Psikologe Arta Naçi
Keshillime Klinike

Kërcimi mban në formë të shkëlqyer trurin .

Sokrati, mjeshtri  i  dialektikës, ja  merte  valles  vetë  dhe  nxiste  të  tjerët  ta  ndiqnin. “Levizja  nën  tinguj  eshte  mjet  me  i  fuqishem  se  çdo  gjë  tjeter, sepse  ritmi  dhe  harmonia  depertojne  ne  pjeset  me  te  thella  te  shpirtit ; (… ) dhe  ata  qe  kane  mare  kete  edukim  në  thellësi  të  qënies  se  tyre  do  te  perceptojne  me  nje  finese  me  te  madhe  leshime  apo  gabime  ne  art  dhe  ne  natyre “, thoshte .

Sot  shkenca  konfirmon  se  kercimi  nuk  eshte  vetem  nje  ushtrim  fizik  i  shkelqyer,  por  edhe  i  nevojshem  per  te  ruajtur  nje  ekuiliber  psikologjik. Dime  qe  kercimi  stimulon  prodhimin  e  serotonines, na  ndihmon  te  ulim  stresin  dhe  sjell  nje  ndjesi  kenaqesie  dhe  reklasimi. Pra ; nuk  ka  asnje  dyshim  qe  kercimi  na  lumturon. Por  ajo  qe  nuk  dimë  eshte  që  kercimi  vepron  si  nje  rrjete  mbrojtese  per  trurin  dhe  e  ndihmon  ate  të  ruaj  funksionet  konjitive *.

Kercimi  e  mbron  trurin  tone  me  shumë  se  leximi  apo  plotesimi  i  fjalekryqit .

Nje  studim  shume  interesant  i  bere  prane  Albert Einstein College of Medicine, ka  treguar  per  here  te  pare  ndikimin  e  jashtezakonshem  qe  ka  kercimi  mbi  shendetin  tone. Kerkuesit  kane  analizuar  469  te  moshuar  per  nje  periudhe  5  vjeçare  per  te  zbuluar  sesi  aktiviteti  fizik  dhe  krijimtaria  influencojne  mprehtesine  mendore. Analizuan  aktivitete  konjitive  si; të  lexosh  libra, te  shkruash  per  kenaqesi, te  besh  fjalekryqe, te  luash  me  letra  dhe  t’ju  biesh  veglave  muzikore. Analizuan  gjithashtu  edhe   ndikimin  e  aktivitetit  fizik  si ; te  luash  tenis, golf , te  notosh ,ti  japësh  bicikletes , kercesh, te  ecesh  apo  te  meresh  me  punet  e  shtepise.

Zbuluan  se  disa  aktivitete  nuk  sillnin  ndonje  ndryshim, por  disa  dukej  se  mbronin  nga  degradimi  konjitiv. Leximi  ulte  rrezikun  e  vuajtjes  nga  demenca  ne  35%  dhe  te  plotesosh  fljalekryq  te  pakten  4  dite  ne  jave  ulte  rrezikun  ne  47 %. Aktivitetet  fizike  nuk  garantonin  asnje  mbrojtje  te  vecante, perveçse  Kercimit . Te  moshuarit  qe  kercenin  rregullisht  kishin  76%  me  pak  probabilitet  te  vuanin  nga  demenca  dhe  ruanin  mire  funksionet  e  tyre  konjitive. Nje  tjeter  studim  me  i  afert  ka  thelluar  efektet  e  kercimit  ne  nivelin  cerebral. Ne  kete  rast  neuroshkencetaret  punuan  me  52  persona  te  shkuar  ne  moshe  gjysma  e  te  cileve  u  mor  me  kercim  dhe  pjesa  tjeter  me  aktivitet  fizik. Pas  1  viti  e  gjysem,  te  personat  qe  kercenin  u  pa  nje  rritje  me  e  madhe  e  volumit  te  hipokampit ,(pjesa  e  trurit  qe  lidhet  me  te  nxenet  dhe  memorjen). Por  gjeja  me  surprizuese  ishte  se  u  çmuan  shume  ndryshimet  e  rendesishme  ne  subiculum, nje  permiresim  qe  nuk  u  vu  re  tek  ata  qe  mereshin  me  aktivitet  fizik. Subiculum  eshte  nje  zone  e  hipokampit  e  lidhur  me  memorjen  e  punes, (nga  te  parat  qe  demtohet  ne  rastet  e  demences.) Prej  ketej  nisen  projeksionet  drejt  korteksit  cerebral  prefrontal  dhe  amigdales, pra  thelbesore  per  te  kontrrolluar  emocionet  tona  dhe  per  te  mare  vendime  rracionale.

Te  kercesh  stimulon  neurogjenezen  dhe  plasticitetin  cerebral.

Perse  te  kercesh  eshte  kaq  e  favorshme  per  trurin  tone ? Piksepari  duhet  te  kuptojme  sesi  vjen  renia  konjitive. Kryesisht  kur  neuronet  vdesin  dhe  sinapset  dobesohen, humbasim  aksesin  ndaj  informacionit  ose  aftesive  qe  ishin “magazinuar” ne  kete  zone. Per  fat  te  keq  nuk  mund  ta  ndalojme  procesin  e  vdekjes  se  neuroneve, por  mund  te  mundohemi  te  krijojme  procese  paralele  per  te  bypass – uar  mplakjen  cerebrale. Si ? Duke  kultivuar  qysh  nga  mosha  shume  e  vogel  nje  kompleksitet  sinaptik  qe  perben bazen   per  ristrukturimin  e  vazhdueshem  te  trurit. Me  fjale  te  tjera: sa  me  shume  ura  ndertojme  ne  rinine  tone  per  te  kaluar  nga  ana  tjeter  e  lumit, aq  me  e  lehte  do  te  jete  ta  kapercejme  ne  pleqeri, sepse  truri  yne  do  te  jete  mesuar  te  ristrukturohet  dhe  te  krijoje  rrjete  te  gjera  neuronesh…Kercimi  kontribuon  ne  kete  plasticitet, sepse  integron  njekohesisht  funksione  te  ndryshme  cerebrale  duke  permiresuar  lidhjen  neuronale. Perveç  kesaj  kercimi  stimulon  edhe  faktorin  neurotrofik  derivat  te  trurit,  nje  proteine  qe  nderhyn  ne  lindjen  e  neuroneve  te  reja. Pra  kercimi  jo  vetem  qe  favorizon  rritjen  e  neuroneve  te  reja, por  ndihmon  edhe  ne  forcimin  e  rrjeteve  te  reja  neuronale  qe  do  te  ushqejne  rezervat  tona  konjitive.

*Dhe  gjithmone  ne  lidhje  me  proceset  konjitive  te  rendesishme  si  vemendja, memorja, gjuha, ekzekutimi  i  veprimeve , arsyetimi  e  me  rradhë, kërcejmë  sa  here  të  na  jepet  mundësia  dhe  stërvisim  mendjen  me  sudoku, lexim, fjalëkryqe  e  plot  si  keto…..a  se  desh  harrova !..helbete  duhet  forcuar  dhe  kujtesa , por  per  kete  studimet  duket  se  njohin  si  permirësues  te  memorjes  aromën  e  kendeshme  te  rozmarines . Mbaj  me  vete  një  degëz  nga  kjo  bimë  aromatike  ose  nuhat  vaj  rozmarine  një  herë  në  ditë. Thuhet  se  edhe  greket  e  lashte  mbanin  nje  degez  rozmarine  pas  veshit (ne  diten  qe  kishin  nje  provim) per  te  forcuar  memorjen.

( psikologjia per te gjithe)                                                                                    8/gusht/2018

Gjithashtu mund të pëlqeni dhe