Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kur përdorim nje llogjikë të saktë, por arrijmë në një përfundim të gabuar.

Disa vjet më parë në Amerikë është folur për një burrë i cili kishte një frikë të jashtëzakonshme të fluturonte  me  avion. Kjo frikë e madhe gati gati e kthyer në obsesion i vinte pasi ai mendonte se në avionin e tij mund  të vinin një bombë. (eshte periudha e atentateve terroriste ne avion).Nderkohe qe ky person kishte nje deshire dhe pasion te jashtezakonshem per qytetet e Evropës që nuk mund ti vizitonte per shkak te kesaj frike te pakontrrollueshme. Pas shume mendimesh, ky njeri i apasionuar pas perllogaritjeve mbi probabilitetin do te kuptoje me mire se sa mundesi ka realisht qe te vendosin nje bombe ne avionin e tij.

– Filloi te telefonoje  agjensite e udhetimeve duke shpresuar se kane informacion dhe pyeti : Me falni;- a mund te me thoni sa probabilitet ka qe une te gjej nje bombe ne fluturimin New York – Paris ?- ashtu siç mund t’a merni me mend, pjesa me e madhe e agjenteve i keputen  nje : a  ç’na çan  koken me keto budallalleqe ! ..derisa  rastesisht, siç e do fati , hasi nje agjent udhetimi te apasionuar pas koeficientit te probabilitetit qe iu  pergjigj menjehere; –  nje mundesi  ne  njeqindmije. Pas kesaj pergjigjeje  burri  u  mendua  pak  dhe e  pyeti  serish; – me lejo te pyes , – po  te gjej dy bomba njekohesisht  ne  te  njejtin  avion  çfarë  probabiliteti  mund  te  kete ? – Agjenti nga ana tjeter e telefonit  iu  pergjigj : – Degjo  se  nevojitet  nje  perllogaritje  matematikore e mirefillte , keshtuqë më telefono  pas nje gjysem ore pasi t’a kem llogaritur ! – Ekzaktesisht pas gjysem ore burri telefoni dhe tjetri  iu pergjigj : atehere, pasi bera perllogaritjen matematikore me formule  probabiliteti del nje ne 100.000.000 mundësia  te gjesh 2 bomba ne të njejtin avion. – Mire atehere u pergjigj  burri, po prenotoj fluturimin per javen tjeter nga New York – u  ne Paris….

Ky  person  u  arrestua  ne  check – in . Kishte  nje  bombe ne  çante  dhe  pretendonte  se  po vepronte  per  te  miren  e  te  gjitheve  sepse  keshtu  ulte  shume  probabilitetin  qe  te  gjente nje  bombe tjeter  ne  avion.

Ky tregim apo kjo ngjarje e çuditeshme sjell ne menyre te qarte konceptin baze, tashme te njohur per  filozofin  Locke i cili theksonte se në realitet, ne  mbajme  per  te  “çmendur “ ata qe nisur nga nje parashikim i gabuar  dhe duke perdorur nje llogjike korrekte e rigoroze, mberrijne ne konkluzione te gabuara”.

Perveç ketij koncepti  baze, kjo histori eshte perdorur gjithashtu si nje metaforë per te kuptuar më shumë  rreth teorive që përdor psikoterapia e shkurtër strategjike e cila konsideron te rendesishme “perpjekjet  qe bejme  per te zgjidhur ngërçin “….me fjale te tjera nqse kur dalim ne  nje shesh me njerez  kemi  ankth  dhe na zë paniku  dhe per te  dale  nga  kjo situate  ne zgjedhim  te  qendrojme  ne shtepi ,pra  e evitojme  daljen , atehere  eshte pikerisht shmangia  e  situatave që e mban “psikopatologjine” ende në kembe.

(psikologjia Jo per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe