Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Muzikantët e Bremenit.(Fabulat në psikanalizë)

Vëllezërit Grimm, nëpërmjet kësaj fabule interesante hapin mundësinë e reflektimit mbi tema të shumta, ende moderne dhe në ditët tona,nisur nga: kërkimi për të qënë vetvetja, mundësia për të realizuar ëndërrat tona dhe kurajo për të ndryshuar.

Fabula ka si protagonist një gomar, një qen, një mace dhe një gjel. Gomari tashmë i plakur, kupton qellimin e keq te padronit te tij qe donte t’a therte dhe mendon t’ja mbathe e te behet muzikant…Rruges ndesh ne fillim qenin, me pas macen dhe ne fund gjelin. Gjendeshin te gjithe ne te njejten situate;të shfrytëzuar e të rraskapitur dhe me friken se padronet e tyre mund t’i hiqnin qafe. Në mbremje te katert mberrijnë në një pyll ku shohin nje shtepi te vogel me banditë.. Gomari shikon nga dritarja tavolinen e shtruar. Kishin shume uri, keshtuqe thuren nje plan: Gomari mbeshteti kembet e para mbi parvaz,qeni hypi mbi të,macja u ngjit mbi qenin dhe gjeli  u mbeshtet mbi koken e maces. Bërtitën njeheresh para xhamit te dritares; gomari hungellinte,qeni lehte si i tërbuar,macja mjagullinte dhe gjeli kendonte me sa kishte ne kokë. Xhami i dritares u thye dhe banditen e frikesuar ia mbathin me te katra drejt pyllit..

Hynë te katert në shtëpi dhe u zhdëpën me mezera. Fikën dritën dhe ia futën gjumit.Kur njeri prej banditeve u kthye,macja e gërvishti,qeni e kafshoi,gomari i futi nje shkelm dhe gjeli i kendoi me zë të lartë. Banditi ia mbathi nga syte kembet dhe iu tha shokëve të tij se shtëpia ishte mbushur me fantazma…kështu ajo shtëpi u bë streha e lumtur e Muzikantëve të Bremenit.

Kafshët e kësaj përralle janë kafshë të shfrytëzuara nga të zotët e tyre dhe te lodhura deri ne ate pike saqë jane bërë te padobishme.Kjo situatë përfaqëson pakashumë një gjendje të njohur ne jete për shumë nga ne,si rastet kur bëjmë perpjekje te medha per mbijetesë, sesa jetese.

Gjithashtu gjatë jetës harrojme atë per te cilën kemi vertete nevoje. E humbasim krejtesisht atë dimensionin e thellë që aktivizon pjesën tonë krijuese që na shpie drejt vetë-realizimit.Pikenisja është pikërisht pranimi i vetvetes, i karakteristikave tona. Nëpërmjet shprehjes se origjinalitetit tone mund te arrijme qellimet tona, mund te realizojme enderrat tona. Nisur nga ky kendveshtrim një aspekt interesant është fakti që në realitet muzikantët e Bremenit nuk arriten kurrë në qytet ashtu siç e kishin vënë si qellim, por kjo nuk ka shume rëndësi; per të arritur objektivin ,mjafton te guxojme dhe te perpiqemi te arrijme ate qe na kenaq e na permbush..Të kesh nje qëllim brenda vetes, të perceptosh dhe të ndjekesh ëndrrat e tua, ben te mundur  aktivizimin e energjisë së nevojshme për t’i realizuar ato.

Kjo është një histori  inkurajuese per të gjithë ata që kanë humbur shpresen,qe nuk enderrojne më,qe i kanë mbyllur ato në sirtar dhe që jetojnë një periudhë,(ndoshta prej shume kohesh në jetën e tyre,) në të cilën mbizoterojne lodhja dhe  heqja  dorë.

Në shoqërinë e sotme ne shpesh pranojmë situata që nuk lënë vend për zgjedhje dhe i hapim rrrugë një situate psikike pa dinamizëm, siguri dhe vetevlerësim. Duke bere keshtu plakemi,si protagonistet tane,por nuk eshte fjala per vitet qe kalojne,por per faktin se ngecim ne ate pjese tonen qe lidhet me kotesine,lodhjen emocionale,paaftesine dhe harrojme pjesen tone më të gjallë ,atë të krijimtarisë qe kerkon të dalë në pah..Atehere mund te nisim te mendojme qe ndoshta per te shpetuar nga vdekja emocionale duhet te hyjme ne pyll, qe ne perralla perfaqeson pjesen me te thelle,.. te pavetedijes tone..

Ndoshta fabula kerkon të na tregoje se per ta patur tonen shtepine ne fund te pyllit,(pjesa me autentike  jona,)per te besuar në enderrat tona dhe te fillojme ti realizojme,nuk duhet vetem te kalojme permes pyllit,por duhet te largojme banditet,apo gjithe situatat qe na vjedhin mundesite qe personaliteti yne  të dal në pah dhe qe na largojne nga kontakti me pjesen tone me te thelle…Por per te arritur kete duhet bashkepunim mes gomarit,qenit,maces dhe gjelit.Vetem sebashku mundemi te  trembim dhe largojme banditet. Pra kjo  përrallë na sygjeron të arrijmë të pranojmë aspekte të ndryshme të vetvetes: Gomari na vë para dikotomisë mes dijes / mençurisë dhe injorancës; qeni përfaqëson besnikërinë ndaj vetvetes, macja na kujton të mos lëmë pas dore pjesën tonë më instiktive, dhe gjeli na fton të zgjohemi, të meremi me aktivitete,  të rigjallërohemi.

Kur gjithçka na duket e pamundur për t’a ndryshuar dhe ç’kurajohemi, dorëzohemi, apo humbasim dëshirën për të luftuar për realizimin e ëndrrave tona, duhet të përpiqemi ta shndërrojmë dorëzimin në pranim te vetvetes dhe limiteve tona, por edhe të gjejme dimensionin e thellë krijues që na  jep mundësine te gjejme besimin te vetja dhe kurajon për të riprovuar.

(psikologjia për të gjithë)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe