Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kolegë me “personalitet patologjik”. Si mund të zgjidhet kjo?

Janë  persona  të  aftë  të “shembin” papritur  relacionet  mes  kolegësh  dhe  të  prishin  qetesinë  e  ndërlikojnë  marrdhënien  paqësore  që  është  vendosur  në  ambjentin e punës. Shfaqin  karakteristika  patologjike “në  kufi” si  inati, zilia, destabilizim relacional, manipulues,  egocentrizëm,  agresivitet,  luhatje  të  humorit,  inkoherencë  mendimi,  mosbesim,  joshje,  erotizim  e  kështu  me  rradhë.

Sigurisht  nuk  janë  persona   autentikisht  dhe  specifikisht  të  sëmurë  në  planin  psiqik.  Për  këta  tipa  personash  janë  shkruar  romane  e  xhiruar  filma.  Ndonjëherë  këta  persona  kaq  të  komplikuar  vetëdeklarohen  si : “karakter  të  fortë”,  ”personalitet  i  vështirë”,  “persona  shumë  të  sinqertë “,  “persona  të  padëshiruar  sepse  thonë  gjithmonë  atë  që  mendojnë”, etj, etj.  Kolegët  shpesh  i  përshkruajnë  si  “ të  këqinj”, “histerik”, ose “ të  çmendur”.

Shumë  nga  ne  mund  të  kenë  shtyrë  me  shumë  bezdi  ditët  e  bashkejetesës  me  këtë  lloj ” tipi”.  Mund  të  jenë  kolegët  tanë, vartës  apo  shefa  nuk  ka  fare  rëndësi  pozicioni  hierarkik  në  punë  duke  qënë  se  askush  nuk  mund  ta  kuptojë  “ vuajtjen ” dhe “ankthin” që  këta  persona  provokojnë. Vetëm  në  rastet  kur  kemi  një  njohje  direkte  të  situatës  e  kuptojmë  sa  shumë  stres  dhe  parehati sjellin  në  marrdhëniet  me  të  tjerët. E  megjithatë  shpeshherë  atmosfera  është  shumë  “ tinzare ” dhe  pak  e  dukshme   dhe  e  kamufluar.

Duke  qënë  se  problemi  është  në  mënyrë  të  pamohueshme  konkret  dhe  frekuent  por  shumë  i  “bezdisshëm”  në  dimensionet  e  tij  teorike  dhe  institucionale,  mund  të  mjaftohemi  vetëm  me  një  përgjigje  e  cila  sygjeron  atë  frazën  e  vjetër  të  “dorëzuarit  dhe  pranuarit”  që  thotë : ”Kush  ka  mend  lëshon  pe”  (apo hap rrugë), ose  thjesht ; ”bëj durim” !

Megjithatë  mbeten ende te hapura disa “rrugezgjidhje”:

  • A do te ishte me vend  te  aplikonim  perçdokend  qe aplikon  ne  nje  vend  pune  nje test paraprak te  tipareve  te personalitetit  !? *
  • A  mund  të  pushohet  nga  puna  një  person  që  ka  tipare  të  personalitetit  që  nuk  përputhen  me  angazhimin e tij  ne  kete pozicion ?
  • A  mund  t’a  gjykojnë  në  mënyrë  të  drejtë  personalitetin  e  një  personi  dikush ?

Për  këtë  natyrë  problemi  ende  nuk  kanë  arritur  të  gjejnë  as  dhe  një  term  specifik  që  ta  identifikojë  prandaj  shpesh  shohim  te habitur  dhe  pranojme  ne  heshtje  kolegun  qe  sillet ne  menyre  te  çuditëshme. Ky  është  një  problem  i  madh  i  trajtuar  në  heshtje  dhe  në  mënyrë  të  papërshtatëshme. Nuk  janë  persona  të  sëmurë  por  tërësisht  me  një  karakter  disfunksional.

*(praktika  kur  vite  më  parë (ndoshta  ende sot )  disa  kompani  të  mëdha  i  vlerësojnë  personat  që punësojnë  me  një  testim  të  mirëfilltë  psikologjik  mbi  personalitetin.)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe