Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kërkojmë ndjesë për diçka që nuk varet nga ne !

Deshironi  qe  te  tjeret  t’ju  konsiderojne  nje  person  te  besueshëm ? Sekreti  eshte  i  thjeshte. Per  te  fituar  besimin  e  tyre  mjafton  te  kerkoni  falje  per  diçka  qe  nuk  varet  nga  ju, si  psh  shiu. Mund  t’ju  duket  absurde, por  ky  eshte  perfundimi  qe  nxorren  studiuesit  e  Harvard  Business  School  dhe  University  of  Pennsylvania.

Si  arriten  ne  kete  konkluzion ?

Zgjodhën  një  aktor  dhe  e  instruktuan  t’ju  afrohej  rreth  65  personave , 30  prej  te  cileve  ishin  femra. Aktori  ne  nje  dite  me  shi, prane  nje  stacioni  hekurudhor, ju  afrohej  ketyre  personave  dhe  ju  kerkonte  ti  jepnin  telefonin  hua  per  pak  çaste. Per  të  realizuar  kete  ai  perdori  dy  strategji  te  ndryshme. Njera  konsistonte  ne  kerkesen  e  thjeshte : – “ a  mund  te  ma  jepni  pak  telefonin? “  Ndërsa  ne  situaten  e  dyte  perpara  se  te  kerkonte  telefonin  thoshte : “ Sa  keq  me  vjen  qe  po  bie  shi “  dhe  më  pas  vazhdonte  me  kerkesen. Pikerisht  nje  fjali  si  kjo  kaq  siperfaqesore  beri  diferencen  pasi  plot  47%  e  personave  e  ofruan  telefonin  e  tyre, ndersa  kur  aktori  e  kerkoi  ate  ne  menyre  direkte  vetem  me  pyetjen  a  mund  te  ma  japesh  pak  telefonin  vetem  9%  e  tyre  pranoi. Por  nuk   perfundon  ketu. Studiuesit  e  thelluan  eksperimentin (kesaj  here ne  nje  aeroport)  ku  aktori  duhej  te  perdorte  disa  fjali  te  tjera. Ai  prezantohej  keshtu : 1. Me  nje  pershendetje ; “Miredita  si  jeni ?”. 2. Me  një  arsye  formale ;   “Me  falni  per  shqetesimin !”. 3. Duke  kerkuar  falje  per  diçka  që  nuk  varej  prej  tij : “ Më  vjen  shumë   keq  për  vonesën  e  avionit !” Si  ç’mund  të  imagjinohet  të  kerkuarit  ndjese  ne  menyre  te  personalizuar  pati  shume  më  tepër  përgjigje  pozitive. Kerkuesit  shkencor  e  përsëritën  eksperimentin  në  kontekste  dhe  situata  te  ndryshme, por  ne  te  gjitha  rastet  vune  re  se  kur  personi  i  afrohej  tjetrit  duke  i  kerkuar  falje  per  diçka  qe  e  bezdiste  ate, kishte  probabilitet  te  madh  te  bente  nje  pershtypje  pozitive  dhe  te  fitonte  besimin.

Ky  nuk  eshte  eksperimenti  i  pare  qe  tregon  se  nje  frazë  e  thjeshte  mund  te  ndryshoje  rrënjësisht  perceptimin  qe  te  tjeret  kane  per  ne. Magjia  e  kesaj  teknike  vlen  shume  dhe  kur  porosisim  diçka  që  na  duhet. Nqse  shpjegojme  arsyen  se  perse  eshte  e  rendesishme  ajo  qe  po  kerkojme, mundesia  per  ta  patur  rritet  shumë.

Pra  nuk  varet  shume  nga  vetë  fjalet, por  nga  çfarë  ato  transmetojnë. Te  kerkojme  ndjese  per  kohen  e  keqe,  per  vonesen  e  nje  avioni  eshte  nje  menyre  e  mire  per  tu  treguar  empatik. E  vendosim  veten  ne  situatën  e  tjetrit. I  bejme  atij  te  kuptojme  se  si  ndjehemi. Keshtu  që , ajo  fjalia  e  famshme  :”sa  kohe  e  keqe  sot” nuk  vlen  dhe  aq  shumë  sepse  ne  kete  menyre  ne  nuk  ndajme  ndjesite  tona  me  tjetrin. (Megjithatë  mbetet  nje  fjali  me  te  cilen  mund  te  hyjme  ne  muhabet ☺  )E  pra  here  tjeter  kur  duam  te  fitojme  besimin  e  dikujt  duhet  te  mendojme  nje  fraze  qe  na  lejon  te  transmetojme  empati  per  personin  tjeter.

Burimi: Wood, A. et. Al. (2013) I’m Sorry About the Rain! Superfluous Apologies Demonstrate Empathic Concern and Increase Trust. Social Psychological and Personality Science                                                            (psikologjia per te gjithe)

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe