Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mua më quajnë Askush-i.(Sindroma e Uliksit)

Fenomeni  i  emigracionit  nuk  eshte  aspak  i  ri. Kur  u  zbulua  Amerika  mijëra  europianë  me  shpresën  për  të  gjetur  një  jetë  të  re  dhe  mundësi  më  të  mëdha  zbarkuan  me  anije  për  të  realizuar  ëndërrën  e  tyre. Sot  nuk  eshte  se  gjerat  kane  ndryshuar  shume. Fenomeni  vazhdon  me  forma  nga  më  të  ndryshmet. Le  të  themi  që  shtysa  kryesore  per  personat  qe  marin  kete  vendim  janë  kushtet  dhe  mundesite  e  pakta  që  ofron  vendi  ku  jetojnë  dhe  shpresa  se  mund  te  gjejne  nje  botë  më  të  mirë  ne  vendin  ku  kane  ndermend  te  emigrojne.

Specialistet  qe  studjojne  aktualisht  karakteristikat  e  personave  qe  emigrojne  larg  vendit  te  tyre  pohojnë  se  ata  duhet  te  perballen  me  nje  sërë  veshtiresish  te  cilat  venë  në  provë  të  fortë  energjitë  psikologjike  dhe  shkaktojnë  nivel  të  lartë  stresi. Dr.psikiatre  J. Achótegui, profesoreshe  ne  Universitetin e  Barcelones  ka  krijuar  nje  term  te  ri  per  emigrantet  ilegal  qe  vuajne  peripecite  e  largimit  dhe  kalojnë  periudha  te  gjata  stresi. Termi  eshte; Sindroma  e  Uliksit . Nga  vetë  termi  kuptojmë  se  behet  fjale  per  legjenden  e  Uliksit. Homeri  e  pershkruan  te  Odisea  me  keto  fjalë: “…Uliksi  i  shtynte  ditët  ulur  mbi  nje  shkemb, me  syte  ngulur  mbi  detin  pa  jete, i  brengosur  nga  malli  për  shtëpinë, mes  ngashërimash  dhe  lotësh  që  i  rridhnin  papushim..” Në  një  tjeter  fragment  kur  Ciklopi  i  tmerrshem  e  pyeti  sesi  të  quajnë; ai  ju  pergjigj: – Askush -i  e  kam  emrin,…te  gjithe  Askush -i me  quajnë…”

E  pra  qe  nga  ajo  kohe  gjerat  nuk  kane  ndryshuar  shume, duke  qene  qe  ata  qe  detyrohen  te  braktisin  vendin  e  tyre  shpeshhere  duhet  te  jenë  ilegal,  te  fshihen, të  braktisin  identitetin  e  tyre  dhe  shpresen  e  integrimit  social. Sigurisht  qe  ne  te  tilla  kushte  nuk  eshte  e  mundur  te  flasim  per  ekuiliber  dhe  shendet  mendor. Jane  te  pafundme  veshtiresite  qe  hasen  kur  emigrojme . Nder  te  parat  eshte  Vetmia. Ajo shkaktohet  nga  ndarja  prej  familjes  dhe  miqve. Nostalgjia  per  gjithçka  qe  lemë  pas  eshte  e  veshtire  te  kapercehet, sidomos  kur  gjendemi  ne  nje  vend  me  zakone  dhe  kulture  ndryshe . Po  te  shtojme  ketu  dhe  pamundesine  per  te  pare  te  afermit  pasi  kushtet  ekonomike  nuk  na  e  lejojne, situata  behet  edhe  më  dramatike. Shpesh  personat  provojne  nje  boshllëk  afektiv  shume  te  veshtire .

Ndoshta  nuk  mund  te  themi  qe  te  gjithe  njerezit  që  emigrojne  vuajne  detyrimisht  nga  Sindroma  e  Uliksit, por  qe  te  braktisësh  vendin  tend  (i  detyruar ) nuk  eshte Turizëm , kjo  nuk  diskutohet !

Simptomat  e  Sindromes  se  Uliksit  duhen  marë  seriozisht. Ato  fillojnë  me  trishtim , te  qara  te  pa kontrrollueshme, ndjenjë  faji, tension , nervozizem, preokupim  i  ekzagjeruar  dhe  pagjumesi. Te  gjitha  ketyre  shenjave  me  sfond  psikologjik  ju  shtohen  dhe  shenja  te  tjera  fizike  si  dhimbje  koke  dhe  lodhje e  pergjitheshme. Zgjidhja  e  ketyre  problematikave  sigurisht  qe  nuk  mund  te  gjendet  vetem  ne  forcat  e  emigranteve  te  gjore. Eshte  i  domosdoshem  nje  vullnet  politik  per  te  permiresuar  axhenden  ekonomike  dhe  krijuar  mundësi  për  qytetarët  e  veçanerisht  per  te  rinjte  qe  kane  kohe  me  syte  drejt  Europes …Dhe  meqenese  jemi  ketu  le  t’ju  kujtojmë  hartuesve  të  politikave  se  Odisea  apo  Uliksi  refuzoi  pavdekësinë  dhe  rininë  e  përjetshme  vetëm  për  tu  kthyer  në  konakun  e  tij….E  pra  mjaft  këputët  mufka  për  ata  që  përpiqen  të  realizojnë  ëndrrën  e  tyre  larg  vendit  dhe  njerezve  të  dashur…sepse  emigrimi  mbart  vuajtje  dhe  nostalgji.

(psikologjia për të  gjithë)                                                                           26/nentor/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe