Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kush jam unë ?

Kush  jam  unë ? –  e  pyeti  nje  djale  i  ri  udhëheqësin  e  tij  shpirtëror . “Ti  je  ajo  çka  mendon “,  iu  pergjigj  i  moshuari ..” Ja  po  ta  shpjegoj  me   nje  rrëfim  të  vogël “.

“ Nje  ditë , përtej   mureve  të  një  qyteti , larg  ne  horizont  gjatë  perëndimit  dukeshin  dy  persona  duke  u  përqafuar. “Janë  një  baba  dhe  një  mama”, mendoi  nje  vajze  e  vogel  e  çiltër. “Janë  dy  miq  qe  takohen  pas  shume   vitesh “,  mendoi  nje  burre  i  vetmuar. “ Janë  dy  tregetare  qe  sapo  kanë  mbyllur   nje  Pazar  mes  tyre “ ,  mendoi  një  burrë  i  etur  per  para.  “ Eshte  një  baba  që  po  takon  të  birin  që  kthehet  nga  lufta “,  mendoi   një  grua  zemermirë.   “ Eshtë  një  vajzë   që  po  përqafon  të  jatin  që   kthehet  nga  një   udhëtim  i  largët “, mendoi  një  baba  i  hidhëruar  nga   humbja  e  të  bijës. “ Janë  dy  të  dashuruar “ , mendoi  një  vajzë  e  re  që  enderronte   për  dashurinë. “ Janë  dy  burra  që   po  vriten  deri  në  pikën  e  fundit  të  gjakut  , mendoi  një  burrë  gjakatar .  “ Sa  bukur  të  shohësh  dy  persona  që  përqafohen “, mendoi  njeriu  i  paqtë  e  shpirtgjerë  i  perëndisë. Çdo  mendim ,  përfundoi  plaku  i  mënçur , i  tregon  vetes  tënde  se  kush  je  në  të  vërtetë !.“

Shumë  njerëz , pretendojnë  se  mendojnë , por  në  realitet , janë  vetëm  duke  riorganizuar  paragjykimet  e  tyre .

(tregime  terapeutike)                                                                                        9 / Maj/ 2017.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe