Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Krahasimet dhe zilia nuk vlejnë për asgjë !

Të gjithë ne kemi  ne  dispozicion  te njejtin numer  minutash  në një orë, te  njejtat  sasi  orësh në  një ditë  dhe  te  njejtin numer  ditësh  në  një vit. Mund ta përdorim këtë kohë për të lënë një shenje  pozitive në  kete botë, ose  për  te  lënë  një  ndikim negativ  mbi dikë tjetër.

Te  krijosh  apo  te  shkaterrosh ?  Të  rritesh  apo të  prishesh? Të  dhurosh  apo  të  marrësh ?  Miqësi  apo  zili ?  Dashuri  apo  urrejtje ?  Zgjedhja është e jona.

Për sa kohë që suksesi yt varet nga deshtimi i dikujt tjetër, nuk do të jesh  kurrë fitimtar. Por nëse  meson  nga  suksesi  i te tjereve,atehere po qe do  te  jesh  gjithmone  fitues.

Për sa kohë që lumturia jote varet nga trishtimi i dikujt tjetër, nuk do të jesh  kurre i kënaqur. Por nëse gëzohesh për lumturinë e të tjerëve, atëherë do të jesh gjithmonë i lumtur.

Nuk është e vërtetë që nuk ka vende për të gjithë dhe se mundësitë janë të kufizuara.Te  kufizuara  jane  mendimet  tona  dhe  sjellja  e  atyre  qe  mendojne  vetem  të  marrin  në  vend  që  të  japin.

Ndryshimin mes një personi dhe një tjetri e bën dhe mënyra si e shpenzojmë kohën.Përqëndrohuni tek vetja dhe te veprimet tuaja. Krahasimet dhe zilia nuk shërbejnë për asgjë. Mundësitë janë të shumta, mjafton të kesh mendësinë e duhur  për ti shfrytëzuar.

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe