Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kllouni, Doktori psikiatër dhe Njolla e bojës së shkrimit

Në studion e një psikiatri  të  njohur  u prezantua  një  ditë  një burrë  në dukje  goxha i  ekuilibruar, serioz  dhe  tepër  elegant.  Pas  vetëm  disa  fjalëve  diskutimi  së  bashku  Doktori  zbuloi  që  ai  burrë ishte   thellësisht  i  dërrmuar  brënda  vetes  dhe provonte  një   ndjesi  të   fortë  melankolie  dhe  një  trishtim mbytës  e  të  vazhdueshëm  shumë shqetësues.

Doktori  filloi me një  bindje  të  plotë  punën  e  tij  terapeutike  dhe  në  fund  të  bisedes klinike  i  thotë  pacientit  të  tij :  “përse  nuk  shkon  te  ky  cirku ,  që  sapo  ka  ardhur  në  qytetin  tonë ? Në   spektakël  interpreton  një  Klloun  i  famshëm  që  ka  bërë  për  të qeshur  dhe  ka  dëfryer gjysmën  e  botës ; të  gjithë  flasin  për  të, sepse  është  i  veçantë. – Do të të bëjë me të  vërtetë  mirë,  ke  për ta parë..!!

..Në   atë  moment  burri  shpërtheu  në  të  qara  dhe  tha : “ Ai  kllouni  jam  unë  Doktor “!!

                                   Njolla e bojës së shkrimit

 Një  profesor  Filozofie  ngjitet  në  katedër  dhe  përpara  se  të  fillojë  leksionin , nxjerr nga  çanta  e  tij  një  fletë  të  bardhë  shumë  të  madhe  me  një  njollë  të  vogël  boje në mes.

Duke  ju  drejtuar  studentëve  në  auditor  pyet:  “Çfarë shikoni këtu “? “një  njollë  boje  ; – u  përgjigjën  studentët…

“Mirë  atëherë, vazhdoi  profesori”;  “kështu  janë  njerëzit : shohin  vetëm  njollat ,  edhe ato  më  të  voglat  dhe jo  të madhen  dhe të shkëlqyerën  fletë  të  bardhë  që  është jeta” !!

 ( tregime terapeutike ).                     (Psikologjia e jetës  së  përditëshme)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe