Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mëso nga bota e kafshëve për tu bërë një Lider i mirë !

Eshtë  shumë  produktive  të  shohësh  dokumentare  për  jetën  e  kafshëve. Mëson  shumë  gjëra  te  reja  që  nuk  i  njeh,  shumë  kuriozitete  dhe  zbulon  sa  e  magjishme  eshte  bota  e  tyre. Mësojme  si  e  gjejnë  ushqimin, si  i  shpëtojnë  rrezikut , kuptojmë  si  çiftohen  si  shumohen, si  komunikojnë  mes  tyre,  si  luftojnë  për  të  mbijetuar , si  mbrohen  nga  armiqte …Bota  e  tyre  kaq  e  pasur  dhe  plot  aspekte  te  reja  per  tu  zbuluar  na  ndriçon  mendjen  dhe  shpesh  na  ben  te  reflektojme  falë  metaforave  dhe  analogjise  me  boten  njerezore.  Nje  shembull  terheqes  dhe  kurioz  eshte  ajo  e  salmonit  dhe  ariut. Arinjte  më  të  vegjel  per  te  kapur  salmonin  mesojne  pak  nga  mamaja  e  tyre , duke  pare  si  ben  ajo  dhe  pak  duke  u  perpjekur  dhe  provuar  vete. Ata  perpiqen  duke  qelluar  vazhdimish  me  puter  brenda  ne  ujë.  Fillimi  eshte  i  veshtire  dhe  ju  duhet  te  provojne  e  riprovojne  dite  me  rradhe  derisa  te  kapin  salmonin  e  pare . Pasi  e  kapin  e  nxjerrin  nga  uji  dhe  e  çojne  ne  brendesi  te  pyllit. – Por  çfare  bejne  më pas ? – Ne  të  gjithe  mendojme  se  do  ulen  dhe  do  e  hane  gjithë  peshkun  pa  lene  asnje  mbeturine, por  ne  fakt  ndodh  diçka  e  çuditeshme ; ariu  i  vogel  ha  vetem  koken  dhe  vezet  e  salmonit  dhe  gjithe  pjesen  tjeter  te  peshkut  e  hedh  tutje. – Por  perse  valle  ndodh  keshtu ? – Kjo  ndodh  sepse  koka  dhe  vezet  e  salmonit  jane  pjesa  me  e  yndyrshme,  jane  esenca  e  ushqimit , jane  ajo  pjese  qe  per  arinjte  eshte  e  domosdoshme.(rendesishme). Pjesen  tjeter  e  mënjanojne. Ne  baze  te  ketij  zakoni  te  servirur  nga  natyra  ne  mund  te  nxjerrim  2  çeshtje  te  rendesishme  dhe  ti  shnderrojme  ne  nje  mesim  te  vlefshem  per  jeten  tone.  Çeshtja  e  pare  eshte  : rendesia  e  te  qenit  specifik  dhe  jo  pergjithesues. Nje  Lider  i  zoti  perqendrohet  te  esenca , te  thelbi  (te  koka  dhe  vezet  qe  na  japin  mundesine  te  kemi  më  shume  energji  dhe  te  zhvillohemi  më  shpejt.) Çeshtja  e  dyte (krejtesisht  e  harruar  nga  liderat , veçanerisht  nga  ata  politik) ka  te  beje  me  nje  element  social  i  shprehur  dukshem  te  zakoni  i  ariut . Me  kete  sjellje (zakon)  të  tij  ariu  ju  krijon  mundesine  te  ushqehen  edhe  kafsheve  te  tjera.  Zhgaba ,  dhelpra  e  kuqe  dhe  buburreci  i  kërmave  ushqehen  pikerisht  me  mbeturinat  qe  lenë  arinjte . Pra  nje  Lider  i  mire  duhet  ta  ketë  parasysh  edhe  kete  gjë ; duhet  patjeter  te  kuptoje  se  si  mund  te  ushqeje  gjithe  network- un (rrethin  qe  ka  perqark ) duke  i  lenë  network – ut  social  ate  per  te  cilen  ai  nuk  ka  nevoje, por  qe  per  te  tjeret  eshte  shume  e  rendesishme Dhe  nuk  i  dihet  asnjehere… ajo  qe  ju  ke  dhene  te  tjereve  spontanisht  dhe  pa  interes , nje  dite  mund  te  na  kthehet  mbrapsh  e  shumefishuar. Kemi  shume  per  te  mesuar  ne  njerezit  nga  bota  e  mrekullueshme  e  kafsheve .

(psikologjia per te gjithe)                                                          17/qershor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe