Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mos më imitoni,mos më kopjoni,shpikni jetën tuaj,krijoni ekzistencën tuaj !

“Shumica e njerëzve bëjnë një jetë në “dëshpërim të qetë.” Të dorezuarit nuk është gjë tjetër veçse një dëshpërim i konfirmuar, “shkruante filozofi Henry David Thoreau në librin e tij” Walden “.

Në botën moderne, askush nuk ka kohë të jetë më shumë se një makineri, “nuk ka zgjidhje tjetër përveçse të bëhet një makinë”. Meqenese tashme dhe koha e lirë praktikisht është zhdukur, “askush nuk e ka  luksin te  stabilizoje marrëdhënie me të tjerët”. Raporti me veten dhe të tjerët është i rreme. “Dialogu i përditshem  është bosh dhe jo efektiv.” Hapësira mes ketyre gjërave është e zënë plotësisht nga lodhja.

Shqetësimet e panevojshme pushtojne ekzistencën. Shumica e njerëzve janë skllevër të banalitetit të jetës së përditshme: punë,leke,konsum,borxhe… Dhe pastaj “sëmuremi për të lënë diçka mënjanë për ditet e vështira”,për të kursyer duke bërë sakrifica sfilitese, duke e shpenzuar pjesen me te mire te jetes tone per te  bere pará ne menyre qe te shijojme nje fare lirie te diskutueshme gjate pjeses me te keqe te saj.” Ndërkohë, vdesin te gjithe sot, duke e shtyre jeten per të nesërmen. E humbasim  jetën duke u përpjekur ta fitojmë.

Zgjidhja? Praktikimi i eupeptikës, një nga të paktat neologjizma që filozofi përdori në të gjitha veprat e tij.

Ç’eshte Eupeptika ?

Në “Jeta pa parime”, Thoreau iu referua faktit se shumica e njerëzve tret gjithçka me vështirësi: shtetin, shoqërinë, politikën, marrëdhëniet, rutinën e përditshme …Kete vështirësi në tretje e quan dispepsi dhe e përkufizon atë “funksion jetësor për shoqërinë njerëzore”, por jo për çdo individ, kështu që nëse i nënshtrohemi asaj do të përfundojmë të gllabëruar.

Ai ishte i bindur se ne të gjithë jemi një lloj ingranazhi i një mekanizmi të rëndësishëm që “na detyron” – në një mënyrë pak a shumë shtrënguese – të preokupohemi për gjëra të vështira për tu tretur, sepse në realitet ato na distancojnë nga gjendja jonë natyrale dhe na dënojne me një jetë gjithe pakënaqësi dhe stepje.

Filozofi i kundervihej dispepsisë,me eupepsinë;vullnetin e vetëdijshëm për të shijuar, që i kundervihet  negativitetit dhe automatizmave që na rrethojnë. Eshtë një “forme përgëzimi reciprok per diten e mrekullueshme qe do agoje serish në vend që t’a gjeni veten si dispepsik duke  parë ëndrra të këqija”.

Sidoqoftë, “ilaçi eupeptik” i propozuar nga Thoreau nuk është  thjesht  një “mendim pozitiv”, por shkon shumë më tej. Eshtë një rrugë e gjere e çlirimit personal që nënkupton të jetuarit në zbulim të vetvetes, jo duke  kërkuar një revolucion të jashtëm por një mënyrë jetese personale,origjinale dhe bazuar në thjeshtësi.

7 perberesit  e  “ilaçit  Eupeptik”

1) Zgjidhni me vetëdije lumturinë. Thoreau besonte se asgjë jashtë vetvetes nuk mund të na sjellë paqen dhe lumturinë që na duhen. Ishte i bindur se të gjitha situatat përmbajnë aspekte pozitive dhe negative, prandaj  sygjeronte  shndërrimin e pengesave në avantazhe, gjetjen e pozitives te negativja, zgjedhjen e vetedijshme  te lumturise në vend të pesimizmit, gëzimin ne vend te trishtimit dhe kthimin e jetës në një feste plot hare. Ai besonte se dëfrimet që kërkojmë në mënyrë të dëshpëruar nuk jane veçse shprehja e një trishtimi ekzistencial sepse nuk ka për qëllim të ushqejë shpirtin por të na bëjë të harrojmë problemet. Zgjidhja kalon përmes njohjes se  vetes dhe thjeshtësisë

2)Njih veten. Udhëtimi më i madh i jetës sonë është udhëtimi drejt  zbulimit te vetes. Megjithëse filozofi pati mundësinë të udhëtonte ne gjysmen e  botes, preferoi të izolohej në pyjet e vendlindjes së tij Concord, për ti eksploruar ne  brendësi.Inkurajonte “eksplorimin e detin tonë, oqeanin Atlantik dhe Paqësor të vetvetes” dhe mendonte se “kjo kërkon vizion dhe vlera”, shumë më tepër sesa të humbasësh në lartesi të tjera të tokës. Ky udhëtim drejt zbulimit personal na lejon të njohim aftesite tona por, mbi të gjitha të dimë saktësisht se çfarë na duhet dhe çfarë duam në të vërtetë, te çliruar nga ndikimi shoqëror.

3) Ji besnik i enderrave te  tua.Në një botë ku të gjithë na ftojne të jemi pragmatikë, Thoreau propozonte krejtesisht të kundërtën. Ai besonte se “nëse tashmë keni ndërtuar kështjella në ajër, puna juaj nuk duhet të shkojë kot; jeni aty ku duhet. Tani ngriji themelet.”Një nga urdhëzimet e tij ishte të jetojmë jetën që kemi  imagjinuar,të ndjekim ëndrrat tona, në vend që t’i lemë të myken në fund të sirtarit dhe ti konsiderojmë si te  fundit, për ti dhënë përparësi ligjeve të shoqerisë. Ishte i bindur se nëse besojmë në ëndrrat tona, do të gjejmë besimin e nevojshëm për t’i realizuar ato. Kështu që  le ta shmangim këtë kalcifikim të shpirtit që na pengon krijimtarinë dhe freskinë.

4) Duajeni jeten tuaj  dhe  jetojeni  ate  pa  pishmane. Thoreau  ishte i bindur se duhet ta duam jeten tone  dhe te largojme prej saj gjithe ndjenjat e fajit dhe ekzagjerimin ndaj vuajtjes  siç prpopozojne shume besime  fetare. Per filozofin te duash  jeten do te thote te largohesh nga ato  pulsionet  veteshkaterruese  kaq te  zakonshme ne mendimet tona te perditeshme  dhe  mbi  te  gjitha te kemi besim te vetja dhe ne drejtimin qe  marin gjerat.Ta kerkojme gezimin  te vete ekzistenca  jone pa patur nevoje per asgje tjeter. Nuk  eshte  e nevojshme  ta  justifikojme ekzistencen,por thjesht ta shijojme dhe ta perqafojme. Per  kete  kemi  nevoje  te  çlirohemi  nga skllaveria e gjykimeve ndaj te tjereve dhe  vetes.

5)Thjeshto,thjeshto, thjeshto.“Siperfaqesorja  te shpie  drejt  siperfaqesores” shkruante   Thoreau. “çfare  sensi ka te grumbullosh pasuri apo fame dhe  t’ju japesh nje imazh fallco te  tjereve,,sikur te ishim  vetem  “levozhga” pa nje  zemer te bute qe jeton brenda  nesh “? –  pyeste  ai. Thjeshtesia  eshte  nje  domosdoshmeri  e  mjekimit  eupeptik  dhe  dy  vjetet  qe  jetoi i vetmuar ne pyll e  tregojne me se miri kete  gje... Filozofi  mendonte se po fundoseshim nen peshen e teprimeve,se po e çonim dëm  energjine dhe  kohen tone duke blere gjera te kota ,duke  u  bere  keshtu  skllever te  asaj çka deshirojme e çka kemi tashme.

6)Ji aty ku gjendet dhe trupi yt. Thoreau  nuk e neglizhonte  urtesine orientale.Ai njihte  meditimin dhe te mirat e tij,por mbi te gjitha ishte i vetedijshem per rendesine e jetes “tani dhe ketu.” Besonte se te ecesh dhe te sodisesh natyren ishin dy menyra efikase per te gjetur vetveten. Sygjeronte te jemi plotesisht prezent,te gezojme momentin dhe te gjejme kohe per te qendruar me veten. Fjale per fjale thoshte: “Te jesh i zene pa bere asgje”

7) Jeto i lire , pa lidhje.“Ngazellehemi  pse jemi te lire te jemi skllever , ose prej  lirise te jemi te lire?,pyeste filozofi qe me shume se kushdo nxorri ne pah  lirine dhe vetmine  me deshire.. Per Thoreau, liria konsistonte ne mundesine  te krijosh jeten tende,te kesh kohe te besh ate qe deshiron,t’ju bindesh deshirave te tua dhe te jetosh pa qene i varur nga lidhjet. Te shkosh,te kthehesh,te rrish sipas deshires..ta shnderrosh jeten tende  ne nje veper arti..Por mbi te gjitha liria ishte liria e mendimit. Nese nje njeri mendon i lire,enderron i lire dhe imagjinon i lire,nuk do ti duket kurre sikur  nuk eshte vetvetja, dhe as qeverite, as reformatoret e paaftë nuk e detyrojne dot. Por ndoshta keshilla me e çmuar nga te gjitha,per te nderuar mendimin e ketij filozofi ishte : “ Mos më imitoni,mos më kopjoni,shpikni jetën tuaj,krijoni ekzistencen tuaj …Nuk mund te jetohet jeta e nje tjetri “

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe