Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kur sillemi si gomari i Buridan-it.

Disa njerëz janë si gomari i Buridan – it. Mesiguri po mendoni ;” e kush  na qenka ky gomari i Buridan – it? ” Prej shekujsh qeniet njerëzore i zgjedhin shoket e tyre  te  planetit si  protagoniste te rrefenjave te  ndryshme. Kjo strategji është më e perdorur ne  tregimet per femije ku gjinkalla, milingona, derrkuci dhe natyrisht edhe gomari janë te personifikuar.E pra, gomari i Buridan – it  është protagonist i një paradoksi mesjetar qëllimi i të cilit ishte të sulmonte faktin qe arsyeja eshte burimi i vetëm dhe maksimal i diturisë. Më  konkretisht, kjo  histori  ka  lindur për të  kritikuar  demonstrimin racional të  ekzistencës  së Zotit të bërë nga Jean Buridan por gjithashtu mund të shërbejë për të sulmuar të gjitha demonstrimet, e tjera të prodhuara në histori.

Ne kete artikull kjo metafore eshte perdorur me nje tjeter sens, por fillimisht do tregojme historine e ketij gomari te famshem.

Historia e gomarit te Buridan- it. Gomari i Buridan-it  nuk  eshte  se  kishte  ndonje  gje te  veçante, por  u  gjend  në një situatë shumë të veçantë. Ka disa versione të ketij tregimi: disa, thone se gomari ndodhej midis dy  mullareve me  bar, ndërsa disa të tjerë  tregojne se ishte midis një mullari dhe një kove  me  ujë. Gomari i  kishte  te  dyja  objektet  ne  largesi  te  barabarte  nga  vetja. Paradoksi i historisë është se gomari, i cili ishte shumë racional, ngordhi  urie  pasi nuk dinte se ke te  zgjidhte nga  mullaret . Absurde ë ?, Edhe  pse  historia  ju  duket  e  çuditeshme, po  te  mendoheni  mire mesiguri  qe  njihni  ndonje  qe  i  ngjan  gomarit  te  Buridan – it .Ndoshta  edhe  ne  vete  jemi  sjelle  si  ai  ndonjehere. Zakonisht opsionet që marim ne konsiderate para se të marrim një vendim nuk janë kurre krejtësisht kuadruese, por  ndodh që kanë mbi  ne  te njëjten  force tërheqese. Çfare  ndodh atehere  ne  kete  pike? Ja  fillojme  te  reflektojme,mendojme,vleresojme pro  dhe  kunder….po  me  pas ? Mund  te  ndodhe  qe  njera  nga  dy  opsionet  shuhet  ose  ne  rastin  me  te  keq  shuhen  qe  te  dyja; dhe  keshtu  mbetemi  pa  asgje . Pavendosmeria  ne  fakt eshte “hajdutja”  me   e  mire  e  mundesive  qe  na  krijohen.

Njerez  qe  i  ngjajne gomarit  te Buridan-it. Siç  thame  ne  fillim, kjo  rrefenje  ka  lindur  si  nje  kritike  ndaj  perdorimit  te  arsyes  si  mjet  me  te  cilin  mund  te  shohim  boten. Jane  pikerisht  personat  shume racional, qe  rrezikojne  te  mbeten  ne  kurthin  e  paradokseve  te  ngjashme  me  ate  te  gomarit dhe  me  e  keqja  eshte  se  mund  te  kene  te  njejtin  fund. Ne  disa  raste  ndoshta  arrijnë t’ja  dalin, jo  se  janë  në  gjendje të marrin një vendim, por sepse koha apo njerëzit e tjerë vendosin për ta  duke hedhur poshtë një nga dy  opsionet.. Sjellja e tyre identifikohet qartë në një grup: nuk janë kurre ata që vendosin midis dy propozimeve për  vendin e mbrëmjes psh. dhe kur të tjerët e kanë zgjedhur një, ata do të përpiqen të nënvizojnë përparësitë e asaj  qe  eshte perjashtuar…. Njerëzit që i ngjajnë gomarit të Buridan – it janë të “patundur” nga natyra dhe në kontekstin e  grupit siç përshkruhet me  lart shpesh shkaktojnë mosmarrëveshje.

Kush  jeton me  keta  persona vjen  nje  çast  qe  lodhet  me  sjelljen  e  tyre  dhe  mundohet  te  mos i  lërë  te  vendosin  kur  ndodhen  mes  disa  zgjedhjesh , nga  frika  se  mos  bllokohen  ose  nervozohen. Nga  ana  tjeter  personat  racional  jane  keshillues  te  shkelqyer, te  cileve  mund  t’jua  tregojme problemet  tona sepse  jane kaq  shume  te  ushtruar  me  analizimin  analitik  saqe  mund  te  elaborojne  nje  vleresim  te  pergjithshem  dhe  te  thelle  te  situates ne  nje  kohe  te  shkurter… E  njohin  mire  kompanite  e  medha  kete  çeshtje, te  cilat  kerkojne  gjithmone  nje  lloj  tipi  per  te  mare  vendime dhe  nje  tjeter  tip  per  te  bere  nje  ide  te  detajuar  per  çka  ndodh  ne  nje  situate  te  caktuar.Po  keshtu  edhe  ne  politike  ndodh  e  njejta  gje; disa  politikane  jane  te  zotet  ne  analizimin  e  realitetit, por  bllokohen  krejtesisht  kur  duhet  te  marin  nje  vendim  dhe  ta  aplikojnë.

Nje  shembull  tipik te  pavendosmerise  e  hasim rëndom ne  dhomat  e  proves  se  veshjeve, ku  kemi  persona  qe  provojne  dy  veshje, por  mund  te  blejne  vetem  nje  dhe  jane  aq  te  pavendosur saqe  deshperojne  dhe  mikun  me  te  durueshem  ne  bote. Kritikët e këtij paradoksi argumentojnë se zgjedhjet tona rrallë i ngjajnë atyre të gomarit të Buridan – it. Kjo ndodh sepse vendimet njerëzore nuk bazohen te ndryshimi i  vlerës  objektive, por në perceptimin tonë  per  kete  diference  te  vleres. Sidoqoftë, ne të gjithë  njohim njerëzit që nuk arrijne të marrin një vendim kur gjenden  perpara  dy  opsioneve  qe  ndjejne  se  i  duan  në  të  njëjtën  mënyrë.

Kultura popullore ju ka kushtuar plot proverba, perralla e tregime  shokeve tanë të planetit dhe une qëlloj shpesh ta shoh veten  të “pavendosur si gomari,”  “kokeforte si  mushka,”  “te ngathet si breshka,” “te ndrojtur si iriqi,”  “injorante si dhia”.

(tregime Ψ terapeutike)                                                 1/mars/2019

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe