Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kush e pret i pari trungun e pemës ?

Dy  druvarë  te  palodhur  punonin  gjithë  ditën  ne  pyll. Kishin  të  dy  shumë  vullnet , ishin  të  fortë  fizikisht  njësoj  dhe  perdornin  të  njëjtën  lloj  sopate  per  te  prere  trungjet . Nje  dite  vendosen  te  benin  nje  gare  mes  tyre  per  te  pare  se  kush  do  ta  priste  me  shpejt  trungun  e  pemes. Pemet  kishin  te  dyja  te  njejten  trashesi . I  pari  nisi  me  nje  ritëm  te  mire  dhe  filloi  ta  godiste  trungun  pa  pushuar  as  edhe  nje  minut. Here  pas  here  degjonte  qe  rivali  i  tij  bente  nje  pushim  rreth  10  minuta  çdo  një  orë. Kjo  gje   e  bente  te  ndihej  shume  i  sigurte. Mendonte  se  e  kishte  fitoren  ne  xhep…por  ne  fund  te  dites  pati  nje  surprize  te  hidhur. Druvari  tjeter  edhe  pse  e  kishte  nderpre  punen  e  tij  disa  here  e  kishte  perfunduar  prerjen  e  pemes  nderkohe  qe  ai  vete  ishte  ende  ne  gjysem  te  trungut. Nuk  po  ju  besonte  syve  dhe  psheretiu  i  deshperuar…Hëm…si  eshte  e  mundur..nuk  po  mar  vesh  fare  se  ç’po  ndodh !-  Si  ja  bere  qe  e  preve  trungun  me  shpejt  se  mua  nderkohe  qe  pushoje  çdo  një  ore ? – Druvari  tjeter  ju  pergjigj  buzagaz. –  e  paske  pare  mire  qe  une  ndaloja  çdo   nje  ore. Ajo  qe  nuk  ke  pare  eshte  çfare  beja  gjate  pushimit;  – Mprihja  tehun  e  sopatës !!”

Kjo  ngjarje  na  meson  se  nuk  mjafton  vetem  vullneti  i  mire  dhe  impenjimi  per  te  qene  eficent. – duhet  te  mesojme  te  mprehim  tehun  tone ! …Duhet  te  sigurohemi  pra  qe  te  kemi  ne  dispoziocion  instrumentat  me  te  pershtatshem  per  ta  bere  sa  më  mire  punen  tone  dhe  te  sigurohemi  qe  çdo  here  ato  te  vazhdojne  te  jene  te  perditesuara, te  jene  eficente.  Atehere   pra  pyete  veten ! – Kush  eshte  tehu  yt  qe  duhet  mprehur ? – Per  disa  nga  ne  te  mprehesh  tehun  do  te  thote  te  ndjekesh  kurse  formimi  te  reja,  ne  menyre  qe  te  kemi  ne  dispozicion  instrumentat , teknikat  dhe  idete  me  te  reja  te  fushës. Per  disa  te  tjere  mund  te  jete  e  nevojshme  puna  me  vetveten   per  tu  bere  persona  me  te  mire,  ose  te  pasurojne  dimensionin  e  tyre  shpirteror  dhe  dhjetra  gjera  te  tjera.  Ciladoqoftë  “arma” jote  kujto  se  te  ndalesh  pak  kohë , nuk  do  te  thote  detyrimisht  te  humbasesh  kohe . Nuk  mjafton  vetem  “të  bësh” , por  nevojitet   njohje  e  mire  e  situates ,  aplikimi  i  strategjise  së  duhur  dhe  instrumenta  te  pershtatshem. Qetesohu  pra  nje  minut,  mbushu  me  fryme  thelle,  mer  kohen  e  nevojshme  dhe  mprehe  tehun  tënd !

Ja  kushtoj  kete  postim  gjithe  atyre  qe  punojne  pareshtur  nga  mëngjesi  në  darkë…Eshte  rasti  te  pushojnë  nje  çast  per  te  riorganizuar  idete  dhe  rifituar  energji  te  reja ❤

(tregime   terapeutike)                                                                                    30/qershor/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe