Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

 Marrëzia  e  shoqëron  gjithmonë !

 Edhe  Freud  nuk  ka  asnje  dyshim ; dashuria  është  një  delir  thotë  ai. Gjuha  e  te  dashuruarve  eshte  gjuha  e  delirit: “Nuk  jetoj  dot  pa  ty “ ose ”kur  ti  iken  larg  ndjehem  bosh”.Këtë  gjuhë  që  lind  në  mardhënien  dyshe  e  kuptojnë  vetem  te  dashuruarit. Dashuria  shkon  dhe  “godet”  marrezine  tone. Nuk  ka  kod  qe  t’a  permbledhe  kete  marrezi. Deri  sa  kjo  marrezi  nuk  gllaberohet nga  arsyeja  çdo  gje  duket  e  magjishme…Konkluzionet  e  Freud – it  janë  frut  i  nje  analize  të  thellë  që  kërkojnë  kohë  dhe  vemendje  për  ti  brendësuar. Nderkohë  ne  zbulojmë  si  u  bënë  bashkë  dashuria  dhe  marrëzia  në  këtë  histori ☺ :

“Tregojnë  se  shumë  kohë  më  pare  ne  nje  vend  te  larget  u  mblodhen  te  gjitha  ndjenjat  e  mira  dhe  të  këqija  te  njeriut. Kur  Mërzitja  hapi  gojën  per  te  treten  here  rradhazi , Marrëzia, e  lojtur  si  gjithmonë  propozoi: “a  luajmë  kukamshefti ?”. Interesi  ngriti  njeren  vetull  dhe  Kërshëria  pa  u  permbajtur  dot  pyeti: -“Kukamshefti? – E  si  është  kjo? – “eshte  nje  lojë –  filloi  te  shpjegonte  Marrëzia, në  te  cilen  une  mbyll  syte  dhe  filloj  te  numeroj  deri  ne  njemije, nderkohe  qe  ju  fshiheni  dhe  kur  te  mbaroj  se  numeruari, i  pari  qe  do  gjej, do  zerë  vendin  tim  per  të  vazhduar  lojen. ”Entuziazmi  filloi  te  kercejë  i  shoqeruar  nga  Euforia. Hareja  kerceu  pupthi  dhe  bindi  jo  vetem  Dyshimin, por  dhe  Plogështinë  te  ciles  nuk  i  interesonte  asgje. Megjithate  jo  te  gjithe  deshen  te  mernin  pjese. Psh. e  Verteta  preferoi  te  mos  fshihej, sepse  ne  fund  te  gjithe  e  zbulojne. Mendjemadhesia  mendoi  se  ishte  nje  loje  pa  vlere (thelle  thelle  i  vinte  inat  qe  nuk  ishte  nje  ide  e  saja)  dhe  Dredhija  zgjodhi  te  mos  rrezikonte.

” Nje, dy, tre…filloi  te  numeronte  Marrezia . E  para  qe  u  fsheh  pas  gurit  te  pare  qe  gjeti  ishte  Përtacia. Besimi  fluturoi  ne  qiell  dhe  Zilia  u  fsheh  pas  hijes  se  Ngadhnjimit  qe  me  forcat  e  veta  kishte  mundur  te  hypte  ne  majen  e  pemes  me  te  larte. Bujaria  nuk  po  arrinte  te  fshihej. Çdo  vend  qe  gjente  i  dukej  i  mrekullueshem  dhe  deshironte  t’jua  linte  miqve  te  vet.

Po  liqeni  i  kristaltë?! – ideal  per  Bukurine! Kurora  e  nje  peme ?! – vend  perfekt  per  Ndrojtjen ! – Krahet  e  nje  fluture ?- te  shkelqyera  per  Epshin. Një  duhmë  e  re  flladi ?! –  E  mrekullueshme  per  Lirine

E  pra  keshtu  Bujaria  perfundoi  e  fshehur  ne  nje  rreze  dielli. Egoizmi  gjeti  menjehere  vendin me  te  mire  dhe  te  rehatshem  te  gjithin  per  vete. Genjeshtra  u  fsheh  ne  fund  te  Oqeanit (nuk  eshte  e vertete, u  fsheh  pas  ylberit ). Pasioni  dhe  Deshira  ne  qender  te  vullkanit. Harresa, nuk  e  kujtoj  se  ku.

Kur  Marrezia  arriti  te  nr. 999  Dashuria  nuk  kishte  gjetur  ende  nje  vend  ku  te  fshihej  pasi  i  gjente  te  gjitha  te  zena, deri  sa  hapi  nje  shkurre  trendafilash  dhe  ne  fund  vendosi   te  fshihej  mes  luleve. – “Njemijë !“ përfundoi  Marrezia  dhe  nisi  te  kerkonte. E  para  qe  i  doli  perpara  ishte  Pertacia, vetem  dy  hapa  pas  nje  guri. Me  pas  degjoi  Besimin  qe  po  fliste  me  Zotin  per  teologjine  dhe  ndjeu  dridhjet  e  Pasionit  dhe  Deshires  nga  thellesite  e  vullkanit. Gjeti  rastesisht  Ziline  dhe  e  mori  me  mend  se  ku  ishte  fshehur   Ngadhenjimi. Egoizmin  nuk  e  gjeti  dot. Ja  kishte  mbathur  nga  vendi  ku  ish  fshehur  kur  kuptoi  qe  ishte  nje  fole  grerëzash. Pasi  kerkoi  per  shume  kohë  Marrezia  e  etur  u  ndal  prane  liqenit  dhe  zbuloi  Bukurine. Ndersa  me  Dyshimin  e  pati  akoma  dhe  me  te  lehte  pasi  e  gjeti  tek  verdallosej  rrugeve  pa  vendosur   ende  se  nga  cila  ane  te  fshihej. Ne  fund  i  gjeti  pothuajse  te  gjithë : Talentin  në  barin  e  njomë, Angështinë  në  një  shpellë  të  errët, Gënjeshtrën  pas  ylberit  dhe  ne  fund  Harresen  qe  i  kishte  dale  fare  nga  mendja  qe  po  luante  “kukamshehti”. Vetem  Dashuria  nuk  po  dukej  gjëkundi. Marrëzia  kërkoi  pas  çdo  peme, çdo  guri, ne  majat  e  maleve  dhe  kur  po  mendonte  te  dorezohej  hasi  nje  tufe  shkurresh  dhe  vendosi  te  largonte  deget. Papritur  u  degjua  nje  klithme  e  dhimbshme; gjembat  kishin  shpuar  sytë  e  Dashurisë ! Marrezia  nuk  dinte  çtë  bente  per  te  kerkuar  falje; qau, u  lut, u  pergjerua, kerkoi  falje  dhe  ne  fund  arriti  madje  ti  premtonte  qe  do  ta  ndiqte  pergjithmone. Dashuria  pranoi  dhe  keshtu  qe  nga  atehere  ajo  mbeti  e  verbër  dhe  Marrëzia  e  shoqeron  ngado !!!

(tregime  terapeutike)                                                                                   1/gusht/2017

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe