Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kur  duhet  të  këmbëngulim  dhe  kur  duhet  të  heqim  dorë !

Tregtarit  po  i  sosej  durimi  çdo  ditë  e  më  shumë!  I  kishte  derguar  prej  kohësh  lajmës  dikujt  qe  i  kishte  dhënë  para  hua . I  zemeruar  nga  vonesa  dhe  i  prekur  ne  seder  nga  mosrespekti, vendosi  te  shkonte  ti  merte  vete  10  monedhat  e  florinjta  qe  i  detyroheshin.  Per  te  mberritur  ne  fshatin  e  borxhliut  duhet  te  kalonte  lumin, keshtuqe  mori  nje  varketar  te  cilin  e  pagoi  5  monedha. Per  fat  arriti  ta  gjente  personin  qe  i  kishte  parate  hua  dhe  ja  mori  mbrapsh  borxhin. I  lumtur  u  kthye  per  ne  shtepi  por  serish  per  te  kaluar  lumin  i  nevojitej  varka . E  pagoi  perseri  varketarin . Kur  ra  nata  dhe  u  shtri  per  te  fjetur , solli  ndermend  gjithë  çfarë  kishte  bere  ate  dite…Kishte  qenë  gjithe  diten  rrugeve …kishte  harxhuar  para  per  te  mare  borxhin  mbrapsh  dhe  ne  fund  kishte  po  aq  para  sa  kishte  patur  ne  mengjes”… Kjo  histori  na  kujton  ata  njerez  qe  ndjekin  ne  menyre  obsesive  nje  objektiv  pa  vene  re  qe  lene  pas  dore  çeshtje  shume  me  te  rendesishme . Më  e  keqja  eshte  kur  me  kokefortesine  e  tyre  demtojne  veten  dhe  te  tjeret .

Kur  ekzagjerojme  me  kembenguljen .

Ne  shoqerine  tone  i  japim  shume  vlere  kembenguljes , vendosmerise  dhe  duam  ta  transmetojme  kete  edhe   te  femijet  tanë. Nuk  eshte  aspak  e  gabuar , nese  kjo  gje  behet  ne  menyre  te  moderuar. Fillon  te  behet  problem kur  kjo  meret  si  nje  detyre  dhe  besojme  verbërisht  që  nuk  kemi  rruge  tjeter  veçse  vendosmerise. Padyshim  per  kete  kane   influencuar  shume  dhe  frazat  e  gateshme  pozitive  qe  permbajne  nje  “pafajesi”  te  madhe  brenda  , si : “mos  hiq  dore  kurre,  mos  u  dorezo !, apo  “po  ishe  i  vendosur  asgje  nuk  te  ndalon  dot !“ Por  kujdes!.. Çdo  lloj  vlere  e  mare  si  e  vetmja  zgjidhje  e  mundeshme  sjell  limite  sepse  na  pengon  te  shohim  alternativa  te  tjera  qe  mund  te  jene  me  pak  te  demshme  dhe  me  nje  kosto  me  te  ulet  emocionale.  Te  jesh  i  vendosur  eshte  e  rendesishme   sepse  te  gjitha  gjerat  e  medha  kerkojne  sakrifica  dhe  kohe,  por  eshte  e  nevojshme  te  praktikojme  nje  sjellje  te  distancuar . Kjo  forme  sjellje  na  lejon  ta  vleresojme  mundimin  qe  bejme  nga  kendveshtrimi  kosto/perfitim  duke  perfshire  ketu  edhe  sferen  emocionale.

Te  heqesh  dore  nuk  eshte  negative  dhe  ne  disa  raste  mund  te  jete  shenje  inteligjence . Zgjuarsia  e  vertete  konsiston  ne  gjetjen  e  ekuilibrit  ndermjet  vendosmerise  dhe  dorezimit. Konsiston  ne  vleresimin  e  duhur  mes  kembenguljes  dhe  mundesive  reale.  Investimi  per  kete  aftesi  na  krijon  mundesine  te  shpetojme  gjerat  me  te  rendesishme  qe  kemi  ne  jete, si  koha  dhe  qetesia  jonë  shpirterore.

( tregime  terapeutike)                                                                             20/maj/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe