Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

  Mendja  e  pushtuar  nga  preokupimet.

Budistët  i  referohen  mendjes  tonë  me  fjalën  “xinyuan,” një  term  që  fjalë  për  fjalë  përkthehet “mendje  majmuni” (monkey  mind) që  do  të  thotë “e  pazgjidhur, e  shqetesuar, kapricoze, e  lëvizshme, konfuze, e  pavendosur , e  pakontrrollueshme . Per  budizmin  mendja  jone  eshte  si  nje majmun  qe  hidhet  sa  ne  nje  dege  ne  tjetren  gjithmone  e  levizshme  dhe  konfuze. Ne  kalojme  ne  menyre  te  vazhdueshme  nga  nje  mendim  ne  tjetrin, nga  nje  shqetesim  ne  tjetrin  derisa  e  gjejme  veten  ne  nje  gjendje  axhitimi, konfuzioni  dhe  sfilitje. Kur  në  mes  te  aktivitetit  të  saj  frenetik  kesaj  mendje  i shtojme  dhe  emocionet, bëjmë  bashke  te  gjithe  perberesit  per  te  formuar  “furtunen  perfekte”  qe  na  shpie  drejt  vendimeve  te  gabuara. Ne  keto  raste  eshte  më  mire  te  presim.

Buda i lodhur dhe i etur nga nje udhetim i gjate i kerkoi nxenesit te tij t’i sillte pak uje nga nje liqen aty prane.Sa here qe nxenesi shkonte te mbushte uje ne liqen,e gjente te turbulluar dhe kthehej duarbosh…Nuk mund t’i  ofronte kurresesi uje te piset mesuesit te tij.Me ne fund pasi u rikthye per te disaten here,e gjeti ujin kristal te paster.Mbushi pak dhe ja shpuri Budes. Buda veshtroi ujin dhe e pyeti : Çfare bere per ta pastruar ujin ? Nxenesi nuk po e kuptonte pyetjen,sepse ishte e dukshme qe nuk kishte bere asgje …Buda i shpjegoi  ngadale.- Prit  dhe  leri  gjerat  te  rrjedhin…balta  depozitohet  ngadale  ne  fund  dhe  uji  pastrohet. Edhe  mendja  jote  eshte  keshtu !Kur  eshte  e  shqetesuar  duhet  vetem  ta  lesh  te  qete…Jepi  pak  kohe. Mos  u  bej  i  padurueshem, do  ta  gjej  ekuilibrin  vete. Nuk  duhet  te  besh  asnje  sforcim  per  t’a  qetesuar. Gjithçka  do  te  kaloje  nqse  nuk  nxitohesh!”

Kur  nuk  e  dime  se  çfare  duhet  te  bejme, kur  jemi  shume  te  paqarte  per  te  mare  nje  vendim, idealja  eshte  qe  te  mos  bejme  asgje,..presim  dhe  marrim  kohe. Nese  e  lejojme  veten  te  na  marre  perpara  padurimi, frustrimi, ankthi  apo  preokupimet, ka  shume  mundesi  qe  te  kryejmë  nje  veprim  te  gabuar  per  te  cilin  mund  te  pendohemi.

Kjo  forme  Budiste  e  qetesimit  te  mendjes ,eshte  ekuivalente ne  fushen  e  psikologjise  me  distancimin  emocional  ndaj  problemit  qe  na  ka  mberthyer  koken. Objektivi  eshte  te  gjejme  qetesine  e  nevojshme  mendore  per  te  analizuar  aspektet  e  shumta  te  problemit. Praktikisht  ne  vend  qe  te  reagojmë  nxitimthi  te  shqetësuar  nga  mendimi “duhet  te  bej  urgjent  diçka”, bejme  ekzaktesisht  te  kunderten; qetesojme  ujrat  e  mendjes  tone  dhe  presim  kohen  e  nevojshme.

As  mendimet  nuk  jane  aq  llogjike  dhe  as  emocionet  nuk  jane  aq  irracionale.

Eshte  mire  te  jemi  te  durueshem  me  veten  tone  derisa  te  gjejme  qetesine. Harrojme  shume  shpesh , sepse  prej  shekujsh  jemi  te  zhytur  ne  nje  forme  mendimi  Descart-ian  qe  vendos  ne  piedestal  arsyen  dhe  i  ul  emocionet  ne  nje  nivel  me  poshte. Per  te  mare  vendimin  e  duhur  duhet  te  jemi  te  vetedijshem  qe  as  emocionet  nuk  jane  aq  irracionale  dhe  as  mendimet  aq  llogjike. Mendimet  tona  mund  te  behen  ekstremisht  irracionale  dhe  katastrofike  dhe  madje  mund  te  na  bejne  te  zhvillojme  nje  optimizem  dëmtues. Nuk  duhet  te  harrojme  se  shume  “furtuna  mendore”  formohen  pikerisht  nga  keto  mendime  jashte  kontrrolli .Ne  keto  raste  po  ju  dhamë  vemendje  mund  te  rezultojne  shume  te  rrezikshme. Edhe  emocionet  mund  te  na  shpien  ne  nje  gjendje  mendore  konfuze, por  jane  shenjë  e  deshirave  dhe  refuzimeve  tona  më  intensive, keshtuqe  ne  disa  raste  eshte  mire  ti  fusim  ne  llogari  si  nje  variabel  me  peshe. Jo  me  kot  kohet  e  fundit  po  zbulojne  inteligjencen  intuitive  dhe  kerkimet  thone  se  ne  disa  situata  eshte  mire  te  vendosim  duke  ja  lene  veten  ne  dore  “intuites”.

“Mrekullia” eshte  se  kur  arrijme  ta  qetesojme  mendjen, kur  arrijme  nje  gjendje  paqeje  te  brendeshme, mendimet  dhe  emocionet  nderthuren  duke  bere  te  mundur  te  shohim  me  qarte  problemin  dhe  ne  nje  prespektive  me  te  gjere. Natyrisht  kjo  nuk  garanton  qe  vendimi  yne  do  te  jete  me  i  miri,  nuk  ka formula  magjike, por  do  te  jete  mesiguri  me  i  miri  per  ne  në  ate  moment. Eshte  pikerisht  kjo  me  e  rendesishmja !

(tregime terapeutike)                                                                                             2/Gusht/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe