Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Mënyra si MENDONI mund t’ju SEMURE ose t’ju SHEROJE.

Burri i një zonje të nderuar që po kuroj është një biznesmen i famshëm në qytet; goxha burrë! – Sa binte nata  shkonte dhe shponte gomat e makinave. E shoqja nga dëshpërimi u sëmur nga tuberkulozi : – unë e quaj  këtë dëmtim biologjik primar ; – kështu e fillon intervistën me historitë e pacientëve të tij Dr.Soresi.

Ja rasti i dytë : Një fermer 60 – vjeç me melanoma dhe metastaza takon dikur Nënë Terezën dhe mer prej  saj një si hajmali të shenjtë dhe shërohet. Këtë unë e quaj shok karizmatik – thotë profesori.

Po kështu një  “colf” (punëtore  shtëpie)  55 vjeçe shumë tradicionale. Kurrë asnjë ditë e sëmurë në jetën e  saj. E bija i thotë: – “do iki në Angli të punojë si kamariere “. Stres për 10 ditë rrjesht dhe një enjtje te madhe  te gjurit. Radiografia i nxjerr në pah një artrozë te fibias ; nuk i ishte aktivizuar kurrë, por në momentin e  “shqetësimit mendor” i shpërtheu… ju desh patjetër një ndërhyrje kirurgjikale.

Epiqëndra  e  të  gjitha  sëmundjeve  është  truri. Aty në encefal duket se është fitili që ndez dhe fik  patologjitë jo vetëm psiqike por edhe fizike. Në këtë përfundim arriti me intuitë dhe  Antifonte, kundërshtari  i Sokratit në shekullin e V para Krishtit : “në të gjithë njerëzit është mëndja që e udhëheq trupin drejt  shëndetit ose sëmundjes , ashtu sikundër gjithçkaje tjetër”. Profesor  E. Soresi arriti në këtë përfundim  pasi pa njerëz që sëmureshin apo shëroheshin vetëm me forcën e mendimit.

Ja  t’ju tregoj  një  tjetër  rast : ”kisha një pacient me azëm , shumë obsesiv kur më tregonte simptomat. Unë i shtoja mjekimin gjatë kurës , ai përkeqësohej. Kthehet pas 3 muajsh dhe më thotë : – u shërova ! Shiko , i them mos neglizho se nga azma nuk shërohesh…”jo. jo..përgjigjet  ai,” kisha syrin e keq doktor dhe një  plakë këtu në fshat ma hoqi duke më futur ca nuska në dyshek”. – Do të dërgoj unë te një ekspert për syrin e  keq, i thashë dhe arrita ta dërgoja te një koleg Psikiatër. Më konfirmoi se pacienti ishte në delir të plotë  psikotik.Konkluzioni : –  si delirant funksiononte mirë, si “gjoja  normal” i kthehej azma. Ky është efekti  placebo i nuskave i krahasueshëm me atë  të “gjoja ilaçeve”. Efekti placebo arrin të përgjigjet deri në 60%  në zhdukjen e simptomave, por ne mjekët nuk mund t’a shfrytëzojmë sepse do të ishte një mashtrim.

Por  ekziston  dhe  efekti  “nocebo”; – ja ta thjeshtësoj me një  shembull : “grua me një nivel të lartë  kulturor, duhanxheshë e thekur. I shoqi sipërmarrës dhe vëllai i një politikani me influence e tradhëtonte fare  hapur me një vajzë të re. Kur i thashë që kishte një tumor pulmonar më shtangu. “ Nuk më intereson . E  rëndësishme është që t’ia thuash tim shoqi.”– gjë që e bëra dhe madje në mënyrë shumë teatrale. Ai  shpërtheu në ngashërima, ajo u kënaq pa masë dhe shpalosi një fytyrë ngazëlluese triumfatore. Eshtë  evidente që dy vjet stres i mpreht  kishin provokuar te gruaja një ulje të forcave imunitare. Të paktën vdiq e  lumtur 6 muaj më vonë.

A  doni  një  shembull  tjetër ? – Një mikeshë shumë e dashur për mua me bronkoekstazi bilaterale. Antibiotike pa fund. Cili ishte shkaktari?  Nuk shkont  mire me të shoqin. Përreth 2 vjet nuk e takova. E  kërkoj në telefon : – Enzo, jam  divorcuar, shkoj në kishë çdo mëngjes, jam mirë fare. Stabilizimi i aksit psikologjik  bëri të mundur që ti rikthehe  shëndeti….

A  e  njohim  mirë  trurin  Doktor ? – Jooo ! Në  planin  biologjik  njohim  rreth 70 %. Por  mbi  psiqikën…mbi  të  pavetëdijshmen ??.. ah,  këtu  shpaloset  një  botë  e  tërë. Llogarit që çdo vit  publikohen rreth 25.000  artikuj shkencor të neurobiologjisë…

Dr.Enzo Soresi.( Anatomopatholog, Ftiziolog, Onkolog, Shkrimtar) tregon kështu për persona të “vrarë” nga  stresi ose të shpëtuar nga “shoku” karizmatik i besimit.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe