Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kur dordoleci futet në debat .

Dy  miq  po  ecnin  në  trotuar , kur  papritur një  fëmijë lëshohet në  rrugë dhe përpak sa nuk pësoi një  aksident ; në atë  moment  njeri  prej  tyre  thotë :

– Mendoj se fëmijët nuk duhen lënë të lire të bredhin nëpër rrugë ku kalojnë  makina. Miku  i  tij  ndoshta  jo  shumë  në  humor  të  mirë , nuk ishte  dakord  me  këtë  ide  dhe  i  përgjigjet :  – Mendoj  se  do  ishte  budallallëk  ti  mbyllim  fëmijët  gjithë  ditën  brënda .”

Pas  kësaj  kundërpërgjigje  mund  të  fillojë  një  diskutim  pa  vend , duke  qenë  se  njëri  prej  miqve  nxorri  një  konkluzion  të  gabuar. Personi  që  tha  se  fëmijët  nuk  duhen  lënë  të  lirë  në  rrugë , nuk  donte  të  thoshte  që  fëmijët  duhen  mbyllur  brënda, por  që  duhet  të  luajnë  në  hapësira  ku  nuk  ka  rrezik  dhe  vende  ku  dikush  mund  ti  kontrrollojë.

Ky  shembulli  është  shumë  i  thjeshtë , por  në  jetën  e  përditëshme  tentojmë  të  përdorim  këtë  tip  mendimi  për  të  hedhur  poshtë  argumentat  e  tjetrit  dhe  për  ta  ngatërruar . Kjo  gjë ndodh  shpesh  ne  diskutimet  mes  çifteve . Ndoshta  ndonjëherë  dhe  ne  vetë  mund  të  kemi qenë  objekt  i  këtij  lloj  përgjithësimi.

Në  psikologji  kjo  formë  e  kundërshtimit  të  argumentave  të  tjetrit  është  emërtuar “argumenti  i  njeriut  prej  kashte”  (ose   më  thjeshtë  argumenti  i  dordolecit.) Ky  emërtim  interesant  e  ka  prejardhjen  nga  ambienti  ushtarak  kur  në  të  shkuarën vendosnin  dordolecë  kashte  për  të  stërvitur  ushtarët  për  luftë , ndonëse  dihet  që  dordolecët   janë  të  kollajshëm  për  t’u  mundur.

  relacionet  interpersonale  kjo  mënyrë  argumentimi  tenton  të  krijojë  një  pozicion  fallco  që  me  tej  do  jete  i  thjeshte  per  tu  rrëzuar  duke  bërë  që  të  fitojë  kundërshtari. Por  kjo  nuk  është  mënyra  më  efikase  për  të  zgjidhur  konfliktet  dhe  aq  më  pak  për  të  arritur  në  konkluzione  të  drejta  sepse : jemi  duke  kundërshtuar  me  një  argument  tërësisht  të  sajuar , një  përgjithësim  të  pavend  dhe  një  interpretim  të  keq. Eshtë  e  qartë  që “ burri  prej  kashte “ është  një  version  shumë  më  i  lehtë  për  t’u  kundërshtuar  në  krahasim  me  qëndrimin  real  të  tjetrit.

Për  të  gjithë  ata  që “ përdorin  burrin  prej  kashte “ si  teknikë  për  të  dalë  fitimtar  në  diskutime,  duhet  të  dinë  që  ajo  që  ka  vlerë  në  një  debat  nuk  është  kush  fiton  e  kush  humbet. Ajo  që  ka  vlerë  është  që  të  dyja  palët  të  dalin  nga  debati  të  pasuruar  me  ide  dhe  këndvështrime  të  reja .

Situatat më interesante janë  ato  rastet  kur  të  apasionuar  pas  kësaj  teknike, humbasin (qëllimisht )  fillin  e  diskutimit , anashkalojnë  çështjen  thelbësore  të  bisedës  dhe  meren  me  argumenta  dytësore  dhe  aspak  te  rëndesishme.  Besoj  nuk  duhet  shumë  mend  të  kuptojmë  se  cilët  janë  mjeshtrat  e  kësaj  teknike. Unë  perceptoj  POLITIKANET  si  më  të  zotët  në  këtë  mesele , por  gjithkush  ka  të  drejtë  ta  pasurojë  listën  me  shefat, punëdhënësit, analistët, kolegët , miqtë …♥♥

(psikologjia  për  të  gjithë)                                           

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe