”në këto 100 vjetët e fundit është ajo e lidhur me faktin që, nëse një person ka prej kohësh një psikopatologji të rëndë dhe persistente,terapia e tij duhet të jetë po aq e dhimbshme dhe e zgjatur ndër vite.E kanë me psikanalistët që i mbajnë pacientët e tyre në analizë për një kohë të gjatë… Gjithsesi psikanalistet nuk mendojnë se patologjitë e psikes kurohen me fraza motivuese përpara pasqyrës të tipit ” unë vlej”, “une jam e bukur”..

Ne kohen e Freud psikoanalistet i shihnin pacientet e tyre 6 here ne jave. Ishte relacioni me intensiv ne jeten e pacientit. Fillimisht pionieret e psikanalizes mendonin  se 1 vit psikoanalizë ishte e mjaftueshme . Me pas e çuan ne dy dhe me vone filluan  te shohin se psikanaliza sipas fjaleve te Freud  mund te ishte “pambarim”.. . Freud e krahasonte psikoanalizen me germimin  arkeologjik , ne te cilin sa me thelle germon, aq me shume gjen.  – Sa kohë duhet per te ekzaminuar  ato qe  gjen ? – Nuk  i  dihet !!
Edhe pse shumë  nga teoritë e Freud – it  janë vënë në dyshim, nga rryma te tjera  mendimi dhe nga keta punembaruarit  e terapive te shpejta/shkurtra , nuk duhet te harrojme se terapia e të folurit që ai themeloi ka mbetur e paprekur deri më sot, megjithëse në forma të ndryshme.

Gjthsesi Psikanaliza bashkëkohore nuk është më ajo e Freud-it . Shumë principe  teorike dhe teknike kanë ndryshuar dhe qasja ndaj pacientit është vite drite larg nga ajo Freud – iane . Sot terapia psikoanalitike zgjat aq kohë sa është e nevojshme,pasi  askush nuk është i interesuar ta zgjasë atë sa më shumë të mundet. Ne nuk jemi sadistë me pacientët. Megjithese ka psikanaliste qe keshillojne nje numer te caktuar seancash  javore , qe shkojne  midis 2 ose 3-4 (gjithsesi jo me pak se 2.) e dime te gjithe qe terapia ka nje kosto dhe duhet te punojme “me aq sa kemi”  si psikanalistet , si pacientet.

Duke iu rikthyer faktit që psikanaliza është më e gjatë se terapitë e tjera, më vjen në mendje një artikull i shkruar nga (një psikiatër psikanalist )dhe në veçanti një koncept që të bën të buzëqeshësh,por  gjithashtu edhe të reflektosh  : një psikoanalist që di të bëjë terapi të gjata, mund të bëjë edhe terapitë e shkurtra, ndërsa një psikoterapist  i  “shkurtër”  di të  bëjë  vetem këtë…

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe